Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:BRERJE SHPIRTI

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:BRERJE SHPIRTI Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:BRERJE SHPIRTI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 20, 2012 12:15 am

Enxhi Krasniqi Bardhaj:BRERJE SHPIRTI 400418_341927222493179_100000277133709_1299583_1606807358_nEnxhi Krasniqi Bardhaj:BRERJE SHPIRTI 370674_100000277133709_942898645_n

Enxhi Krasniqi Bardhaj:BRERJE SHPIRTI

Hyrë në garderobën e shtofit të hollë të tretjes,
Gershërët e mprehta presin këmbët e vërejtjes.

Kisha këmbë të sigurta, pa e marrë këtë rrugë,
Më hodhi të shkretë në argat të pasigurtë.

Heshtje e rënd më sundon,errësirë skutare,
Shkumëzon gojë e kapitur,rrëmbyer e hutare.

Ferra në gërmaz ftohurazi më mbështet për muri,
Të arratisem nga kobi,të kuroj këtë të zbehur, nuri.

Rrah e derdhem rrugëve të kurbetit, e çartisur,
Kohë e pëlcitur,e dyndur si një letër e grisur.

Do bëj program zig-zak të robaqepsisë,
Fijet e dalura t'i kem mbrënda zaptisë .

Dhe një rreth të praruar me gjilpërë qëndisur,
Si dekoracion t'i'a vendos shpirtit të degdisur.

Me imazhet e mirëqënies,sedrën e bekuar,
Çaj turmat trotuareve,me hapërim të praruar.

Në të gjitha drejtimet e mbaj të urtën kontroll,
Brohoras fuqishëm - kam këmbët si mollë.

Nuk lejova veten të sillem këmbeve të botës,
Pëllëmbët e duarve shtrengova,si kapiten të flotës.

Mëmëdheun në gji,amulet, më të shtrenjtë var,
Endërr dhe plagë notash të vajtueshme mbi trarë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi