Prof. Dr. Mehdi Hyseni:Walker në protesta, populli jo (!)
Faqja 1 e 1

Walker në protesta, populli jo (!)
Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni
*** Iu faleminderit Z. William Walker, miku ynë i shtrenjtë dhe dot i paharruar, që jeni së bashku me ne, po na vizitoni dhe po nderoni si në ditët e stuhishme të luftës, ashtu edhe në kohë paqeje, në kohë amullie politike, ekonomike, sociale, varfërie dhe papunësie mbi 50%.
-Çfarë imazhi ndërkombëtar po kërkojmë ne? – Kur nga vendi ynë aleat mik-Amerika, William Walker erdhi për të vrojtuar drejtpërdrejt protestat në Merdare, e mileti ynë ishte “barrikaduar” brenda në shtëpitë dhe në banesat e tyre të nxehta, duke shikuar “filma të vizatuar” nga made in RTK-ja “asnjanëse” e politikës pushtetore e qeverisë së Hashim Thaçit.
-Ky është imazhi ndërkombëtar i Kosovs!?
-Ish-shefi i OSBE-së në Kosovë, William Walker nga Amerika e largët, erdhi për t’i vëzhguar për së afërmi në terrenin shqiptar protestat paqësore të Vetëvendosjes në Merdare, më 22 janar 2012, kurse shumica dërrmuese e shqiptarëve në Kosovë, ngeli brenda në shtëpitë dhe në banesat e tyre të ngrohta, duke i “ futur veshët në lesh” në rolin e spektatorit, gjoja se në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, asgjë e rëndësishme nuk po ndodhte, edhe pse me qindra qytetarë dhe veprimtarë të Lëvizjes Vetëvendosje me në krye liderët e tyre (Albin Kurti, Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Florin Krasniqi, të gjithë këta deputet të Kuvendit të Kosovës.) në mënyrë paqësore protestonin për të ndaluar kamionët me mallra të Serbisë në Kosovë. Protestonin në mbrojtje të Republikës, në mbrojtje të prodhimeve vendore të Kosovës, në mbrojtje të reciprocitetit të këmbimit dhe të qarkullimit të mallrave me Serbinë.
Mirëpo, sa ia vlen, kur në protestën paqësore të Lëvizjes Vetëvendosje( 22 janar 2012) në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, populli nuk ishte me William Walker-in dhe me Lëvizjen Vetëvendosje, por vetëm disa qytetarë (të rinj, studentë, nxënës dhe pleq), ithtarë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Me gjithe respektin e madh dhe mbështetjen e parezervë për të gjithë ata qytetarë dhe veprimtarë të Vetëvendosjes që kanë marrë pjesë në protestat paqësore më 14 dhe dhe më 22 janr 2012 në Merdare dhe te Dheu i Bardhë në kufirin Kosovë – Serbi, fatkeqësisht, atje, nuk ishte i gjithë populli, por “bënte sehir”, i strukur në “birë të minit” nga frika e kërbaçit të shtetit policor të Hashimit.
Kjo është fatkeqësia, mjegulla e padavaritur dhe iracionalizmi, që shtron shumë pyetje serioze edhe për popullin, edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, që kërkojnë përgjigen e saktë dhe të drejtë të ndërtimit dhe të harmonizimit të strategjisë së veprimit të tyre të përbashkët në sfondin politik, kombëtar dhe shtetëror.
Në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, në protestën paqësore mbi reciprocitetin ekonomik dhe tregtar të Kosovës me Serbinë, ishin Lëvizja Vetëvendosje dhe vëzhguesi nga Amerika, miku ynë i madh dhe i shumëçmuar William Walker, jo shumica dërrmuese e popullit. Mjerisht, kjo është disonanca absurde në relacionin Vetëvendosje-Popull, kur dihet se që nga krijimi, kjo Lëvizje me veprimet dhe me protestat e saj të guximshme, të drejta, të ligjshme, demokratike dhe paqësore, bërë nëpër sheshet dhe rrugët e Kosovës, ishte në fuksion të mbrojtjes së interesave, të kërkesave, të të drejtave dhe lirive fundamentale të popullit dhe të Kosovës.
Ndërkaq, sot, çfarë po ndodh me popullin, ku është populli? - Vetëvendosja po rrahet, po torturohet, po arrestohet, po shpifet (nga kundërshtarët e saj politikë të pushtetit policor, se gjoja është kundër standardeve dhe vlerave demokratike everopiane dhe amerikane ), po plagoset dhe po burgoset vetëm pse është në anën e përligjjes dhe të mbrojtjes të së drejtave dhe lirive thelbësore të tij?!
Ku është populli? Pse Pse populli i ka futur “veshët në lesh” e asgjë nuk po dëgjon dhe, nuk po sheh se çfarë po ndodh me Lëvizjen Vetëvendosje?!
Ky raport i pakuptueshëm Vetëvendosje – Popull, provon se, duhet të kalojnë edhe shumë vite, derisa të vetëdijësohemi dhe të piqemi politikisht dhe demokratikisht për t’i kuptuar të drejtat, liritë dhe përgjegjësitë tona si individë dhe si kolektivitet shoqëror.
Këto disonanca të “kontaktit të shkurtër” Vetëvendosje –Popull, fatkeqësisht përbëjnë një mjegull të dendur, të cilën më së shumëti e duan dhe e shfrytëzojnë për qëllimet dhe inetresat e tyre politike, ekonomike, tregtare, territoriale etj., armiqtë e popullit dhe të Kosovës.
Sikur në protestat e ligjshme, demokratike dhe paqësore të reciprocitetit (jo të kurrfarë bllokadave jo të ligjshme, ashu siç i kualifikoi gabimisht dhe me tendencë, ministresha e Transportit dhe e Tregtisë së Kosovës, z. Mimoza Kusari Lila,) ekonomiko-tregtar të Kosovës me Serbinë, të zhviluara më 14 dhe 22 janar 2012 në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, të ishte i pranishëm populli në mbështetje të tyre së bashku me Vetëvendosjen dhe me vrojtuesin amerikan William Walker, sigurisht se ato, do të kishin pasur një rrjedhë dhe epilog krejtësisht tjetër efektiv ligjor, demokratik dhe paqësor në favor të respektimit, të mbrojtjes dhe të jetësimit të së drejtës së reciprocitetit, të vetëvendosjes dhe të sovranitetit të POPULLIT dhe të Republikës së Kosovës, e, jo, nuk do të vinte në shprehje triumfi i politikës së dhunës së shtetit policor mbi Lëvizjen Vetëvendosje, ashtu siç ndodhi më 14 janar 2012.
Të mos harrohet Vetëvendosja, nuk është koha e “filmave horror” të RTS-së!
Ata bijë dhe bija të Vetëvendosjes dhe të mbështetësve të saj, që në akull, në borë, në shi, në stuhi dhe, nën kërbaç policor po luftojnë për të mirën dhe për interesin e përgjithshëm të popullit, nuk duhet të harrohen, të përbuzën dhe të lihen vetëm nga populli.
Së fundi, nëse nuk mbështet Lëvizja Vetëvendosje në veprimet e saj ligjore, kushtetuese, poliike, demokratike, paqësore, kombëtare dhe shtetërore, në interesin e përgjithshëm të popullit dhe të Kosovës, atëherë, nuk është fare çudi dhe e papritur, as përdorimi i politikës së dhunës dhe të kërbaçit, e as i reprizës së këndimit të këngëve triviale të perënduara të diktaturës së komunizmit serbo-jugosllav, sikurse që ishte kjo: “Marshall Tita në kali të bardhë, o, ogrolla more shqiptarë”!!!
-Mjaft më, me aso politikash antishqiptare, ka vdekur tiran marshall tita, ka ngordhur “kali i bardhë” i politikës së tij antishqiptare, ka cofë-djegur kasap Miloshqeviqi në gjenocidin e tij, tanimë, në Kosovë ka vetëm shqiptarë. Kosova është e lirë dhe sovrane. Kosova është e shqiptarëve dhe e Shqipërisë, jo e Boris Tadiqit, as e Serbisë ndaj së cilës, politika e sotme zyrtare e Kosovës, është bërë rob, duke i hapur rrugë dhe shtigje të lira, që pa asnjë pengesë, të shtrijë sundimin e saj politik, ekonomik dhe tragtar kolonial dhe neokolonial në Kosovë.
-Mjaft më, me këso “këngësh” të repertoarit të politikës nënshtruese, vetëkapitulluese dhe vetëmohuese, ndryshe Lëvizja Vetëvendosje, do të jetë e vetmuar edhe te Dheu i Bardhë, edhe në Medar etj.
Ky është problem serioz kombëtar dhe shtetëror, që duhet t’i brengosë, edhe popullin, edhe Vetëvendosjen, edhe të gjitha partitë e tjera politike opozitare të Kosovës.
Ndryshe, nëse nuk bashkohet gjithë opozita së bashku me popullin, atëherë, do të na përsëritet refreni, tanimë i dëgjuar i këngës së hidhur politike (tallava): “Marshall Tita në kali të bardhë, Serbinë në Kosovë, askush nuk guxon ta ndalë”(!!!)
Kësaj, shprehur popullorqe, do i thoshin “Luje macë kryet e bullit”!!!
Temë priorotare, Veriu i Kosovës, jo izolimi i Vetëvendsojes!
Sepse, tanimë kanë filluar përgatitjet serioze për njohjen e statusit special të serbëve në Kosovën Veriore. Këtë e paralajmërojnë, edhe “katër pikat” e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq. Këtë formulë të re politike të Tadiqit, si duket Anglia dhe Franca kanë filluar ta studiojnë me seriozitet.
Kjo do të duhej të ishte temë prioritare e politikës dhe e diplomacisë së Kosovës, jo rrahja e protestuesve paqësor të Lëvizjes Vetëvendosje, me qëllim që të normalizohen marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare, si dhe të lëvizjes së lirë të njerëzëve dhe të mallrave të Serbisë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi