Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liria e pavarësia e Kosovës ka “vulën” mërgimtarëve të saj

Shko poshtë

Liria e pavarësia e Kosovës ka “vulën” mërgimtarëve të saj Empty Liria e pavarësia e Kosovës ka “vulën” mërgimtarëve të saj

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 18, 2012 4:58 pm

Liria e pavarësia e Kosovës ka “vulën” mërgimtarëve të saj


Liria e pavarësia e Kosovës ka “vulën” mërgimtarëve të saj 260692_100002556155693_4943945_n
Kontributi i mërgatës shqiptare në Gjermani

Kontributi i mërgatës sonë në Gjermani ishte njëri nga bërësit më aktive, dhënë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Që nga rënia e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, Mërgata Shqiptare në Gjermani asnjë çast s´ka reshtur së punuari në veprimtarinë e saj patriotike e kombëtare. Fal bijve tanë të zot e patriot, mërgata jonë në Gjermani u vetorganizua në mbledhjen e ndihmave, në organizimin e demonstratave, në botimin e shtypit, dhe në përgatitjen e regrutëve. Në atë luftë të shenjtë të popullit tonë, të gjithë mërgimtarët kontribuan me para, veshje dhe gjak, për të çliruar Kosovën nga zgjedha serbe. Njerëzit tanë në mërgim nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre, që lufta të zhvillohet në drejtim të duhur. Nuk ka kryeqytet në Evropë, Amerikë dhe Australi, që të mos ketë dëgjuar brohoritjet e mërgatës sonë për liri dhe pavarësi. Zërat shqip të mërgatës i ndjeu, Boni, Parisi, Brukseli, Vjena, Gjeneva, Helsinki, Osllo, Londra, Roma, Njujorku e Sidnei. Në tërë këtë gjeografi, mërgata jonë bëri që zëri i Kosovës, të arrij deri te qendrat e vendosjes. Shumë gjak ka rënë mes serbëve dhe shqiptarve për të bashkëjetuar në një shtet që nuk do të ekzistojë më, lexoj në një komunikatë të mërgatës sonë në vitin 1997. Andaj, vetëm një Kosovë e lirë dhe sovrane mund të zgjidhë përfundimisht çështjen shqiptaro-serbe. Programi i mërgatës shqiptare në Gjermani po edhe në Evropë e Amerikë ishte i qartë, aktiv dhe veprues. Mërgata jonë kurrë nuk u hamend por i dinte detyrat e saj për bërjen e Kosovës të lirë dhe më vete. Ëndrra e shqiptarve për Kosovën e lirë dhe sovrane, nga dita në ditë po bëhej realitet. Por, në fushën e betejës lufta ishte “tepër e kuqe”, dhe betejat duhej të mbaheshin. Në këtë drejtim mërgata jonë në Gjermani nisi vullnetarët e saj për çlirimin e Kosovës. Ushtria e vullnetarve tanë nga Evropa dhe Amerika, tronditi bllokun milosheviqian ortodoks dhe pushtimi serb në Kosovë po mbaronte. Në këtë drejtim shqiptarët në mërgim, ndihmuan shumë Kosovën përmes fondeve “ Familja ndihmon familjen”, “ Fondi i Ahenit”, ndihmë “Luftës së Drenicës”, “Fondi 3 %”, fondi “Vendlindja thërret”, dhe aktiviteteve të tjera përmes shoqatave dhe klubeve të punëtorëve tanë. Në ato vite të betejës së madhe për pavarsinë e Kosovës, u angazhua e gjithë mërgata jonë. Lufta e Kosovës ishte një luftë, o vdekje o liri! Njerëzit tanë në mërgim ishin të lidhur ngushtë me Kosovën, s´i mishi me thoin. Në Kosovë unë kam shumëçka më thotë Arbri. Atje kam shtëpinë, prindërit, pronën time të një jete, kam varret e gjyshërve dhe stërgjyshërve. Andaj, s´mund të mos kryengritesha që të luftoj kundër serbit që më mohonte qenien time, në tokën time, dhe më vriste vetëm për shkak të prejardhjes. Prandaj, ka një pyetje në këtë çështje! A i dhamë aq sa lypsej gjak, armë dhe mbrojtje Luftës së Kosovës. Unë kujtoj se bëmë aq sa mundëm, që Serbia t´ia mbathë nga Kosova. Shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një ëndrre të madhe për Kosovën. Betejat e shqiptarëve s´mbarojnë këtu. Shqiptarët kanë shumë punë për të bërë, deri tek çasti i Bashkimit të trojeve të tyre. Andaj, plot gjëra varen nga mençuria dhe strategjia e zhvillimit të politikave brenda shqiptare. Unifikimi i qëndrimeve, lënia anash e tekeve personale, dhe zgjedhja e një organizimi më të mirë do të përshpejtonte ëndrrën e ribashkimit të trojeve tona. Unë kujtoj se mërgata jonë në botë do të bëjë punën e saj sa herë i shtrohen detyra dhe angazhime për vendin dhe atdheun.

Rrustem Geci - Dortmund
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi