Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi-Leter birit tim të vrarë para 18 vitesh!

Shko poshtë

Agim Gashi-Leter birit tim të vrarë para 18 vitesh! Empty Agim Gashi-Leter birit tim të vrarë para 18 vitesh!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 25, 2012 1:34 am

Agim Gashi-Leter birit tim të vrarë para 18 vitesh! 404955_10150508700079077_644509076_9155100_2032942272_n

Agim Gashi-Leter birit tim të vrarë para 18 vitesh!

I dashur biri im, Ninel!

Ti e di që të kam shkruar poezi, të kam shkruar këngë, të kam përkujtuar çdo vit, por letër,o biri im s‘të kam shkruar dot. S‘të kam shkruar se gjithëherë të kam pasë në kujtimet e mia ashtu si ke qenë, i buzëqeshur gjithmonë, pak i lazdruar, gjithmonë faqekuq dhe disi si me marre....

Të mbaj mend edhe kur ishe shumë i vogël e kur bërtitje:“Unë jamë sciptal“ . Kështu thoshe se akoma nuk mundje ta shqiptoje mirë fjalën shqiptar. Atëherë unë nuk e dija se ty do ta merrte jetën mu kjo fjalë e cila kishte zënë vend në kokën tënde.

Ninel i dashur!

Ti, shumë shpejt lëshove shtat. Kur ika në kurbetin e zi, ti nuk ishe rritur akoma, por si për inatin tim, sapo u largova, ti lëshove shtat thua se doje ta prekje qiellin ose të zgjateshe aq shumë për të më parë se ku gjendem, sa larg gjendem dhe se a do mundesh të më mbërrish. Thoshin njerëzia: Si gufoi ky kështu, ore?Mos është kob?!

Po të shkruaj, o biri im, me dhimbje të madhe shpirti, që po të mos ishe vrarë pafajësisht, sot do t‘i kishe 35 pranvera, do të ishe njeri i pjekur e me familje të formuar. Nusja jote do të ishte shumë e bukur, e mençur dhe e sjellshme. Do të kishit disa fëmijë të cilët do t‘i edukonit njerëzisht, kombëtarisht, që të rriteshin të drejtë e të ndershëm. Të vranë, o biri im i shtrenjtë, nuk të lanë t’ia arrish asaj dite.Të vranë për një fjalë goje, të vranë pafajësisht, të vranë e të shanë ty e mua. Por mua, o bir, s‘më vranë, por duke të vrarë ty, më vranë edhe mua. Ta morën kufomën dhe u frikësuan nga kufoma jote, nga kufoma e një fëmije me rrezatim drite, me rrezatim Kosove, me rrezatim lirie...Dhe babai yt i mjerë,as varrin nuk ta di.
Por ti mos u mërzit, biri im Ninel, sepse babai shumë shpejt do ta marrë rrugën e amshimit, atje ku je ti me shumë engjëj të pafajshëm, engjëj, që para kohe ikën nga kjo botë për t‘i dhënë asaj tjetre bukurinë që ka. Atje unë patjetër do ta gjej çerdhen tënde.
Deri atëherë s‘më ka mbetur edhe shumë të këndoj këngë për Ty, të ta shkruaj ndonjë poezi apo edhe ndonjë përkujtim.
Bëhu burrë si je e prit se do të vi!
Babai yt Agimi nga kurbeti i Zi!


P.S.
P.S. Biri im, ti nuk u radhite në mesin e dëshmorëve e as të martirëve.Sdi a ke dëgjuar por në Kosovë pati luftë e cila mori shumë viktima. Atje i ke biri im edhe pse ata janë regjistruar në listat e shtetit. Ty të humbi kufoma, të humbi edhe emri. Por mos ke dert, babai stë harron kurrë!

PAFAJËSI E NDËSHKUAR


Agim Gashi-Leter birit tim të vrarë para 18 vitesh! 407533_10150508683794077_644509076_9155065_470665604_n

Kushtuar birit tim Ninelit, Diellzës, mbesës së mikut tim Adem Berishës dhe të gjithë atyre që u vranë ose vdiqen pafajsisht në moshat e njoma të jetës së tyre!

Sot sharkia më thirri vet
të ia dridh telat, ta lajë me lotë
nga mërgimi, kjo plagë që vret
për të kujtuar për jetë e mot.

Ninel bir or skifter mali
ty qe të kisha të mirin djal
shtatëmbëdhjetë vjeç shkjau jetën të ndali
që për jetë të jetëve s’ia bëj hallall.

Prehu i qetë bir në përjetësi
bashkë me motra e vëllezër plot
që humbën jetën qysh në fëmijëri
pa asnjë borxh atëherë dhe sot.

Merre Diellzen e i shtrëngo dorën
bashkë parajsën ju zbukuroni
babë e gjysh ju vejmë kurorën
nga parajsa ju ne na mbroni.

Ju jeni yje të përjetësisë
që shkëlqeni kurrë pa u ndalë
ndonëse viktima të çmendurisë
të mos ndaheni si pëllumba të bardhë.

Ne për juve shkruajmë poezi
rrahim telat nëpër sharkia
si dallëndyshet ju kem’ përmbi
qoftë e juaja pavdekësia.

Edhe motra e vëllezër shumë
poezi që u kanë kushtuar
mallkojnë vrastarët të bëhen shkrumb
për mizoritë që kanë treguar.

16.06.2010 Düren

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi