Shpend Shala:Tahir Zemaj, strategu i artit luftarak për ta liruar Kosovën nga okupatori
Faqja 1 e 1

Tahir Zemaj, strategu i artit luftarak për ta liruar Kosovën nga okupatori
Shpend Shala, bashkëpunëtor dhe bashkëluftëtar i colonel Tahir Zemës.
Përvjetori i lavdisë së kolonelit
Pikërisht kur Kosova u Liria nga pushtuesi serb, atë e vrau tradhtia serbe dhe dora e zgjatur e saj që pa pra kujdestaronte mbi komandantët e UÇK-së!
Sivjet u bënë nëntë vjet kur një dorë kriminale vrau mikun, kolegun dhe komandantin Tahir Zemaj. Sivjet u bënë nëntë vjet dhe jo vetëm për mua si mik e koleg i tij, por edhe për Kosovën janaret janë bërë muaj të dhembjes e të krimit, sepse në këtë muaj, Kosovës dhe kombit tonë iu kanë vrarë shumë bij dhe personalitete të njohura. Prandaj janari sikur simbolizon krimin mortar që vinte nga e njëjta ideologji, e që vazhdimisht binte si rrufeja mbi Kosovën. Në janarin e para nëntë vjetëve Tahir Zemaj bashkë me djalin Enisin dhe me kushëririn Hasan Zemajn kryetar i FR të LDK-së në Deçan u qëlluan në pusi, aty ku nuk duhej t'i merrte as pushka e armikut shekullor. Por, kujtimin për Tahir Zemajn nuk po e venitin as vitet e shkuara as këta nëntë përvjetor që i mbuluam me vajë e gjëmë. Kujtimi për te mbetet gjithmonë i freskët në mendjen dhe kujtimin tonë sepse ishte njeriu dhe intelektuali, por më shumë strategu i luftës, njëri ndër personalitetet më të shquara ushtarake që i pat Kosova, dhe bashkë me Ahmet Krasniqin do të likuidohen për ta vrarë Kosovën, ardhmërinë e saj.
Vrasja e Tahir Zemajt dëshmon se mbi lirinë e Kosovës po kujdestaron një dorë gjakatare, po përgjon krimi i zi. Dhe çuditërisht deri më sot askush nuk është prangosur, askush nuk është marrë në pyetje, kurse kriminelët jetojnë të lirë?! Dashtë zoti jo edhe në Parlamentin e Kosovës, e ku nga atje po vrasin shtresat popullore. Ata mund të gëzohen vet, dhe t’i gëzojnë familjet e tyre pa u shqetësuar fare se kanë lënë familje e fëmijë pa prind e zot shtëpie.
Sot mbi Kosovë, krimi i organizuar po bënë kërdinë, po përpiqet ta ngulfat lirinë e Kosovës, të ardhmen e saj. Por, dhembjet tona janë të arsyeshme sepse deri më sot nuk u zbardh krimi, nuk u pranguan kriminelët. Sot Strellci i tij, është i mbuluar me dhembje. Familja dhe miqtë e kolonelit e kanë vështirë pa njeriun e tyre, pa komandantin vizionar dhe Heroin e Kosovës.
Tahir Zemaj mbetet simboli i përkushtimit dhe i profesionalizmit ushtarak, simbol i bashkimit dhe i unitetit, por mbi të gjitha ai simbolizon ushtarakun dhe njeriun që për interesa kombëtare do t’ia shtrij dorën secilit për t’i tejkaluar paragjykimet dhe mërit. Tahir Zemaj kurdoherë është dëshmuar si njeri i tolerancës dhe sakrificës, ai do të bëjë këtë gjë edhe në frontet e luftës kur do t’u lë shteg të hapur injorantëve dhe bashibozukëve, vetëm e vetëm që Lufta e Kosovës të mos shndërrohej në një luftë vëllavrasëse siç e dëshironin komisar e komandant që lindnin si kërpudhat pas shiut.
Tahir Zemaj s’kishte kohë të merrej me injorant, atë e prisnin detyra fisnike prandaj gjithmonë ka menduar (dhe me këtë mendim ka shkuar edhe në botën tjetër), se kurrë nuk duhet të shtihet nga shqiptari kundër shqiptarit. Kjo frymë e lartë, kjo bindje patriotike do t’i kthehet bumerang pikërisht atij, pasi tradhtarët e spiunët nuk njohin as vlera morale, as patriotike, dhe s’kanë asnjë pikë humanizmi. Ata, në asnjë periudhë kohore nuk janë ngopur me gjakun e bijve të kombit tonë, dhe pikërisht kjo tradhti, kjo smirë e smirëzinjve më 4 janar 2003, do ti zënë pusin për t’ia marrë edhe jetën Tahir Zemajt, sepse atij ia kishin marrë e pushtuar edhe lirin e veprimit, edhe lirinë e lëvizjes, të cilën përpiqej ta bënte më me kujdes.
Por për Tahir Zemajn ka qenë vështirë të lëvizte më pak në Kosovën e çliruar, e cila lahej me gjakun e ushtarakëve, luftëtarëve dhe me gjakun e çlirimtarëve siç ishte vet Ai, siç ishte Ukë Bytyçi, siç ishte Ekrem Rexha - Komandant Drini, apo Komandanti i UÇK-së për Zonën e Rugovës Smajl Hajdaraj, dhe një mori komandantësh që i shpëtuan frontit të luftës por që i vrau liria e prolonguar nga karrieristë dhe mercenar të kulluar.
Tahir Zemën nuk e kanë thyer burgjet e Nishit, Leskocit, Mitrovicës, Prishtinës, Gjurakocit, Pejës dhe Dubravës sepse ishte idealist i madh, ai e donte pavarësinë e Kosovës. Më kujtohet entuziazmi i tij në vitin 1991 atëherë kur Tahir Zemaj arratiset nga burgu i Dubravës, dhe largohet nga Kosova për në Slloveni, për të kaluar disa kohë në Zvicër dhe së fundi do të vendoset në Gjermani. Më kujtohen edhe përpjekjet e tija për t'i bërë programet e "Vetëmbrojtjes të popullatës në kushtet e luftës speciale" që zhvillonte Serbia ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Më kujtohet entuziazmi dhe angazhimi i tij gjatë kohës kur bënte përpjekje për t’i vënë lidhjet me eprorët shqiptar në Perëndim dhe me ata që kishin mbetur në Kroaci, Slloveni e gjetkë. Më kujtohet edhe entuziazmi i tij kur filluan stërvitjet e djelmoshave kosovar në Shqipëri, por tani këto kujtime po më mbytin e zvetënohen edhe nga kujtimi edhe nga gjendja e mjeruar që po mbretëron në Kosovë.
Tashti më kujtohet edhe kontributi dhe përpjekja e tij së bashku me të madhin Sali Çekaj për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes, po më shumë më kujtohet gëzimi i tij kur për Ministër u emërua Kolonel Ahmet Krasniqi. Më kujtohen fjalimet dhe komandimet e komandantit tim Tahir Zemaj në Brigadat 131, 133 dhe 134 të cilat ishin brigadat e para Operative në kuadër të Shtabit Suprem të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Por gjëja më e gëzueshme për Tahir Zemajn ka qenë 21 qershori i vitit 1998 kur me dekret të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës emërohet komandant i Zonës Operative të Dukagjinit. Janë shumë kujtime që më sillen në këtë rast për mikun, kolegun dhe komandantin tim Tahir Zemajn, por më shumë po më kujtohen gëzimet e tija pas fronteve dhe betejave që ia patën shti tmerrin armikut. Dhe sado që heshtet Beteja e Loxhes, sado që ajo injorohet, të gjithë duhet ta din se ajo Betejë është udhëhequr dhe komanduar nga kolonel Tahir Zemaj.
Populli i Kosovës dhe sidomos anëtarësia e LDK-së i janë mirënjohës Tahir Zemajt për nderin dhe respektin që ai e pat për Kosovën, për institucionet e saj dhe për kryetarin e Kosovës dr. Ibrahim Rugovën të cilin deri në çastin e fundit të jetës së tij e njohu dhe e deklaroi si Komandant Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, sepse siç thoshte Tahir Zemaj këtë post ia ka dhënë dr. Rugovës Kuvendi i Kaçanikut dhe Kushtetuta e Kosovës që u miratua më 7 shtator të vitit 1990, dhe ia kanë verifikuar të gjitha zgjedhjet që janë mbajtur në Kosovë. Tahir Zemaj padyshim mbetet simboli i ushtarakut koherent, mbetet simboli i guximit dhe vetëmohimit i cili tërë jetën ia kushtoi artit luftarak për ta liruar Kosovën nga thundra e okupatorit. Pikërisht kur Kosova u Liria nga pushtuesi serb, atë e vrau tradhtia serbe dhe dora e zgjatur e saj që pa pra kujdestaronte mbi komandantët e UÇK-së. Prandaj në këtë nëntë vjetor nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të uroj që Dheu i Kosovës Nënë, të mos e rëndoj trupin e kolonel Tahir Zemajn, as trupin e Enisit të njomë dhe as trupin e veprimtarit të LDK-së Hasan Zemajt, sepse më rënd se Dheu i kanë qëlluar plumbat e tradhtarëve.
I përjetshëm do të mbetet kujtimi për komandantin Tahir Zemaj!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi