Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:ME DASHURI BEKONA

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:ME DASHURI BEKONA Empty Sabit Rrustemi:ME DASHURI BEKONA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 21, 2012 1:22 am

Sabit Rrustemi:ME DASHURI BEKONA 371771_1563102666_144101746_n

Sabit Rrustemi:ME DASHURI BEKONA
Sabit Rrustemi:ME DASHURI BEKONA Rugova
Nuk ka fjalë
Varg a vargmal
Që përmbledh
Tënden madhështi

Udhërrëfyes i t’shenjtës Dardani
Zotërove një mal zjarresh
Përmes gjuhës urti
Na ushqeve me shpresë
Na mbrume me dashuri
Dhe me nga një bekim
Që e thure ashtu si dite
Vetëm ti

Për vrimë gjilpëre
Na nxore
Nga shekulli robëri

Botës që na kish harruar
I the me aq thjeshtësi
E qetësi
Zmbrapsi këto re
Që kanë mbuluar
Timen shtëpi
Të të shohim në sy
Se mallë kemi për ty

Në gisht i solle
Si deshe ti

Në këtë shtëpi
Hyri më në fund
Shekulli liri
Thellë e thellë
Zemrës së shenjtë
Të së lashtës Datdani
Përmes vizionit tënd

Ti je kudo
Aty ku jemi ne
Lutesh dhe tash
Për një uratë të re
Paqja të mbretërojë mbi dhe
Me ne e në ne

Ashtu si deshe ti
Ashtu si duam ne

O Shën Dardani i Ri
Përndrite këtë Iliri
Me një mal diejsh
Nga jotja thellësi
Qiejve pakufi

Me Kosovën e Re
Kudo që jemi ne
Mëkatesh na fal
Me dashuri
Bekona

( 20 Janar 2012, mbrëmje vonë)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi