Fatmir Minguli:Nëpër artin poetik të Adem Zaplluzhës
Faqja 1 e 1
Fatmir Minguli:Nëpër artin poetik të Adem Zaplluzhës
Nëpër artin poetik të Adem Zaplluzhës
Një parathënie për librin “Mirëmngjes Imzot”
Fatmir Mingulli-Kritik letrar
Libri poetik “ Mirëmëngjes Imzot” është më i fundit i poetit Adem Zaplluzha.
I ndarë në tre pjesë solide, libri kumton pjesët më të bukura që poezia e një poeti të vërtetë, mund të japë. Është një “libër kompozim”. Idetë filozofike, aq të fuqishme për këtë poet janë ngërthyer e bërë një copë me jetën e njerëzve, me mendimet e tyre, me vetë historinë e tyre. E midis ngjizjeve të tilla, shfaqet me ngjyrat më të ndryshme natyre. Ide, njerëz, natyrë. Është një amalgamë e përgatitur me kujdes nga poeti Adem Zaplluzha.
Këto tre pjesë janë: “ Era e kujtesës”, “ Mirëmëngjes Imzot ” dhe “ Më prit qyteti im”.
Siç shihet dhe nga këta tituj, libri përmbledh plot imazhe nga më të ndryshmet e që reflektohen në ekranin e madh të jetës nëpërmjet teknikës së kaleidoskopit poetik.
Poetika e këtij libri është e bazuar në radhë të parë në origjinalitetin e vetë poetit, e në radhë të dytë për kombinimin e abstraktes me realitetin.
Në poezitë e Adem Zaplluzhës e jo vetëm ne këtë libër, por në gjithë krijimtarinë e tij, ndjehet një abstraksion poetik, por që ka vetinë e tretjes në lëngun e madh të jetës. Duke mos qenë i zakonshëm si poet ai është novator në poetikë, duke e sjellë atë në rrugë inteligjente e për të treguar të mirat apo të këqiat e jetës.
Era për Zaplluzhën është kujtesë, është simfoni yjesh, është këpucë e bardit të lashtë dhe përfundimisht është instrument poetik i tij.
Nëse në poezitë e Adem Zaplluzhës ka guxim në hedhjen e metaforave sa abstrakte aq dhe te logjikshme, a nuk ngjajnë ato me penelatat e vrullshme të një piktori abstrakt por boll të kuptueshëm. E kjo ndodh pothuaj në çdo poezi. E ç’ të pakuptueshme ka në poezinë “Prizren”, kur poeti thotë qartazi:
Më prit qyteti im
Më prit
Unë sërish do të kthehem
Nëpër fshehtësinë e sokakëve
T’i preki pak ato ëndrra
Që askush deri më sot
Nuk i ka prekur!
Ndjenjë , abstragim, mendim për të ardhmen!
Në pjesën e dytë të këtij libri, autori ka future poemën delikate “Mirëmngjes Imzot” ku flitet jo vetëm për Skënderbeun tonë por për historinë e shqiptarëve. Klithmat elegjiake, figuracioni shumëngjyrësh, tendencat për risjellje të Motit të Madh, qepin në copë mëndafshi të flamurit kombëtar 10 pjesë njëra më emblematike se tjetra, e qepja është me fijen e artë e të padukshme të artit të Zapllushës.
Ky libër që nuk largohet kurrë nga ndjenjat për gruan e dashur, është bërë i ngrohtë pikërisht dhe nga kjo dashuri përhershmë. Ajo zë vendin e vet të bukur midis dashurisë për rrugicat dhe qytetin, për Kosovën dhe për historinë e lashtë të shqiptarëve. E kurrëë në gjithë poezitë e Zaplluzhës nuk mungojnë peisazhet që nga oborri i vogël i shtëpisë e deri në Kozmosin plot me yje poetikë.
Adem Zaplluzha është ndryshe dallueshëm nga poetët e tjerë. Ai paraqet një teori të tijën në bërjen e poezisë, poezi që ruan portret të plotë pothuaj në shumicën e librave të tij të shumtë.
Libri “Mirëmngjes Imzot” i jep lexuesit një kërshëri, një interes që vjen e shtohet nga faqja në faqe, e ku jeta e Kosovës shpaloset ashtu siç është. Kjo vjen ngaqë Adem Zaplluzha nuk është predikues si shumë poetë të cilët bëhen autorë aforizmash.
Ai predikimin e hedh tej e guxon të sjellë në vargjet e tij moderne atë çka në zemrën e tij. Nëse në poezitë e tij nuk kemi rimën konvenciale, atë të përhapurën gjithandej, ne gjejmë muzikalitetin e mendimit e që trasmetohet në të gjithë poezitë e këtij libri.
Fatmir Minguli
Kritik
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Wed Jan 25, 2012 1:27 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Adem Zaplluzha:SI KANUNI I LEKËS
Adem Zaplluzha:SI KANUNI I LEKËS
Në lagjen tonë
Na kanë mësuar t’i pjekim fjalët
Si bukën në çerepin e dheut
T’i mbajë lidhur dizgjinët e gjuhës
Dhe të ecim
Vetëm pas rrjedhës së ujit
I kemi disa kode
Që akoma janë ballëhapur si kanuni
Nuk e duam gjakun
Andaj i thajmë këmishët në erë
Ose nga kujtesa nxjerrim dhembjen
Dhe këndojmë majëkrahut
Në lagjen tonë
Si nëpër ëndrra burrat hynë
Dhe dalin nga legjendat
Ngjanë që të burrërohen nuset
Nëse djemtë martohen me plumba
Nëpër lagjen tonë
Njerëzit kanë një ecje madhështore
Kalojnë sokakëve
Kryelartë si Kanuni i Lekës
Adem Zaplluzha
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi