Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100.000 € për vrasjen e Berishës?

Shko poshtë

100.000 € për vrasjen e Berishës? Empty 100.000 € për vrasjen e Berishës?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 18, 2012 4:49 pm

100.000 € për vrasjen e Berishës?

100.000 € për vrasjen e Berishës? Vrasje1

Agim Hoti, një prej të dënuarve në rastin e atentatit ndaj Anton Berishës, ka dorëzuar në EULEX një deklaratë. Aty, Hoti thotë se Etrur Rrustemi dhe Agron Haradinaj i kishin premtuar 100 mijë euro për të ekzekutuar ish-Shefin e ART-së. Dorëzimi i deklaratës në EULEX konfirmohet edhe nga avokati i tij. Vetë Rrustemi i mohon akuzat.

Etrur Rrustemi dhe Agron Haradinaj janë personat që kanë porositur atentatin ndaj Anton Berishës, ish shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit.

Kështu shprehet Agim Hoti, i cili nga burgu ku e vuan dënimin si atentator, pas disa vitesh heshtjeje, pretendon se ka vendosur të rrëfejë krejt të vërtetën rreth këtij atentati. Madje këtë pjesë të së vërtetës, ai thotë se nuk e ka thënë as në gjykatë.

Në bisedë telefonike për Express, Hoti thotë se jo vetëm që është lodhur nga burgu dhe sulmi në tru që kishte para dy muajsh, nga i cili tash ka pengesa në të folur, por pretendon se ka ndarë mendjen që më në fund të flasë hapur.

Hoti thotë se të dy atentatet ndaj Anton Berishës, në janar dhe prill të vitit 2007, ishin Etrur Rrustemi, ish-Kryeshef i PTK’së, dhe Agron Haradinaj ata që e kanë porositur të kryejë atentat./Express
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi