Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosje sërish sot proteston

Shko poshtë

Vetëvendosje sërish sot proteston Empty Vetëvendosje sërish sot proteston

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 22, 2012 1:23 pm

Vetëvendosje sërish sot proteston

Vetëvendosje sërish sot proteston Vetevendosje-14

Lëvizja Vetëvendosje! ka njoftuar se sot do të mbajë sërish protestë me skenar të njëjtë sikurse ato më 14 janar 2012. Protestat që synojnë bllokimin e mallrave serbe dhe që pritet të zhvillohen në Merdare dhe te Dheu i bardhë, dy pika kufitare këto me Serbinë, vijnë pas mocionit të së premtes të Kuvendit të Kosovës, i cili bën thirrje për respektimin e marrëveshjeve me Serbinë, të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Ky mocion i iniciuar nga grupi parlamentar i PDK-së, rrëzoi atë të Lëvizjes Vetëvendosje!, të 7 dhjetorit, i cili kërkonte respektimin e reciprocitetit ekonomik, politik e tregtar me Serbinë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se protesta synon mbrojtjen e Republikës së Kosovës dhe prodhimin vendor.
Vetëvendosje sërish sot proteston Fletushka_22
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi