Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK - Prizren:KOMUNIKATE

Shko poshtë

LDK - Prizren:KOMUNIKATE Empty LDK - Prizren:KOMUNIKATE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 18, 2012 8:37 pm

LDK - Prizren
LDK - Prizren:KOMUNIKATE 195734_183162841740341_5395536_n



KOMUNIKATE

Viti 2012 në Prizren ka nisur i frikshëm. Derisa udhëheqja komunale, përkatësisht kreu i saj kryetari i komunës është tërhequr nga detyra e tij, dhe nuk del fare në punë me javë të tëra, administrata komunale është shndërruar në cak të hetuesve, të cilët kërkojnë nga njëra drejtori në tjetrën, dokumente e dokumentacion për shkeljet, korrupsionin dhe hajninë e zyrtarëve komunal.

Sipas kërkesave të qytetarëve, drejtësia po hap edhe raste të reja kundër kryetarit Muja dhe drejtorëve të drejtorive në Kuvendin Komunal të Prizrenit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion dhe shumë shpejt ata do të përballen edhe me akuza të reja për korrupsion.

Viti 2012 është i frikshëm për Komunën e Prizrenit, sepse në ndërkohë që po hetohen krerët më të lartë të udhëheqjes komunale, vazhdon anarkia nga e cila pasurohen në mënyrë të paligjshme zyrtarët komunal. Përditë e më shumë po dëshmohet se grupe të caktuara janë mbi pushtetin dhe mbi ligjin.

Një gjë është e qartë, duke dhënë leje për ndërtimet pa leje, mbindërtimet, zgjerimet pa asnjë kriter dhe keqpërdorimet të natyrave më të ndryshme korruptive zyrtarët komunal përfitojnë mjete të paligjshme për pasurimin e tyre.

Grupi i ekspertëve të LDK-së edhe njëherë tërheq vërejtjen se është skandaloz uzurpimi i pronës publike nga Hotel Theranda dhe shndërrimi i trotuarit publik në parking me pagesë. Cili grup joformal ka përfituar, e po përfiton?

Sa ka kushtuar leja e uzurpimit të hapësirës publike në qendër të qytetit në zgjerimin e Picerisë “Aurora” ku është ndërtuar aneks i objektit në pronë publike. Cili grup joformal ka përfituar e po përfiton. Shtrohet pyetja kush i dërgoi inspektorët dhe policinë që ta rrënojnë këtë ndërtim të paligjshëm dhe kush i ndaloi ata që të heqin dorë nga rrënimi, posa e filluan punën. Shtrohet pyetja kush po udhëheq me Prizrenin, grupet jo formale që janë mbi ligjin apo kush?

Cili grup jo formal apo cili zyrtar komunal po përfiton duke lejuar ndërtime të egra në qendër të qytetit ku në pikë të ditës ngrihen kate të lokaleve si ai prapa objektit të ish shtëpisë së mallrave?

Kërkojmë nga Institucionet e Drejtësisë që t’i hetojë dhe t’i ndriçojë të gjitha këto raste.

Të gjitha këto fakte dëshmojnë se pushtetarët që vijnë si pasojë e një procesi zgjedhor korruptiv, detyrimisht prodhojnë situata te tilla korruptive.

Departamenti për informim i LDK-se,
Dega ne Prizren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi