PREND BUZHALA:MESAZHET E JANARIT
Faqja 1 e 1
PREND BUZHALA:MESAZHET E JANARIT
MESAZHET E JANARIT
Shkruan:PREND BUZHALA
Ka, janari shqiptar, tragjikën dhe heroikën e tij. Për çdo janar, nëpër vitet e acarta të dhunës dhe në kohë më të qeta, jemi përkulur para emrit të madh të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Janari i kapërcen kufijtë kalendarikë me heroikën e tij, me martirët e mëdhenj të kombit e me demiurgët e fjalës shqipe, me ngjarjet e kryengritjet që kanë ndodhur nëpër janarët e historisë. Janë kryeidetë, kryemrat, kryengjarjet e kryefjalët e shpirtit tonë. Dhe vjen Adem Jashari, ky kryeemër i lavdisë shqiptare, për t’i dhënë shenjë historisë më të re. Sa shumë tragjedi e sa shumë krenari është derdhur në këta emra e në këto ngjarje, që e lartësojnë racën shqiptare. Dhe që përcollën mesazhe lirie, afrie e qytetarie drejt Evropës. Janari është kryeformula e tragjedive të mëdha, po edhe e ringjalljeve të mëdha, që e shquajnë Kujtesën e Kombit në përvjetorët e lavdisë. “Kjo tokë ka prodhuar më shumë heroizma se sa grurë”, ka kënduar një poet shqiptar.
Në janar ngjarjet ndërlidhen me emra të shquar: që nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e deri te Isa Boletini, Bajram Curri, Ismail Qemali... Në janar lindën Fan Noli e Anton Harapi... ranë Rexhep Mala, Nuhi Berisha,...Janari na e rrëmbeu edhe presidentitn historik të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugovën...
I
JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA, KADRI ZEKA...
Kur para 30 vjetësh përgjakej një qytet gjerman në zemër të Evropës me gjakun e tre burrave të shquar të Kosovës, vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës, vetëm njerëzit e rrallë të rezistencës shqiptare do të besonin në fjalët profetike të Jusufit, i cili në flakën e madhe të demonstratave shqiptare të vitit 198l thoshte:
"Doli sheshazi mospajtimi i shqiptarëve me armikun e egër qeverinë shoviniste të Beogradit; bota që sot po e bën veshin shurdh e syrin qorr për çështjen shqiptare, në mos sot nesër do të detyrohet patjetër të ballafaqohet në mënyrën më serioze me këtë çështje deri në fitoren tonë përfundimtare".
Nga kikat e Artit te Flamuri i Veprimtarit
Dhe nëse 30 vjet më parë Jusuf Gërvalla ishte nisur në një mision të mrekullueshëm e të mençur: në atë të bashkimit të forcave ilegale e atdhetare në një moment kyç të lëvizjes sonë të rezistencës; kjo do të thoshte se ai edhe në çastet e fundit të jetës së tij po përcillte me martirizimin e tij e të sivëllezërve Kadriut e Bardhoshit Testamanetin e Madh të Lidhjeve Shqiptare, Testamentin e Bashkimit Shqiptar. Dhe të mos harrojmë se ky Testament ilir-arbëror-shqiptar është i lashtë sa vetë Librat e Shenjtë dhe sa vetë këto troje e ky popull. Ky ishte ai thelbi i madhërishëm i mbijetesës shqiptare e që do të përmblidhej te një fjalë e thjeshtë: bashkim. Ashtu si atëherë edhe sot ky Testament e ky Amanet brezash kërkon vetëdijen tonë qytetare, kërkon mirëkuptimin e njeriut prej njeriut, kërkon forcën morale dhe fuqinë e shpirtit. Te kjo fjalë Jusufi ynë kishte parë atëbotë fuqinë tonë mbi të gjitha armët, mbi të gjitha konfliktet politike, mbi të gjitha vdekjet e krimet; sepse ai tanimë e kishte ngritur në vetëdije faktin se përçarja i bën të pamundshme edhe gjërat e mundshme kurse bashkimi i bën të mundshme gjërat e pamundshme.
Po kush ishin këta burra?
Ishin, pra emra të nderuar të kombit. Jusuf Gërvalla, i lindur në vjeshtën e vitit 1945 në Dubovik nga një familje atdhetare, të cilës si kolonistët e krajlit, ashtu edhe ata me emrin e ri komunist, ia kishin marrë tokën; ata ishin sllavë që u kthyen nga nishanet e dikurshëm të çetnikut në nishane të regjimit të ri socialist. Prandaj, edhe Jusufi, që nga gjiri familjar, që nga bankat e shkollës, çështjen kombëtare e ngriti në preokupim të brendshëm shpirtëror, pra në detyrë jetësore. Nuk ishte e rastit pse në demonstratat e para të vitit 1968 e shënoi pagëzimin e tij politik duke qenë pjesëmarrës i tyre. Ndërsa për më shumë se një dekadë ai ka qenë gazetar i gazetave të atëhershme shqiptare që botoheshin në Prishtinë e në Shkup, "Rilindja" dhe "Flaka e vëllazërimit", në të cilat ka lënë gjurmë të ndjeshme e të pashlyeshme. Gjatë viteve `60 e sidomos gjatë viteve `70 ai do të shquhet edhe si shkrimtar, emri i të cilit edhe sot hyn me vlera të larta artistike në historinë e letërsisë së re shqiptare. Kështu, gjatë atyre viteve botoi librat e poezive "Fluturojnë e bien" (l975), "Kanjushë e verdhë"(l978) dhe "Shenjat shenjta" (Shkup 1979). Ndërsa censura e atëhershme serbokomuniste e shqipfolësve ia ndaloi të mos i botoheshin dy romanet e tij, njëri "Dy florinj të një dashurie" më 1975; i cili, bashkë me gjashtë romane të autorëve tjerë kosovarë, u ndaluan të mos botoheshin në edicionin e gazetës së atëhershme përparimtare studentore "Bota e re", kurse romani tjetër me emrin karakteristik "Rrotull", kishte hyrë në planin botues të "Rilindjes", por edhe ai ndalohet për të mos u botuar. Romani i dytë iu botua pas vdekjes së tij në Tiranë më 1983 e në Prishtinë më 1992. Gjeneratat e të rinjve të atyre viteve e mbajnë mend Jusufin edhe si kompozitor e solist të muzikës së lehtë, sidomos tek derdhte tingujt magjikë nga kitara e tij. Por puna e tij në këtë kohë zhvillohej në shumë drejtime, ishte shumëdimensionale. Prandaj në fund të viteve `70 qe formuar në ilegalitet Organizata Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe e Viseve Shqiptare në Jugosllavi. Së këndejmi prej vitit 1979 veprimtaria jetësore e Jusufit hyn në një faze të re, vit kur po arrestoheshin pjesëtarë të një organizate ilegale atdhetare që po e drejtonte vetë; u detyrua të arratisej përgjithmonë nga Kosova, jo për ta fshehur kokën e as për t`i ikur burgut, por për ta çuar deri në fund misionin e lartë që ia kishte ngarkuar vetes. Ishin vite që po e përgatiste popullin tonë për të shpërthyer në vullkane të reja atdhetare. Prandaj ai do të vendosej në Gjermani. Do të veprojë së andejmi, nga vendet e Evropës demokratike, e cila gjithmonë u kishte bërë vendstrehim shqiptarëve të përndjekur nga Stambolli a nga Beogradi. Dhe sado që ishte në modë atëherë internacionalizmi proletar i ideve socialiste e komuniste, as Moska, as Pekingu, as Beogradi nuk mund t`iu bënin vendstrehim shqiptarëve që e kishin përhapur farën e tyre të molepsjes kundërqytetëruese edhe në dheun e shqipeve, sepse shpëtimi, siç do të thoshte Naimi i Madh, do të vijë vetëm nga Perëndimi, aty ku ishte ruajtur me shekuj libri i përndjekur shqip prej hordhive aziatike e sllave, ku u ruajtën kultura e historia e përndjekur nga barbaritë e lindjes. Dhe atje do të botohen , do të strehohen e do të lexohen edhe veprat e Jusufit. Ndodhte kështu, sepse idetë e lirisë e të demokracisë nuk ishin të huaja për Botën Perëndimore, aq të anatemuar, aq të përfolur e aq të sharë nga qarqet e atëhershme shqiptare: botë, e cila po na strehonte e ushqente, kurse ne e përbuznim dhe e shanim. Ishin atje në mërgim qindra - mijëra bashkatdhetarë të Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, të cilët zhvilluan një aktivitet të pashoq. Në organet e shtypit atdhetar "Lajmëtari i Lirisë", Zëri i Kosovës" dhe "Liria", Jusufi me shokë u bënë jehonë të madhe ngjarjeve të vitit 1981 dhe kërkesës politike për Republikën e Kosovës. Veprimtaria e Jusufit, si ajo e gjithë shqiptarëve, ishte zjarr e flakë që ia digjte dheun nën këmbë armikut shekullor.
Koha e zbulimit të vetvetes
Nëse librat e tij të poezive "Fluturojnë e bien" ("Rilindja" 1975), "Kanjushë e verdhë" ("Rilindja" 1978) dhe "Shenjat e shenjta" ("Flaka e vëllazërimit" Shkup 1979) ishin bërë pjesë e poezisë së re bashkëkohore shqiptare në Kosovë; nëse deri më 1979 iu ndalua botimi i dy romaneve të tij: "Dy florinj të një dashurie dhe "Rrotull; nëse romani i fundit dhe drama "Procesi" (e botoi "Zëri i Kosovës" Zvicër l984) do të botohen mbas vdekjes së tij; pra nëse këto vepra i ka përcjellë fati i dhimbshëm i ndalimit të leximit të tyre dhe i mosbotimit për shkak të veprimtarisë atdhetare të Jusufit; megjithatë kjo vepër ishte vlerësuar e do të vlerësohej nga lexuesi dhe nga kritika letrare. Në këtë rrugë arsyetimi, romani "Rrotull" vërtet e merr lëndën nga e kaluara e popullit tonë në "kohën e krajlit", pra diku para Luftës së Dytë Botërore por e kaluara është vetëm një maskë alegorike për të vërtetat e së tashmes së viteve `70 kur u shkrua kjo vepër. Ç`është e vërteta, Jusuf Gërvalla krijoi në një periudhë të hovshme të zgjimit nacional, kur po zbuloheshin libri nacional kultura, historia, arsimi dhe identiteti ynë, zgjim që e përgatiti popullin tonë në shpërthime të reja mbas vitit 1981. Së këndejmi romanin "Rrotull" deshëm ta kuptojmë si vepër që do të fliste për zgjimin nga amullia në një ambient të mbyllur patriarkal si mospajtim me obskurantizmin e kohës e me servilizmin. Shkrimtari i ka dhënë kulm idesë se fuqia e përbashkët e përbën të jashtëzakonshmen, aspak të legjendarizuar, por aq konkrete, sikundër është ndërtimi i kullës me fuqi të bashkuara.
Krah të djathë në punën e tij, Jusufi pati vëllain Bardhoshin, i cili nuk kishte arritur ta kryejë shkollimin, studimin e anglishtes në Univesritetin e Prishtinës, për shkak të mërgimit të detyruar. Bardhoshi bashkëpunonte me organizatat ndërkombëtare e sidomos me Amnesty International, ku dërgonte dokumente për të burgosurit politikë shqiptarë. Nëpër rrugën e demonstratave të vitit 1968, nëpër shtigjet e vështira të përvojës ilegale kishte kaluar edhe Kadri Zeka, i lindur më 1953 në Kitkën legjendare të komunës së Dardanës(ish Kamenicës), familja e të cilit më vonë qe vendosur në Gjilan. Ka punuar si gazetar i RTP në kohën kur studionte Juridikun. Volum të madh pune bëri në Zvicër për një kohë të shkurtër sa qëndroi atje prej vitit 1978 e deri në momentin e vrasjes. Ai thoshte se asnjë grup, organizatë a parti sektare, e shkëputur nga masat, nuk mund të bëjë gjë të mirë në të mirë të Atdheut e të lirisë.
Te këta tre burra, si burimeve të pashtershme, iu kthehemi për t’i sintetizuar nëpër kohë shqetësimet tona, përvojat tona, vetveten tonë. Te ngjarjet që lidhen me ta, duam të zbulojmë thelbin e kohëve që i lamë pas, përjetimet që na mbeten si shtresa idealesh të sublimuara a si stres motesh, si apel për t’i mbijetuar përplasjet, kundërthëniet, intrigat e çastit a ato të orkestruara... Te këta njerëz të rrallë që i dhanë kaq shumë Kosovës, ne duam të veçojmë jo thjesht një tabelë datash a emrash, një përmbledhje ngjarjesh, demonstratash, gazetash, artikujsh a pikëpamjesh; por shembullin e jetës së tyre.
Këto ishin disa momente të shkëputura nga jeta e tyre shumë e pasur me ngjarje e bëma, ani se e shkurtër dhe e ndërprerë nga plumbat e Dorës së Zezë sllave. Kalendari i tyre biografik nuk mund të shteret me akademi përkujtimore, sepse ky kalendar nuk ka nevojë të përmendet me të dhëna të hollësishme dhe sepse ato i njeh populli ynë. Po mbase ka nevojë që të bëhen analiza sintetike të personaliteteve që kanë lënë gjurmë e që shndërrohen në simbole të shenjta të shqiptarizmit ashtu siç u shndërruan kjo treshe që e ngriti në kult Trininë e Shenjtë për Liri Demokraci e Pavarësi.
II.
Deri te Epopeja e UÇK-së
Le ta kujtojmë edhe një ngjarje tjetër të përgjakshme, pra që ndodhi në janarin e vitit 1999 masakrën e Raçakut e luftën e UÇK-së, kur fuqitë botërore për herë të parë haptazi denoncuan zyrtarisht krimin serb mbi shqiptarët dhe u bë sensibilizimi i botës euroatlantike që bombardoi për 79 ditë me radhë Serbinë në të gjitha nyjat e saj të dhunës e të krimit, derisa e shtrëngoi të tërhiqej turpësisht nga Kosova, duke ia treguar edhe rrugët se kah duhej të tërhiqej. E po, kur e kthejmë vështrimin tek e sotmja, do të na bind edhe për të djeshmen, edhe për luftën e UÇK-së, që i ndryshoi për të mirë rrjedhat e historisë. Të mos harrohet, se lufta e gjeti rrjetin e shtrirë të UÇK-së në gjithë Kosovën. Dikush nuk do ta kuptojë kurrë këtë fakt. S’kishte se si të pretendonte dikush tjetër të vihej mbi këtë shtrirje për një ditë, mbi punën përplot sakrifica që ishte arritur për vite e dekada të tëra. Në Gorozhub (kufirin shqiptaro-shqiptar), më 27 janar 1999, kur në mesin e 20 luftëtarëve të rënë në kufi, janë edhe tre emra dëshmorësh, që po i përkujtojmë sot: Ilir Mërturit nga Klina, Naim Gashit nga Sferka dhe Vesel Avdylit nga Drenoci. 27 janari 1999 është dita, kur në mesin e 85 ushtarëve, bashkohen edhe Iliri, Naimi dhe Veseli. Gjatë këtij rrugëtimi të vështirë armiku vuri tri prita të zeza. Në pritën e parë në Bishtazhin të Gjakovës, bien Qazim Ademaj (nga fshati Qëndresë e Deçanit) dhe Naim Halil Dreshaj nga Prigoda e Burimit. Në këtë pritë grupi ndahet në dysh. Një pjesë që mbeti këndej, kthehet për në Shqiponjë, ndërsa Iliri, Naimi e Veseli, së bashku me 21 ushtarë të tjerë, të ushëhequr nga Agim Zeneli, vazhdojnë rrugëtimin, duke e çarë pritën. Afër kufirit me Shqipërinë, në Goden, hasën në pritën e dytë, me ç’rast vriten vëllezërit Pren e Memë Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës, pjesëtarë të UÇK-së, plagosen disa të tjerë. Udhëheqësi i grupit jep urdhër të kthehen. Gjatë kthimit, në Rogovë të Hasit, sërish organizohet një pritë tjetër. Ishte prita e tretë, me ç’rast zhvillohet një luftë e rreptë. Minibusi, me të cilin ktheheshin, bëhet shoshë nga plumbat. Plagoset Agim Bardh Zeneli (Cergashi) dhe mbas një qëndrese heroike, bie trimërisht. Bien këta luftëtarë: Agron Osman Ramaj (Smolicë, Gjakovë), Agush Asllan Gjocaj (Rashiq, Pejë), Bahtjar Avdyl Morina (Lubizhdë, Malishevë), Daut Idriz Kelmendi (Drenjë, Burim), Hamdi Ibbish Berisha (Rohot, Pejë), Haxhi Lypjani (Kleçkë, Malishevë), Ilir Rexhep Mërturi (Klinë), Kasim Rexhep Shala (Rohot, Pejë), Luan Avdi Smajli (Shqiponjë, Gjakovë), Naim Xhafer Gashi (Sferkë, Klinë), Sejdi Avdyl Ramaj (Smolicë, Gjakovë), Sahit Abdurrahman Krasniqi (Ratkoc, Rahovec), Valon Muharrem Gashi (Buçan, Pejë) dhe Vesel Sejdi Avdyli (Drenoc, Klinë).
(Janar 1991, botuar te “Tribuna” – Klinë 1992, ribotuar te gazeta prishtinase "Iliria Post", 20 janar 2007, fq 20)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi