Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:EMËR PËR ZEMËR

Shko poshtë

Mentor Thaqi:EMËR PËR ZEMËR Empty Mentor Thaqi:EMËR PËR ZEMËR

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 26, 2012 4:32 pm

Mentor Thaqi:EMËR PËR ZEMËR 418937_350285381667540_100000582437455_1222326_1923426390_nMentor Thaqi:EMËR PËR ZEMËR 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:EMËR PËR ZEMËR
( Ilir i mbirë)

Emri im
oshëtimë shekujsh
e Dishepujsh
që rritet,
nuk ndalet,
nuk shitet
as falet,
nuk venitet,
përtëritet!
Dikush e quajti
pellazgjik i shkrirë,
të tjerë
antik i shtrirë,
edhe mitik
e mistik
nga dëshirë
a smirë?!
Po, t´gjithë e dijnë
edhe kur
e përbijnë
e kapërdijnë,
se është Antik,
është Ilirik
nga Toka
i mbirë!
Paj, qebesa
është thirrmë
e pasthirrmë,
Legjendë
me vend
e mend,
shëron dhëmbje
me amplituda kënge,
që kurr filli s´iu mat
se k´tu
të tjerë nuk pat!
kur s´pari
hapem sy
pamë Shqipen
mbi kry
dhe veç Kaptyll Djepi
përmbi e përbri!
Eh! Heret
shumë heret
patëm Zeus,
Orakull Ilir,
patem Jezus
me t´Hyut dëshirë,
k´tej kaloi
Ezopi, Arkimedi,
Homeri dhe Muhamedi,
paj, e tha
Nostradamusi
se ne vet ishim
Sapiens Homusi
të mbirë
nga humusi!
(Jo)çuditërisht
vetja ime
n´rrënjë sublime
që kur u nis
me Trung si Lis,
pati Tokë,
Qiell me Diell,
Natën me Hënë,
veç Babë e Nënë
dhe bëri HOP
me besim n´Zot,
dje dhe sot
pa luajtur dot!
Po po,
qyshse u nis
e u kurdis,
n´Kokë
mbanë veç Plis,
vertikal si Lis!
Epo,
ky është Emri im
me dhjetëmijëvjet
Trashëgim
n´Djepin e Truallin tim
Ilir i mbirë!

Mentor Thaqi VS., 24.01.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mentor Thaqi:EMËR PËR ZEMËR Empty Musa Jupolli:Kujtimet tona

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 26, 2012 11:12 pm

Mentor Thaqi:EMËR PËR ZEMËR 41673_1475749406_8718_n

Musa Jupolli:Kujtimet tona

Ti krijesë e vertetësisë
...
I të arriturave
Ti që ndërtove
Gjuhën
Ëmbëlsirë e dashurisë

Unë të thash
Hyjneshë në vete

I fola kohës
ruaje butësinë ndaj meje
Të tjerët do ta ndjekin
rrugën time

Afroditë n'gjuhën time
n'gjoksin e saj
dora përvlohet

Dita
Viti
Shekujt
E unë jemi këtu

Tungjatjeta
kjo shprehje syblime
Besa
E ndergjegjes
Elegancë
Bukuri
E stilit e gjuhës
n'betim për Atdheun
n'Ilirishte

Arti dialektika ime

Musa Jupolli,Paris, 26/01/2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi