Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albin Kurti në “Tonight Ilva Tare": Shtetndërtim dhe bashkim

Shko poshtë

Albin Kurti në “Tonight Ilva Tare": Shtetndërtim dhe bashkim Empty Albin Kurti në “Tonight Ilva Tare": Shtetndërtim dhe bashkim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 25, 2012 3:10 pm

Albin Kurti në “Tonight Ilva Tare": Shtetndërtim dhe bashkim

Albin Kurti në “Tonight Ilva Tare": Shtetndërtim dhe bashkim 1nt-vete

Intervistë me liderin e Vetëvendosjes në lidhje me ngjarjet e fundit të janarit. Të thëna e të pathëna, protestat ndaj Serbisë, përballja me policinë, krahasimet ndërmjet dy janarëve, atij në Shqipëri dhe atij në Kosovë, motoja e tij për shtetëndërtim dhe bashkim, këto dhe shumë cështje të tjera në intervistën e mëposhtme me gazetaren Ilva Tare.

Pse zgjodhët të dilni në rrugë?
Demokracia është e nevojshme por e pamjaftueshme, duhen dhe aksione direkte. Konstatuam cështje të domosdoshme që të bllokohej hyrja e Serbisë, duke qenë se kishte dhe një vendim të Parlamentit. Serbia është debitore dhe borxhlie ndaj Kosovës sa i përket dëmeve gjatë luftës.


Ju nuk keni pasur asnjë mbështetje si brënda dhe jashtë?
Kryeministri Thaci na ndëshkoi me policinë e tij, ndaj kishte pamje të dhunshme në proteste. Protesta është vlerë demokratike dhe e drejtë universale. Ndonëse ne kemi kërkuar dorëheqjen e kryeministrit ne po kërkonim marrjen e pushtetit të Serbisë në Kosovë. Nuk brengosemi kush është me ne në aspektin formal, ne mbështesim qytetarët , të vendosin për veten e tyre. Nuk jam takuar me Thacin, kemi biseduar vetëm në Kuvend, ku ai lëshoi një lumë fyerjesh ndaj nesh. Nuk është e mundur të komunikojmë me të pasi ai na konsideroi ne armiq më të tmerrshëm se Serbinë.


Deklarata e Thacit, “nuk do të ketë 21 janar të Shqipërisë?
Ai fliste për dhunë , mendonte batuta inteligjente, ishin reagime banale. Përdori policinë për të ushtruar dhunë ndaj nesh. Kjo nuk uli numrin e protestuesve, ai lokalizoi protestën në një vend ku nuk kishim asnjë mundësi për vazhdimin e protestës. Ne kemi bërë dy protesta ku ka pasur reciprocitet të plotë me Serbinë.




U bënë këto protesta për të tërhequr vëmendjen dhe për të promovuar Vetëvendosjen si forcë kryesore opozitare?
Ne jemi mjaft të njohur ,nuk kishim këtë qëllim.


Ju përdorët të njëjtat metoda ndaj Thacit si ai ndaj Rugovës?
Njerëzit gjejnë shpjegime të thjeshta duke u shmangur të mendojnë më tepër. Nuk kemi problem me kryeministrin por me mënyrën e qeverisjes. Ndonëse është votuar më shumë se ne, nuk do të ndodhë kështu në zgjedhjet e ardhshme.




Një mik i juaji, Adem Demaci është shprehur kundër dhunës dhe nuk pajtohet me ju?
Të jesh elastik dhe ti përshtatesh situatave nuk është virtyt, ne mund të biem dakort me shumë gjëra me të por jo me gjithshçka. Ai është figurë e nderuar dhe e rezistencës në Kosovë.




A ka pasur elementë të infiltruar policorë në radhët e aktivistëve gjatë protestave?
Ka pasur për të shkaktuar provokime dhe për të zhvendosur përgjegjësitë, por nuk arriti të realizojë misionin e saj. Ne asnjëherë nuk kemi qenë të dhunshëm, ne gjithmonë e kemi pësuar. Ne kemi miq ndërkombëtare, por nuk bëjmë dot rolin e servilit. Ne dukemi më radikalë sepse na krahasojnë me këta politikanë që vetëm të tillë nuk janë. I gjithë stabiliteti në Ballkan bëhet në kurriz të shqiptarëve, na akuzojnë për dhunues kur ne jemi të dhunuar, nuk kemi armiq por kundërshtarë.


Jeni takuar me Ambasadorët e huaj ?
Ne të gjithë na kontaktojnë sepse jemi subjekti i tretë në Parlament. Ata në Kosovë konsiderojnë që nëse nuk ka luftë në Kosovë ne jemi mirë, prandaj ata janë të kënaqur dhe shprehen “gjendja e qetë por e tensionuar”. Nëse duam të shmangim tragjeditë duhet ta zhvendosim tensionin në Serbi, Greqi e me radhë.Na duhet një bashkim kombëtar.


Si i keni përcjellë ngjarjet e 21 janarit në Shqipëri dhe a ka asimetri mes tyre?
Ngjashmëria nuk është ashtu si e përshkruan Thaci, po në dy rastet ka njerëz të thjeshtë që nuk janë të kënaqur me realitetin dhe ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë. Kjo dekadë është zgjidhja, ky brez i yni ka përgjegjësi të bëjë një hov të kombit tonë. Duhet të vazhdojnë hetimet për ngjarjet e 21 janarit për të vënë në vend drejtësinë në Shqipëri.Në Kosovë sistemi i drejtësisë lë shumë për të dëshirua, sepse ka aq shumë padrejtësi, por jam optimist që kjo do të ndryshojë.


Ç`marrëdhënie keni ju me qeverinë shqiptare?
Qëndrimi i saj nuk ishte i drejtë, mbajtën ritmin e qeverisë së Kosovës.Të gjithë ata që flasin keq për ne vetë do ta pësojnë në fund, pasi na portretizuan në mënyrë jo të drejtë. Me Berishën jemi takuar me 28 nëntor në Presidencë, por nuk kemi biseduar.


Rama ka deklaruar nuk reaguam sepse “duhet të jemi të kujdeshëm për të mos i dhënë leksione njëri-tjetrit”?
Opozita është e vlefshme dhe shumë e rëndësishme, pasi nuk mund të ketë demokraci pa opozitë dhe ajo konsiston kudo ku ndodhen qytetarët. Ndoshta kemi pak botëkuptime të ndryshme dhe pikënisja jonë është vullneti. Kemi kontakte, kemi pasur dhe takime kur Rama vizitoi Kosovën. Nuk ishte takim kortezie por shumë miqësor dhe i vlefshëm. Deklarata për leksione është e drejtë por s`do të thotë të mos kemi qëndrime. E lidhur me deklaratën e Thacit është shumë e drejtë. Ne nuk e kemi shpikur Vetëvendosjen , thjesht e kemi vazhduar këtë traditë, Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë protestat. Vizitën e Ramës në Preshevë e konsideroj shumë të drejtë pasi ka një shpërfillje të Prishtinës ndaj tyre. Serbia u ka shkelur të drejtat e popullsisë në Preshevë.




Cfarë humb Kosova nëse bisedon me Serbinë?
Serbia ka interesa negative në Kosovë. Ne jemi dhe palë dhe temë në bisedime.Me të mund të llogaritësh vetëm masën e humbjeve. Procesi po shkon në drejtim të gabuar, shtet kopje pa Republikë. Qëllimi i Serbisë është të zbatojë planin e njëjtë me Bosnje-Hercegovinën.Kosova ka dy rrugë, ose shtet normal ose të bosjenizohet.




Koncensionet, ju akuzoni Serbinë se po pushton Kosovën ekonomikisht?
Kjo nuk është tregëti e lirë por shumë e shtrenjtë, ata na shesin produkte që ne mund ti prodhojmë dhe vetë, por ajo subvencionon fermerët e saj. Ne nuk eksportojmë dot vetë në Serbi, vetëm nëse i nënshtrohen Serbisë. Nuk ka tregëti të lirë kur Serbia nuk njeh Kosovën. S`ka asgjë vullnetare kur popullsia është në gjendje kaq të varfër. Prodhimet e tyre janë më të lira, por kjo nuk funksionon nëse nuk kemi prodhim vendas. Ne ishim për reciprocitet me Serbinë. Nëse Serbia na njeh dhe paguan borxhet që ka, atëherë ne mund të kishim marëdhënie normale, nuk na ka paguar dëmet e luftës. Me këtë dialog Serbia po i afrohet Brukselit, ndërsa Kosova Serbisë. Kosova ka një levë të rëndësishme në lidhje me këtë shtet por nuk po e shfrytëzon. Duhet të ndërpriten bisedimet, Serbia bëhet aq më e keqe sa më mirë të sillesh me të. Duhet ti kthehemi prodhimit dhe njëri-tjetrit. Ne nuk mund të krahasohemi me Serbinë në rrafsh nacionalist. Atje racizmi ndaj nesh është shumë i madh, në historinë e tyre portretizohemi si terroristë të lindur. Kufinjtë tanë janë në rrezik dhe burim për gjakderdhje të reja.


Programi ekonomik i Vetëvendosjes, jeni akuzuar si një i majtë ekstrem?
Ne nuk jemi ekstrem por etiketat janë të tilla, jetojmë në një realitet që nëse je normal dukesh ekstrem. Duhet tu kthehemi prodhimeve. Në Kosovë nuk ka ndodhur privatizimi i mirëfilltë, por një shitje sikur jemi në prag të një apokalipsi, qeveria mendon” nuk kemi asgjë ndaj duhet të shesim gjithshka”. Nuk jemi kundër privatizimit, interesat e përgjithshme mbi ato personale.


Problemet sociale në Kosovë, mund të jetë një amnisti nga ana juaj duke larguar vëmendjen nga këtu drejt problemeve me Serbinë?
Këto janë të lidhura, ne meremi dhe me këto probleme por ndoshta jo aq sa duhet. Programi jonë politik përbëhet nga 100 pika që janë në linjë dhe në sinkron me njëra-tjetrën. Shteti është i fuqishëm nëse është i sofistikuar, jemi për taksë progresive. Ne jemi për cmim jo të njëjtë nafte. Të gjithë duhet të paguajnë për të mirën e përgjithshme ,por ata që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë.




A e kemi në gen ne korrupsionin?
Korrupsioni është pjesë në të gjitha vendet e botës.


Pse vetëm në dy shtetet shqiptare bëhen koncensione që mbajnë erë tradhëti?
Ne po shkojmë nga lindja e egër në perendimin e egër. Brenda kapitalizmit ka aq shumë nuanca, por ne kemi kaluar nga ekstremi në ekstrem.


Cfarë thuhet në librat e Shqipërisë për Kosovën ?
Duhet të kemi arsim të unifikuar. Përmes tij do të ndodhë një politizim i kombit, e cila duhet të ndodhë. Ne jemi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Udhëheqësit duhet të ndjekin popullin, duhen lejuar referendumet.


Pse kritikuat takimin e Thacit me Tadic, a do të takoheshit ju me të?
Kryeministri dhe qeveria kanë një lloj lidhje mes takimit dhe sjelljes së egër të qeverisë ndaj Vetëvendosjes. Nuk do të takohesha me të.


Ju nuk e keni njohur Pavarësinë e Kosovës, si shpjegohet qëndrimi?
Ne e kemi njohur si fjalë të re për ne,por jo në përmbajtje, sepse është pavarësi pa sovranitet.




Kush do të jetë kryeqyteti nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë?
Mendoj Tirana, por nuk është kjo cështja.


Cfarë do të ndodhë tani, lëvizja e radhës?
Lëvizja e radhës është protesta e tretë.


A mendoni se është e dëmshme që Serbia të integrohet përpara Shqipërisë dhe Kosovës në BE?
Nëse Serbia hyn në BE para Shqipërisë dhe Kosovës dëmet janë të paimagjinueshme , do të përpiqet me të gjitha format të na kushtëzojë.


Ç`ju shtyu drejt politikës?
Kordinimi i bindjeve me institucionet. Duhet një ligjerim politik dhe ideor i njëjtë.


Vijon…………………..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi