Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Përkushtim

Shko poshtë

Xhesika Vula:Përkushtim Empty Xhesika Vula:Përkushtim

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 21, 2012 11:58 pm

Xhesika Vula:Përkushtim 399491_2846506735322_1639025407_2534991_2004340743_n

Xhesika Vula:Përkushtim

Nënë hape zemrën e ngushëllohu
Bëju vend nipave, mbesave pa shpresë
Po t’i sjellin plagët, dhembjet e tua t’i shërosh
Po t’i sjellin erëshkrumbi, erë Kosove njëqindvjeçe
Mbaji në gji, thuaj jo udhëve, ikjeve
Që dita e bardhë të të gjejë me ta
Evropës së Brukselit, NATO-s , Amerikës, jepi zemër
E m’u thuaj: Në ballë ta godasin Satanin
Djemve të maleve, UÇK-së mbushja dëshirat
O sot o kurrë kohë të historishme ka sjellë mesjeta
Vetëm kështu Isa Boletini do të prehet i qetë
Dhe plaku dhe Vlora dhe Bajram Curri
E Abdyli në mes prapë do të mblidhen
Dhe në Prizren Sulejman Vokshit edhe një jetë
Do t’i zgjatej, e Shota pranë Azemit e qetë do të prehet
Hape zemrën nënë bëji vend robit tënd
Deri në bardhësitë e afërta të nesërmeve të bardha

Shtatit tënd shkarkuan mllefet barbare
Trupit të la thonjtë urrejtja
Shtatorit çdo vit ia kujtojmë plagët
që rrodhën motit të përdalë
Të kuqtë e boncës së Sharrit deri në Drin
Lisave të tu ranë erërat e egra karpatike
Gurëve i thyen kafkat,
Ti e di sa të egra ishin furtunat e erërave barbare
Bukuria jote i vrau theqafjes
Shkëlqimi i ngritjes sate
që po vinte me diellin
Tani më dritë ndrin historisë së atdheut
që merr rreze nga rrezja jote shkëlqimndritur

Nëse ke zbritur një herë në Kosovë
e s’e ke takuar Prizrenin
ti nuk e di ç'është besa

As nënën Terezë nuk e njihje

Nëse të ka rënë udhë në Kosovë
e s’e ke takuar Adem Jasharin e Drenicës
ti nuk e di ç'është qëndresa

Bacë Isai na pret në kullë
e bën roje pranë frëngjisë

Shpata e Skënderbeut
matet me rrezet e diellit në Prishtinë

Mos harro miku im
Merr pak histori Kosove me vete
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi