Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabri Maxhuni:Nexhmedin Spahiu, mos bënë shaka !

Shko poshtë

Sabri Maxhuni:Nexhmedin Spahiu, mos bënë shaka ! Empty Sabri Maxhuni:Nexhmedin Spahiu, mos bënë shaka !

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 19, 2012 11:19 pm

Nexhmedin Spahiu, mos bënë shaka !


Sabri Maxhuni:Nexhmedin Spahiu, mos bënë shaka ! Sabri-novosella-440x248
Shkruan: Sabri Maxhuni
Polemika

Në vazhdimësi, në të përditshmen “Zëri” lexojmë “kosovar”. N.Spahiu, vazhdimisht, përpiqet të na bindë se, duhet të krijohet “kombi kosovar”. Ky angazhim kaq i madh i Nexhit e ka një “pse” të madh: Çka po na duhet ky hargjim i energjive për ta krijuar edhe një “komb” nga kombi shqiptar ?!
Këto dy shtete shqiptare, nuk kanë lindur si vullnet i popullit. Këto shtete kanë dalur si rezultat i kompromiseve në mes të superfuqive botërore, si rezultat i ndeshjeve të dy superfuqive botërore krishtere, në njërë anë supërfuqia sllavo-ortodokse në krye me Rusinë dhe në anën tjetër supërfuqia katoliko-protestante në krye me SHBA-të. Ndeshja e këtyre superfuqive, për qëllime dominuese gjeostrategjika ka sjellur te kjo gjendje që e kemi sot, fatbardhësisht, në favor të shqiptarëve.
Kjo ndeshje vazhdon që nga fillimi i rënjës së Perandorisë Osmane, posaqërisht nga filimet e shekullit të nëntëmbdhjetë e këndej.
Pretendimet e Rusisë Cariste për pushtimin e këtyre territoreve , posaçërisht Turqisë së sotshme dhe territoreve shqiptare në Ballkan, dhe ate jo vetëm për pushtim por për zhdukje totale të këtyre popujve dhe përvetësimin e këtyre territoreve duke i populluar sllavo-grekë në mënyrë që t’i bëëhet e mundshme Rusisë dalja dhe depërtimi në ujërat e ngrohta të Mesdheut, për të vazhduar kësisoji ekspansionizmin në territoret tjera euro-afrikane.
Për fatin e shqiptarëve, duke e parë këtë rrezik krishterët katoliko -protestant morën masa për ta penguar carizmin rus në realizimin e qëllimit të tij, iu kundërvunë me të gjitha forcat që kishin që nga koha e luftërave “ruso-turke”, pra që nga Marrëveshja apo Paqja e Shën Stefanit, duke i ndryshuar shumë dispozita të asaj marrëveshje në Kongresin e Berlinit e në vazhdimësi deri në ditët tona.
Nga një anë i kemi shtetet sllavo - bizantine që veprojnë për zhdukjen e popullit shqiptar dhe nga ana tjetër i kemi shtetet katolike – protestante, që përpiqen ta pengojnë depërtimin e Rusisë në Pellgun e Mesdheut, duke i ofruar mbështetje të fuqishme edhe popullit shqiptar, për organizimin e tyre politik dhe krijimin e dy shteteve që i kemi sot.
Këto shtete shqiptare u krijuan me vështirësi tepër të mëdha. Nëpërmes kompromiseve të vazhdueshme. Para krijimit të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova e tha thënien e tij të famshme; kam bindjen se e tha thënien më të mençur në jetën e tij: “Ne shqiptarët kemi bërë kompromis duke pranuar të heqim dorë nga bashkimi me shtetin shqiptar.”
Asnjë herë shqiptarët nuk kanë luftuar për krijimin e disa shteteve, por kanë luftuar dhe janë sakrifikuar për bashkimin kombëtar, për krijimin e një shteti në kufijt e vet kombëtar.
Në një shkrim të para sa ditëve të botuar në gazetën “Zëri”, N. Spahiu në mes tjerash deklaron: “Për kombin kosovar kemi qenë dhe jemi Ibrahim Rugova, unë (N.Spahiu), Halil Matoshi etj.”
Kjo nuk është e vërtetë dhe është fyerje e rëndë që i bëhet Ibrahim Rugovës. Vetë thënja e tij e mëparshme e demanton këtë të pohim të N. Spahiut.
Pra, në një formë apo tjetër u pajtuam me kompromisin e bërë ngase u arrit të bëhet aq sa u arrit të bëhet dhe sllavo-greko-bizantinët nuk arritën të na zhduknin nga territoret tona në Ballkan, falë ndihmës së pakursyer të katoliko – protestantëve duke krijuar kështu dy shtete, edhepse edhe këto shumë të cunguara.
Por duhet ditur edhe një gjë se kjo nuk do të thotë se ka përfunduar çdo gjë. Sllavo – greko - ortodoksët vazhdimisht përpiqen të realizojnë projektet dhe programet e tyre për zhdukjen e popullit shqiptar, ndërsa katoliko -protestanët vazhdojnë përpjekjet e tyre për t’i penguar duke i mbështetur shqiptarët, për aq sa po mundën që u dëshmua që në Konferencën e Londrës kur kërkuan krijimin e Shqipëris etnike.
Tani na del një pyetje shumë e madhe: Çka po bëjmë ne shqiptarët për t’i penguar sllavo-greko-bizantinët në realizimin e projekteve dhe programeve të tyre. Po ashtu, sa po arrijmë ta shfrytëzojmë mbështetjet e atyre që po na mbështesin ? !
Në kombin shqiptar kanë qenë dhe janë dy krahë politik, dy përcaktime politike: Përcaktimi pro botës katoliko-protestane dhe përcaktimi kundër botës katoliko-protestante, që në realitet, me vetëdije apo pa vetëdije, është pro botës sllavo – greko - bizantine,.
Krahu – linja pro botës katoliko-protestante, të vetëdijshëm se janë në tehun e shpatës, në rrezik të vazhdueshëm, hiq më pak se për zhdukjen fizike, kur dihet që jemi komb numerikisht i vogël, ta zëmë në Kosovë dolën 1 milion e 800 mijë banorë, kurse në Shqipërinë Londineze dolën 2 milion e 800 mijë banorë, për ta përballuar rreziku nga bota sllavo-greko-bizantine me 200-300 milion banorë dhe me armatim nuklear, jo se është e pamundur , por vetëm me i shkuar mendja njeriut është çmenduri. Dhe, duke u gjendur para këtij realiteti, dy linjat po veprojnë: Linja pro euro-amerikane, së pari vepron për ta ruajtur dhe për ta thelluar bindjen se jemi një komb shqiptar në tërë hapsirën shqiptare, me një gjuhë të përbashkët, me një histori të përbashkët, me programe shkollore, që nga Abetarja e deri te tekstet universitare, në të gjitha universitetet shqiptare, që nga Tetova e deri në Shkodër, që nga Saranda e deri në Mitrovicë. Çka është shumë me rëndësi, edhe tregu i përbashkët në tërë hapsirën shqiptare. Bile edhe martesat duhet të bëhen në tërë hapsirën shqiptare, sepse janë shumë të rëndësishme dhe çdo gjë tjetëër që kontribuon në bashkimin dhe unitetin gjithëkombëtar. E të gjitha këto do kontribuojnë që të nguliet në ndërdijen tonë se jemi një komb i pa ndarë shpirtërisht. Se çfarë fuqie ka ndërdija, ju lutem, lexoni librin e Dr. Xhozef Merfit: “Forca e ndërdijes”
Linja tjetër, disa të paguar nga sllavo-greko-bizantinët, siç kanë qenë paraardhësit e tyre, brez pas brezi, por edhe të pavetëdijshëm për dëmet që po ia shkaktojnë çështjes kombëtare, në përpjekjet e tyre që të paraqiten si dofarë “teoriticientësh” duke bërë punën e dreqqit, respektivisht të sllavo-greko-bizantinëve, përpiqen të na bindin se tanimë është krijuar një “komb i ri”, me gjuhë të re siç thonë ata “gëgnishta, bile ajo kosovare”.
Të tillët mundohen të na bindin, zoti na ruajtë ndoshta ata nuk e kanë vërtetë një bindje të tillë kur deklarohen, ta zëmë, si N.Spahiu kur thotë botërisht se “Nëpër stadiumet sportive, shqiptarët e kosovarët do t’ia djegin flamurin njëri-tjetrit” !!! Apo, ta zëmë, deklaratën poashtu publike të Halil Matoshit që thotë se “më të afërt e kam serbin e Gjilanit, sesa shqiptarin e Vlorës” !!!
Por, është me rëndësi ta kuptojmë se asgjë nuk është e rastësishme, çdo gjë e ka një qëllim. Sllavo-grekët kanë vepruar në mënyrë konspirative gjatë tërë historisë. Çdo veprim i mirë që ka mundur të ndodhë për shqiptarët, ata kanë ndërhyrë nëpërmes konspiracionit të tyre, për ta penguar, e nëse nuk kanë arritur ta pengojnë, atëherë kanë ssynuar që ta shkatërrojnë tërësisht.
Duke qenë të vetëdijshëm se shtetet shqiptare e kanë mbështetjen e superfuqisë botërore, siç është NATO, në ballë me SHBA-në, pra faktorin ndërkombëtar, dora konspirative sllavo-greke i nxitë të paguarit e vet por edhe naivët e ndryshëm, që të vërsulen kundër ndërkombëtarëve, duke i djegur flamujt amerikan dhe aleatëve të tyre, duke kërkuar largimin e tyre nga Kosova etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi