Elida Buçpapaj:TEK RITA SALIU HEDHIN SHTAT NJËHERËSH SHOTA E DRENICËS, TRINGA E GRUDËS, NORA E KELMENDIT, GONXHE BOJAXHIU E PRIZRENIT
Faqja 1 e 1

TEK RITA SALIU HEDHIN SHTAT NJËHERËSH SHOTA E DRENICËS, TRINGA E GRUDËS, NORA E KELMENDIT, GONXHE BOJAXHIU E PRIZRENIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Rita Saliu është një nga figurat më emblematike të diasporës shqiptaro-amerikane, por Rita Saliu është figurë emblematike edhe në Kosovë, veprimtarja e palodhur e çështjes shqiptare, humanistja me zemër të madhe, shtëpia e të cilës i hap dyert për refugjatët e luftës, zemërdhimbshura për fëmijët bonjakë të Kosovës, e kudogjendura për cilindo që ka një hall a dert, e përherëshmja në aktivitetet për të mirën e kombit.
Të gjithë e njohin Rita Saliun. Në Amerikë, në Kosovë, në diasporën e Europës, në Tetovë, Shkup, në Shqipëri ! Dhe për Rita Saliun të gjithë flasin mirë. Diçka që nuk ndodh shpesh, ose më mirë me thënë diçka që ndodh shumë rrallë, sepse ne shqiptarët gjithnjë ia gjejmë një cen njëri-tjetrit. Për Rita Saliun jo. Të gjithë të pohojnë pa asnjë mëdyshje se „Rita Saliu është përfaqësuese e vlerave më të mira të gruas shqiptare". Por të gëzosh këtë popullaritet si Rita Saliu, nuk do të thotë pak, do të thotë që t’ia kushtosh gjithë jetën çështjes kombëtare dhe të mirës të kombit tënd.
Kur bisedon me Ritën, menjëherë e kupton se ajo jeton me një zemër të ndarë në dysh, njëra pjesë rreh në Amerikë, tjetra pjesë rreh në Kosovë dhe për Kosovën. Rita Saliu nuk mund të jetojë pa Kosovën. Edhe kur jeton në Amerikë, ajo i përkushtohet veprimtarive që lidhen me Kosovën e shtetin amë. Prandaj të gjithë e respektojnë Rita Saliun. Të gjithë e duan Rita Saliun. Sepse Rita Saliu e meriton këtë.
Kam në duar një pjesë të arkivit të saj të fotografive dhe gazetave që kanë shkruar për të. Një mal me foto dhe gazeta. Jeta e saj kalon në rivistë përmes fotografiveve, ku në krah gjithnjë ka bashkëshortin Adem Saliun. Jeta e saj plotësohet nga fotot si të jetë një pazëll. Foto me presidentin Rugova, me presidentin Sejdiun, me presidenten Jahjaga, foto me Mark Krasniqin, me Nekibe Kelmendin, me bashkëshortet e Profesor Aganit, Xhemajl Mustafës, Enver Malokut, foto në aktivitetet e Vatrës, përsëri foto me presidenten Jahjaga, foto ku merr mirënjohjen nga Shoqata Motrat Qiriazi „Nëna e Vitit 2004" në New York, foto me Imzot Dodë Gjergjin, foto me Ambasadorin Walker, me Familjen e Rugovës, me fëmijët bonjakë në Drenicë, foto me aktivistët e diasporës shqiptaro-amerikane, foto me kongresmenin Eliot Engel, me Soren Petersenin, me Anton Belushin, përsëri me Ambasadorin Walker, foto nga Shqipëria, foto të gazetave shqiptare në diasporë dhe Kosovë për aktivitetet bamirëse të Rita Saliut, foto me Gjeneralin Clark, foto me Michael Bloomberg, kryetarin e bashkisë të NY me delegacionin shqiptaro-amerikan tek Rugova, foto me At Liolinin, foto në shtëpinë e saj bashkë me refugjatët nga Kosova. Foto të gazetave amerikane që shkruajnë për veprimtaren shqiptaro-amerikane që nuk lodhet kurrë për çështjen shqiptare. Zot i madh, sikur seicili prej nesh ta kishte zemrën e Rita Saliut dhe vrullin e saj për të bërë mirë e ndihmuar, padyshim që bota shqiptare do të ishte shumë më e mirë.
Prandaj Rita Saliu, është njëra ndër figurat me popullaritet më të madh të botës shqiptare, sepse jeta e saj është e shumanshme dhe e pasur me aktivitete e vepra te mira, të cilat po të tregohen të gjitha së bashku bëjnë portretin e Rita Saliut, kësaj gruaje të bukur bionde, gjithnjë të veshur me shije dhe shik, gjithnjë me flokë të krehur bukur që duken se posa ka dalë nga parukeria, gjithnjë me thonj të lyer me manikyr, e cila me pasion dhe gjestikulacione ka gjithnjë për të treguar se ose ka bërë diçka ose është duke bërë ose pret për të bërë diçka për të mirën e Kosovës.
Portreti i saj është gjithë dritë. Rita gjithnjë i ka mahnitur e i ka shtangur gazetarët me befasitë e pafundme të natyrës, të shpirtit, të karakterit dhe të jetës së saj, saqë kanë mbetur sekush më shumë tek imtësitë, secila më brilante, secila më rrezëllitëse se të tjerat, pa arritur kurrsesi tek vetë thelbi i domethënieve. Askush nuk iu vë faj dot gazetarëve. Rita lë mbresa mrekulluese tek çdo bisedues me mënyrën si i komunikon, mendimet e ndjenjat e saj, me mënyrën si i argumenton bindjet e saj, me mënyrën si i shpalos përvojat e saj. Rita është ngjallëse shpresash, është lehtësuese vuajtjesh, është dorë e zgjatur e bujarisë, bamirësisë.
Rita Saliu me familjen e saj, bashkëshortin e djemtë kanë dhënë një kontribut të shquar për mbledhjen e fakteve dhe sensibilizimin e genocidit serb dhe tragjedinë e shqiptarëve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo mbërrin në Kosovë dhjetë ditë pas masakrës të Drenicës në prillin e 1998 duke qenë dëshmitare e krimit të kryer nga makineria kriminale e Milosheviçit. Zemra e saj qan për ato që i sheh syri, por shpirti i saj nuk jepet kurrë dhe ajo bëhet edhe më e fortë për t’i ardhur në ndihmë Kosovës. Hyn nga të parat në Kosovën e çliruar nga NATO me një grup gazetarësh amerikanë. Rrezikon jetën, merr kërcënime direkte dhe indirekte, por nuk dorëzohet asnjëherë dhe vazhdon rrugën e saj dhe sot e kësaj dite kur ëndërra për pavarësinë e Kosovës është bërë realitet. Nuk ndalet kurrë Rita Saliu.
Një gazetar amerikan i The Providence Journal, në një reportazh të gjatë më 1999, thotë se largimi nga Kosova për të mërguar në Amerikë më 1991 e ndau jetën e saj në dy faza aq të ndryshme nga njëra tjetra, sikur ajo të ketë jetuar dy jetë. Jetët njerëzore rrallë, tepër rrallë janë drejtvizore. Dhe kur janë të tilla fazat e tyre janë ato të pashmangshme, fëmijëria, rinia, mosha e rritur, pleqëria. Këto përbëhen nga etapat e hershme, të mesme dhe të vona. Dhe pjesë e tyre janë domosdo lojërat, shkollimet, dashuritë, fejesat, martesat, lindjet, dasmat, vdekjet. Njeriu lind bashkë me tipare, dhunti a privilegje të cilat trashëgohen nga prindërit dhe të parët e vet, fiton thelbin e qenies në familjen ku lind dhe në rrethanat ku hedh hapat e parë dhe merr shtat. Karakteret e forta i rrinë besnik vetvetes, e pasurojnë dhe e zbukurojnë vetveten, e lartësojnë dhe e përkryejnë vetveten, iu bëjnë ballë sfidave, kthesave të fati, ruajnë drejtpeshimin kudo dhe kurdo që të jenë.
Të jesh mbesë e Kryezive, një prej familjeve më të mëdha e me tradita më të pasura shqiptare, me emër në historinë e kombit, siç është Rita Saliu, është një krenari sa edhe një përgjegjësi. Për bijat shqiptare krenaritë dhe përgjegjësitë kanë qenë gjithmonë të dyfishta: ato kanë nderuar dhe kanë lartësuar derën nga kanë dalë dhe derën ku kanë hyrë, përkatësinë e vet dhe përkatësinë e fëmijëve të tyre. Rita e konsideron me të drejtë një privilegj që është një Kryeziu dhe që është lindur në Prizren, kryeqytetin e Shqipërisë etnike, ku gjithçka flet për lavdinë e një kombi me fat të veçantë historik. Itinerari, rrjedha e saj jetësore, nga Prizreni kalon në Prishtinë, ku merr arsimin e lartë dhe ku dashurohet, nga Prishtina kalon në Strugë, më 1980, ku bëhet një nuse aq bukur dhe ku lind djalin e madh, Drilonin. Emra të përveçëm qytetesh gjithnjë e më shumë lidhen me emra të përveçëm që e shënojnë jetën e saj, rritjen e saj, veprës e saj kombëtare.
Prishtina e rinisë së saj është shndërruar në grykë të kraterit të një vullkani të zemërimit shqiptar nga shtypja e egër e thundrës serbomadhe. Provimin e të gjitha provimeve ajo e ka më se të sigurtë se do ta marrë shkëlqyeshëm. Rita është në radhët e para të rinisë së viteve të para 1980, një brezi që me vetëdijë vihej në themel të Kosovës së ardhshme të pavarur dhe pa vetëdijë niste krisjen e një federate dhe rrënimin e namit të saj të pathyeshmërisë. Tek ajo hedhin shtat njëherësh Shota e Drenicës, Tringa e Grudës, Nora e Kelmendit, Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza ) e Prizrenit. Gjendjet e jashtëzakonshme, shtetrrethimet, torturat, burgosjet, hakmarrjet prapa shpine të shtetit, ishin përherë e më shumë një përditshmëri e jetës së shqiptarëve. Zhvendosja nga Struga në Trepçë, ku i shoqi, Adem Saliu, inxhineri mekanik, do të punonte dhe ku ai do të përfshihej në ngjarjet legjendare të minierës kundër Millosheviçit, do ta bënte të pashmangshëm largimin nga Kosova për në Amerikë. Rita, Ademi bashkë me tre djemtë, Drilonin, Leartin, e Gramosin.
Vjen kështu fluturimi për në Amerikë. Pikërisht këtu nis jeta e dytë e Ritës ose faza e dytë, nis jeta e fluturimit, faza e fluturimit. Mjerisht kjo fazë e ka emrin mërgimi, ka një emër tejet prozaik, të papranueshëm për një poete. Dhe nëse do të përdornim teknologjinë poetike të Ritës, që është një ndërtrupëzim krejtësisht origjinal e postmodern i mitologjikes më të kulluar me realitetin më të travajshëm, i eterikes më të paprekshme e më fluide me përditshmërinë më të vrazhdë, atëherë do të dilnim edhe tek një përkufizim i portretit të saj: Rita Saliu është një luaneshë me shtatë palë flatra shqiponje.
Shqiptarja e famshme e Rhode Island, siç do të cilësohet rëndom në mediat dhe në opinionin amerikan, ose „heroina ime" siç do ta thërriste Gjenerali Vesli Klark, është bashkëveprimtare e denjë e përkrahësve më të shquar të çështjes së Kosovës në Kongresin Amerikan, në politikën amerikane, në diasporën shqiptare të Amerikës, duke filluar nga Eliot Engell e të tjerë, është mikpritëse e figurave më të shquara të Kosovës dhe të kombit, duke filluar nga Ibrahim Rugova dhe të tjerë, është e mikpritur në gazetat, revistat, radiot dhe televizionet amerikane, me shkrimet e saj dhe me intervistat e saj. Tashmë luaneshë dhe shqiponjë, amerikane dhe shqiptare, Rita Saliun nuk ka gjë që e ndal në përkushtimin e saj ndaj Kosovës. Në mesin e egërsisë së makinerisë millosheviçiane të luftës, Rita çan të gjitha barrierat e ferrit të luftës dhe i shoqëron gazetarët amerikanë në terrenin e Kosovës, i bën mediat që të prekin me duart e tyre realitetin mizor e makabër që pushtuesi gjakatar po impononte në Kosovë. Rita është jo vetëm shoqëruese trimëreshë sypatrembur, por është edhe udhëheqëse udhëtimi, është edhe cicerone e një teatri tragjik që, falë trimëreshave si ajo, nuk iu fshihet më syve të njerëzimit, por bëhet i pranishëm në të gjitha vatrat nëpërmjet pasqyrimeve mediatike. Tri herë Rita i ka shpëtuar për një fije floku vdekjes gjatë këtyre misioneve të saj në Drenicë dhe në Dukagjin.
Mund të jetë fizikisht në Amerikë, mund të jetë kudo tjetër nëpër botë, mund të jetë nëpër qiejt e planetit apo nëpër metrotë e metropoleve, por shpirtërisht Rita Saliu do të jetë gjithnjë në Kosovë. Kushedi sa herë në ditë, prej ngado që të ndodhet, ajo komunikon me Kosovën, me të afërmit, me miqtë, me sapo të njohurit, me personalitetet, liderët, me njerëzit e thjeshtë të rënë në fatkeqësi, me gjithkënd. Realitetin e Kosovës, në të gjitha shtresimet e tij, në të gjitha indet, qelizat, nervat e tij Rita Saliu e ka ndjekur dhe e ndjek ditë e natë, qoftë drejtpërdrejt duke qenë atje, qoftë nga komunikimet telefonike apo komunikimet elektronike deri tek pasqyrimet në mediat. Nuk ia ka ndarë sytë Kosovës për asnjë çast, nuk e ka larguar mendjen as zemrën për asnjë çast nga Kosova. Edhe sot e kësaj dite Rita i ka disa mike të veçanta në Kosovë, të cilave ua thotë e para mirëmëngjesin dhe e fundit ua thotë natën e mirë. Ato janë zonjat Agani, Mustafa, Maloku, respektivisht zonjat e Fehmi Aganit, Xhemajl Mustafës, Enver Malokut. Rita e ka plagë në shpirt Nekibe Kelmendin, gjithashtu një nga miket e saj më të shtrenjta, me një fat tragjik aq të pashembullt. Edhe sot e kësaj dite, sa herë të komunikosh me Ritën të thotë: sapo jam kthyer nga Dardania, sapo do të nisem për në Dardani, më ka ardhur në shtëpi mik nga Dardania. Të përshëndet motra jote dardane, të përqafon motra jote dardane, mos e harro motrën tënde dardane.
Reportazhi i përmendur më lart, me titullin "Lufta e familjes së saj - Një grua nga Rhode Island bashkohet me familjen e saj në Kosovë, ku të mbijetuarit e luftës tregojnë histori terrori - dhe shprese", ka një pjesë tejet prekëse që e shpalos portretin e Ritës në kontekstin e familjes, një ndërthurje e fatit të invidit, fatit familjes dhe fatit të kolektivitetit të një kombi. Të nesërmen e çlirimit, Rita është duke u kthyer në shtëpinë ku lindi dhe u rrit. Konturet e qytetit të Prizrenit, rrëzë tri maleve të veshura me pyje, shatrivanët karakteristikë, rrugët e rrëmujshme me njerëz që i kthehen jetës, tregtoret e hapura zbehen në trajtë mjergulle të hollë, teksa ajo mezi pret çastin e takimit me nënën, me motrën me vëllain, me familjet e motrës dhe vëllait. "Nga droja se mos shëndeti delikat i nënës së saj nuk do të përballojë tronditjen e takimit me vajzën e vet më të madhe, Rita paraprakisht ia dërgon nënës lajmin se ka mbërritur. Ajo vendos të shkojë në shtëpinë e motrës fillimisht dhe prej andej t'i telefonojë nënës." Gazetari përshkruan si bien në krahët e njëra- tjetrës dy motrat dhe shpërthejnë në të qara. Pastaj telefonatën e parë me nënën, e cila thotë se e kishte parandjerë që nga mëngjesi se Rita do të vinte. Pastaj takimi me familjen e gjerë. "Duken të gjithë sikur sapo kanë dalë nga varri," i shpjegon Rita gazetarit. Ajo ka vetëm tetë muaj që nuk i ka parë njerëzit e saj, por duken shumë më të plakur se mund të përfytyrohet. Askush nuk fle. Deri në ditën tjetër ata vetëm tregojnë historitë e tyre dhe tmerret që iu kanë parë sytë. Kalvari i tyre është pjesë e kalvarit të Kosovës. Kalvari i luftës është kapitulli i fundit i kalvarit njëshekullor të pushtimit. Ata tregojnë si janë larguar nga Kosova, si kanë përfunduar nëpër Maqedoni, sa iu është dashur të paguajnë në kufi, sa iu është dashur të paguajnë atje për të mbijetuar, sa iu është dashur t'i durojnë poshtërimet. Tregon babai, tregon nëna, tregon vëllai, tregon motra, tregojnë fëmijët e vëllezërve dhe motrave. Tregojnë tmerret, frikat, drojat, flasin për labirintet e mibjetesës. Pastaj vijnë kushërinjtë, pastaj vijnë fqinjët, pastaj gjithkush zbraz veten për të mbushur së bashku atë oqean dhimbjesh që kishte përjetuar Kosova në atë kapitull përfundimtar të makthit të pushtimit të gjatë, më barbarit që ka parë njerëzimi. Një nga nipat, i cili i përkiste pjesës së familjes që ishte larguar për në Shqipëri, tregon se një ushtar serb ua mori në kufi pasaportat dhe iu tha të kthejnë sytë prapa: "Shikojeni për herë të fundit, kosovarë, sepse ju kurrë nuk do ta shikoni Kosovën më."
Por dallgët e atij oqeani, cunami i asaj pranvere të vitit 1999, që dëboi nga Kosova rreth 1 milion shqiptar, kishte mbërritur edhe në Woonsocket të Rhode Island, në shtëpinë e Rita dhe Adem Saliut në Amerikë. Ritës i duhet të kthehet me ngut atje, ku ajo ka strehuar refugjatë sa e sa shqiptarë të Kosovës të përzënë nga makineria serbe atë pranverë. Në pak javë e muaj ata janë bërë pjesë e familjes së zgjeruar Saliu, familja Saliu është bërë pjesë e asaj familjes të madhe me mbresa të freskëta vuajtjesh, përjetimesh, plagësh, kujtimesh, humbjesh nga më tragjiket.
Rita Saliu është një poete e lindur, është një trimëreshë dardane e lindur, është një zemër e madhe bujare, është një bamirëse e mirëfilltë, është një nga portretet më shumëplanëshe. Jeta e saj, më shumë se poezi është një përzierje zhanresh nga ato që realizohen artistikisht vetëm në studiot e Hollivudit, një përzierje e dramës, tragjikës, horrorit, fantazisë, secili në rrjedhën e në trajtën e vet të kulluar dhe secili i ndërlikuar me rrjedhat e trajtat e zhanreve të tjerë. Por, jo për ndonjë çudi aq të veçantë, në optikën e të gjithë atyre që janë marrë me portretin e saj ka mbizotëruar këndshikimi romantik. Dhe ndoshta vërtet kjo përmasë, romantika, ka triumfuar në personalitetin e Ritës, ka mbizotëruar edhe jetën e Ritës, edhe historinë e kësaj jete. Shpresa, vizioni për të ardhmen, guximi për të ëndërruar përtej çdo lejimi të mundshëm, e kanë përcaktuar romantikën e saj. Dhe, në fund të fundit, ka triumfuar poetja. Dhe në fund të fundit ka triumfuar Tringa, Nora, Shota e fundshekullit XX dhe fillimshekullit XXI, që është Rita Saliu.Prandaj portretin e saj, të denjë për Hollivudin, nuk mund ta rrokë asnjë penë, asnjë penel, nuk mund ta përfshijë asnjë shkrepje kamerash.
Gjithçka në jetën e saj Rita e ka bërë vetëm se ia ka thënë shpirti i saj, vetëm se e ka urdhëruar dhe prirë zemra e saj. Megjithatë Rita Saliu ka marrë një mori çmimesh, mirënjohjesh dhe medaljesh për veprimtarinë e saj atdhetare, për veprën e saj poetike, për bamirësitë e saj, për humanizmin dhe shqiptarizmin e saj.
Bijën e shquar të Kosovës, tashmë nuk janë të pakët ata që e thërrasin Nëna e madhe e Kosovës. Ata që e kanë vizituar Ritën në shtëpitë e saj në Prishtinë apo në Rhode Island thonë se ato janë shndërruar në muze fotografish autentike të kohës së luftës të Kosovës, pjesë autentike e të cilit shpesh është vetë Rita. Dhe përcjellin përjetësisht emocione autentike të përjetuara shpesh drejtpërdrejt nga vetë Rita, por edhe nga miqtë e saj, shumë prej tyre heronj dhe liderë të luftës së Kosovës, luftëtarë të shquar dhe dëshmorë të kësaj lufte, të mbiejtuar tragjikë të kësaj lufte.
Është e pamundur për këdo që të mos shpërthejë në lotë përballë këtyre pamjeve, të mos përjetojë në veten e tij katarsis. E ndarë tashmë midis Amerikës dhe Dardanisë, ndërkohët e saj në Amerikë vijnë gjithnjë duke u tkurrur në favor të Dardanisë. Gjithnjë e më shpesh tashmë, gjithnjë e më gjatë, Ritën sa e ke në Drenicë, sa e ke në Dukagjin, sa në Llap, sa në Fushë Kosovë e Anamoravë. Dhe nëse ndesh shpesh e më shpesh vajza të reja me emrin Ritë, kjo ndodh pikërisht se ata që duan ta shndërrojnë mirënjohjen dhe dashurinë për Ritën në emra të fëmijëve të tyre janë gjithnjë e më të shumtë.
Familja Saliu tashmë ka hedhur rrënjë të thella në SHBA, ku i shoqi është inxhinier nuklear i suksesshëm, ku tre djemtë të shkolluar shkëlqyshëm dhe të doktoruar në Universitetet më të mira të SHBA kanë zënë vende pune me shumë perspektivë. Por peshorja e Ritës anon gjithnjë e më shumë drejt Dardanisë, pra Kosovës. Lidhjet e saj me Dardaninë, të Anteut me Tokën, Rita i shpreh më domethënshëm se me çdo veprim tjetër, në poezinë e shkruar në Boston të SHBA në tetor të vitit 1999, "Lermë të shkoj në Dardani", një himn i kthimit të saj të hovshëm, të pjesë-pjesëshëm, të dallgëpasdallgëshme, deri në tërësi të tërë, deri në plotësi të plotë, deri në përjetësi të përjetshme, nëse do t'ia lejonim vetes tashmë një shfrim lasgushian.
Titulli është edhe refren i këtij hymni të kthimit, ku Rita ankohet gati përvajshëm: "Lermë të shkojë në Dardani/ Që ma përflakën/ Që ma plakën/ Që ma përgjakën lakmitarët." Rimat e ngjeshura bëjnë që edhe vetë foljet e shkallëzurara petikisht të kumbojnë më bukur se çdo verb tjetër. Rita është Ritë vetëm në Dardani: "Se vetëm atje për mua Hëna ndrit/ Se për mua Dielli vetëm atje lind/ Se trupi i vetëm atje përtrihet/ Se kënga është këngë vetëm atje". Pastaj nëpërmjet hiperbolash gjigante, autoironish të pamëshirshme të paparë ndonjë herë në ndonjë letërsi, konkluzionesh nga më beasueset: "Ky vend nuk më mban më/ Kaq të mërzitur kaq të mplakur/ Ky oqean s'ka më vend për lotët e mia/ Toka ime ka nevojë për varrin tim/ Unë për prehjen që më fal."
Një nga konkluzionet poetike të Ritës në këtë poezi përkon vetiu me një konkluzionin tim të pakmëparshëm se jeta e Ritës, jetët e Ritës janë krejt tjetërgjë nga jetët drejtvizore, ato janë plot peripeci, plot hone dhe maja, plot fluturime dhe rënie, por ajo ka mbetur gur i themelit nga ka dalë, ka mbetur një dardane e pacënuar, e pastër, trime e me shpirt të madh e të kulluar prandaj atë e pret vetëm kthimi vendimtar, kthimi i kthimeve: "Atje ku pranvera u kthye në këngë/ Atje ku themelet gurin e vet kërkojnë". Kjo do të përmbyllë, siç e theksova, trajektoren e dallgëzuar të jetës dhe historisë së saj. "Se ende kam shumë rrugë për të bërë/ Me vija të çrregullta fluturimi" Se akrepat e orës gëlltitin jetën." Kemi këtu edhe disa hakërrime të njëpasnjëshme filozofike, ku herë nocioni i kohës hidhet poshtë tërësisht, ku herë ai pranohet krejt dëshpërimisht dhe herë sfidohet krejt papërfillshëm: "Atje ku kalova ditët e fëmijërisë/ Atje ku dua të vdes dhe të rilind përsëri/ Ku dua të jem yll në qiellin tim/ Ku dua të prehem në prehrin e nënës".
Këto identifikime me rrafshin vetjak më të prekshëm dhe më të tejskajshëm, teksa tregojnë anët më të brishta, më të drithërueshme, më njerëzore të poetes, dëshmojnë edhe fuqishëm mrekullinë e Ritës, madhështinë e personalitetit të saj, madhështinë e figurës së saj si veprimtare e shquar kombëtare, poete me individualitet të rrallë, misionare bamirësie me shpirt të madh sa të gjithë qiejt bashkë që meriton vetëm nderim.
Unë si gazetare dhe shqiptare ndihem me fat, që e njoh Rita Saliun, sepse jeta e saj e mbushur me veprimtari prej humanisteje të madhe, m’i mbush mushkëritë plot me ajër të pastër dhe më bën të besoj se në botën shqiptare nuk ka vetëm korrupsion dhe politikanë bjerrakohës, por ka edhe shqiptarë që jetën e tyre ia kanë kushtuar të mirës të kombit. Si Rita Saliu.
Me kryetarin Rugova dhe me kryebashkiakun e Nju Jorkut Michael Bloomberg
Me zonjën Nekibe Kelmendi
Me zotërinë Mark Krasniqi
Me zotërinë Soren Jesen Petersen
Me zonjën Liri Berisha
Me zonjën Atifete Jahjaga
Me poetin Ali Podrimen, Mentor Thaqin dhe Agim Gashin në oborrin e RTK-së

Rita Saliu, William Walker, Adem Saliu 17 Shkut 2008
Me kryetarin Rugova dhe me kryebashkiakun e Nju Jorkut Michael Bloomberg
Me zonjën Nekibe Kelmendi
Me zotërinë Mark Krasniqi
Me zotërinë Soren Jesen Petersen
Me zonjën Liri Berisha
Me zonjën Atifete Jahjaga
Me poetin Ali Podrimen, Mentor Thaqin dhe Agim Gashin në oborrin e RTK-së
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi