Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahë Sadrija: Homazhe e Kurora Lulesh në Lëndinën Memoriale të 112 Dëshmorëve të Kombit

Shko poshtë

Jahë Sadrija: Homazhe e Kurora Lulesh në Lëndinën Memoriale të 112 Dëshmorëve të Kombit Empty Jahë Sadrija: Homazhe e Kurora Lulesh në Lëndinën Memoriale të 112 Dëshmorëve të Kombit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 12, 2009 2:23 am

Jahë Sadrija: Homazhe e Kurora Lulesh në Lëndinën Memoriale të 112 Dëshmorëve të Kombit U1_JaheSadrija
Në 10-vjetorin e Betejës së Koshares
Homazhe e Kurora Lulesh në Lëndinën Memoriale të 112 Dëshmorëve të Kombit
Nga Jahë Sadrija
Që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, rrugët për në fshatin kodrinoro-malor, rrëzë alpeve shqiptarë, ishin të mbushura përplot qytetarë, që shkonin drejt lëndinës së 112 varrezave të dëshmorëve të lirisë, të renë sot e 10-vite më parë, në Betejën e njohur e të përgjakshme të Koshares. Këtu për herë të parë pas një lufte të rreptë, u thye dhe u bë i paqenë kufiri Shqipëri-Kosovë, nga luftëtarët e UÇK-së, nën udhëheqjen e komandanteve Agim Ramadani dhe Sali Çeku.
Beteja e Koshares e zhvilluar më 8 e 9 prill 1999, u nderua sot, për të qenë i paharruar dhe i pavdekshëm kujtimi për 112 dëshmorët, pjestarë të UÇK-së, nga të gjitha trevat shqiptare.
Për të nderuar dëshmorët, të pranishëm ishin edhe: Ramush Haradinaj, Agim Çeku, bashkëluftëtarë e figura të politikës Kosovare.
Në këtë luftë spikati qëndresa, karakteri burrëror i pjestarëve të UÇK-së, që bartnin tiparet më karakteristike morale dhe luftarake.
Kaluan 10-vite nga dita kur Koshara me gjakun e 112 dëshmorëve lëshon mesazhin, se liria do të vijë nga gryka e pushkës së UÇK-së.
Koshara dikur fshat i banuar nga qindra familjarë, me shtëpi të bukura, me ujë të ftoftë, me ajr të pastër e të freskët, sot është vetem fshat ku pushojnë trupat e 112 dëshmorëve, nga të gjitha anët e Kosovës. Humbjet në këtë betejë, nga ana jonë ishin të rënda por edhe për armikun serbo-malazias, nuk ishin të pakta. Kështu rrëfen pjesmarrësi i gjallë i kesaj beteje, Shadan Dula, i cili me dhembje i ruante kujtimet dhe shokët e rënë.
Më sy të përlotur Shadani u shpreh: “ Armiku në këtë betejë pësoi humbje, por humbjet e tij sado të rënda që ishin, nuk e lajnë gjakun e dëshmorëve dhe të komandantëve: Agim Ramadani e Sali Çeku”
Në këtë betejë u vraë: Kasim Uka, nga fshati Ponoshec dhe i riu, Fisnik Salihu, nga fshati Morinë- na tha ndër të tjera, Blerim Ahmeti nga fshati Ponoshec, pjesmarrës i Jahë Sadrija: Homazhe e Kurora Lulesh në Lëndinën Memoriale të 112 Dëshmorëve të Kombit U1_UCKkësaj beteje të madhe. Për të shtuar: ” Në gjendje tepër të pafalshme janë sot varrezat e dëshmorëve në Kosharë, për këtë janë fajtore organet e pushtetit qendror dhe vendor. Derisa sa sillemi kështu si të verbër pranë varrezave të dëshmorëve, veshtirë se do të ecim përpara në Kosovën e pavarur. Rrrugët e Prishtinës të shtruara në pllaka mermeri, e varrezave të dëshmorëve edhe dheu po ju shembet”.
Derisa sot qëndroja pranë këtyre varrezave, m’u bë sikur nga të rënët i dëgjova këto vargje:
Moj Kosovë gatua me gjak
Druajmë për ty mos kemi bë pak
Dhe në qoftë pak gjak që dhamë
Trembim vdekjen e qohemi në këmbë.
“Pasha gjakun Ilir, s’ka jetë as lumturi për ne, pa çlirim nga i huaji e pa bashkim të tokave shqiptare”, pati thëne qëmoti Atdhetari Hasan Prishtina.
Lavdi dëshmorëve të betejës së Koshares!
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!

Gjakovë, 09-04-2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi