Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lëvizja Vetëvendosje! fton policinë që të mos e pengojë protestën e saj

Shko poshtë

Lëvizja Vetëvendosje! fton policinë që të mos e pengojë protestën e saj Empty Lëvizja Vetëvendosje! fton policinë që të mos e pengojë protestën e saj

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 22, 2012 4:47 pm

Lëvizja Vetëvendosje! fton policinë që të mos e pengojë protestën e saj

Lëvizja Vetëvendosje! fton policinë që të mos e pengojë protestën e saj Ndalennnn

(I plotësuar) - Një maune me mallra është futur para pak minutash në Kosovë, nëpërmjet pikës kufitare tek Dheu i Bardhë. Televizionet e Kosovës kanë sjell pamje të maunes tek kalonte në pikën kufitare, e ndërkohë po shkonte drejt terminalit doganor. Pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i protestuesve kur maunja të afrohet tek vendi ku është i bllokuar.

Aktivistë të Vetëvendosjes kanë filluar mobilizimin dhe përgatitjet që të qëndrojnë më gjatë në protestën e sotme. Mësohet se protestuesit kanë filluar të pajisen me batanije dhe gjër tjera që iu duhen për të qëndruar edhe më gjatë në protestë.
Policia ka njoftuar se situata deri në këto momente është e qetë dhe se protestuesit po protestojnë të qetë.
“Njëra krosi është e lirë për qarkullim, mirëpo deri më tani nuk ka pasur qarkullim. Nuk ka pasur asnjë kalim të mauneve”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë, në një intervistë për RTK-në.


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se përkundër akuzave dhe sulmeve të ulëta të Qeverisë së Kosovës, qytetarët erdhën edhe më masovisht në protestën e 22 janarit.

“Siç po shihni Policia me urdhrin e Qeverisë së Kosovës, është ajo që ka bllokuar lirinë e lëvizjes dhe qarkullimin e lirë. Ne jemi kundër Serbisë, jo kundër Policisë së Kosovës. Ne jemi në mbrojtje të Republikës dhe prodhimit vendor”, tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje! fton policinë që të mos e pengojë protestën e saj Protestuesit-bs3

Ndalen në mes të dy urave

Aktivistët që janë nisur kah pika kufitare në Merdare, janë ndaluar nga policia në vendin e quajtur “Dy urat” në dalje të Podujevës, përtej kryqëzimit ku kishin ndodhur përplasjet e javës së kaluar.


Policia ka bërë një kordon në mes të dy urave duke mos lejuar depërtimin e protestuesve kah pika kufitare me Serbinë, Merdare.

Te vendi ku tashmë janë ndalur protestuesit, ka arritur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetë dhe aktivistë të tjerë të kësaj lëvizjeje.

Lëvizja Vetëvendosje! fton policinë që të mos e pengojë protestën e saj Protestuesit-bs2

Lëvizja Vetëvendosje! fton policinë që të mos e pengojë protestën e saj

Lëvizja Vetëvendosje! (VV) ka njoftuar se Policia e Kosovës ka ndaluar dhe ka kontrolluar shumë qytetarë që kanë marrë rrugën për në Merdare dhe në Dhe të Bardhë, në protestën e kësaj lëvizjeje që synon “bllokimin e hyrjes së Serbisë në Kosovë”.

“Po ashtu, janë ndaluar dhe kthyer për në Morinë dy autobusë me aktivistë e mbështetës nga Shqipëria me pretekstin se vozitësit e autobusëve nuk kanë certifikatë mjekësore. Me këtë rast janë arrestuar tre persona: Elvis Hoxha, Boiken Abazi dhe Ermir Harulla”, thuhet në komunikatën për media të kësaj Lëvizjeje.

“Ne i bëjmë thirrje policisë që të mos na bllokojnë neve dhe protestën tonë paqësore në mbrojtje të Republikës”, vlerëson Lëvizja Vetëvendosje! (VV), e cila njofton se në protestën e sotme po shënohet “një pjesëmarrje masive”.

Lëvizja Vetëvendosje! fton policinë që të mos e pengojë protestën e saj Protestuesit-1bs

Nis protesta, aty edhe F.Krasniqi

Protestuesit tashmë janë vetëm disa metra larg kordonit të Njësisë Speciale te Policisë së Kosovës.

Protestuesit po brohorasin "Vetevendosje", "Albin Kurti", "Serbia nuk kalon"...

Situata vazhdon të mbetet e qetë.

Protestuesit, dukshëm në numër më të madh se në protestën e 14 janarit, kanë filluar marshimin.

Raportohet se kësaj here ka më shumë protestues. Vetëm në orët e para të mëngjesit raportohet se drejt Merdares janë nisur rreth 15 autobusë.
Policia e Kosovës ka vendosur para pikës kufitare në Merdare, rreth tre - katër post-blloqe, në mënyrë që të identifikohen kalimtarët që po shkojnë drejt Merdares. I fundit nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje ka dalë lideri i saj, Albin Kurti. Ai i shoqëruar nga nënkryetari Shpend Ahmeti, deputetët Florin Krasniqi, e të tjerë janë nisur për në Merdare rreth orës 12.


Lëvizja Vetëvendosje! fton policinë që të mos e pengojë protestën e saj 22kurti_220112bs
Para nisjes, Kurti pati një porosi për Policinë.



“Protesta do të jetë paqësore. I lus Policinë që të mos na pengojnë”, ka thënë Kurti.


Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar në orët e mëngjesit grumbullimin për të vazhduar me protestën e dytë për të bllokuar Merdarin dhe Dheun e Bardhë. Para selisë së Vetëvendosjes, përveç aktivistëve të saj, janë parë edhe deputetët e Parlamentit të Kosovës.

Bashkë me ta, për dallim nga hera e parë, kësaj radhe mbase do t’iu bashkëngjitet edhe deputeti ndoshta më i zëshëm në Parlament, Florin Krasniqi. Organizatorët janë të vendosur për protestën dhe paralajmërojnë skenar të njëjtë me atë të 14 janarit.

“Nisja e protestuesve për tek Dheu i Bardhë do të fillojë rreth orës 10:30, ndërsa për ata që do të shkojnë në Merdare do të jetë rreth orës 11:00”, citohen të kenë thënë, zyrtarë të Vetëvendosjes. Mbështetja për ta thuhet se do të jetë edhe nga Shqipëria e Maqedonia. “Rreth orës 7 janë nisur edhe mbështetës nga Shqipëria. Nisja është bërë edhe nga Maqedonia”.

Reagimi në rast të aksionit të Policisë për t’i larguar ata duket se do të jetë interesant.“Nëse intervenon Policia, ne do të ulemi”, ka thënë një zyrtar, ndërkohë ka shtuar se do të bllokohet vetëm një krosi.

Vetëvendosje sërish sot proteston

Lëvizja Vetëvendosje! ka njoftuar se sot do të mbajë sërish protestë me skenar të njëjtë sikurse ato më 14 janar 2012. Protestat që synojnë bllokimin e mallrave serbe dhe që pritet të zhvillohen në Merdare dhe te Dheu i bardhë, dy pika kufitare këto me Serbinë, vijnë pas mocionit të së premtes të Kuvendit të Kosovës, i cili bën thirrje për respektimin e marrëveshjeve me Serbinë, të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Ky mocion i iniciuar nga grupi parlamentar i PDK-së, rrëzoi atë të Lëvizjes Vetëvendosje!, të 7 dhjetorit, i cili kërkonte respektimin e reciprocitetit ekonomik, politik e tregtar me Serbinë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se protesta synon mbrojtjen e Republikës së Kosovës dhe prodhimin vendor.

>> Ditë e keqe për Kosovën dhjetra të lënduar mbi 140 të arrestuar >> Komente (2160)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi