Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Salihaj do të përballet me “atentatorët”

Shko poshtë

Salihaj do të përballet me “atentatorët” Empty Salihaj do të përballet me “atentatorët”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 19, 2012 10:58 pm

Salihaj do të përballet me “atentatorët”

Salihaj do të përballet me “atentatorët” Ademsalihaj

Kryetari aktual i degës së LDK-së në Ferizaj, Adem Salihaj do të duhej që nga fundi i janarit të ketë punë edhe në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës.

Pas luftës Salihaj ishte cak i një atentati të dështuar e që 11 vjet pas pritet të sqarohet, por pas dëshmive të të shumëpërfolurit Nazim Bllaca. Njëri rast me protagonist Fahredin Gashi që është dënuar me 18 vjet burgim ka përfunduar, e rasti i dytë sipas burimeve pritet të nisë në fund të muajit.

Në aktakuzën e siguruar nga mediet, të ngritur tetorin e kaluar, thuhet se të akuzuar për veprën penale "Vrasje e rëndë në tentativë" ndaj Ismet Arifit dhe Adem Salihajt janë këta persona: Sadik Abazi, Driton Hajdari, Shaban Syla, Shpresim Uka, Bekim Syla dhe Fahredin Gashi.

Gjatë seancave të konfirmimit të aktakuzës në shtatorin e vitit të kaluar të të pandehurit kanë deklaruar pafajësinë e tyre, ndërsa mbrojtja ka kërkuar të hidhet poshtë aktakuza. Disa nga të të pandehurit janë në arrest shtëpiak, e të tjerët në paraburgim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi