Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bilall Maliqi: Bisedë me poetin Nehat Ramizi

Shko poshtë

Bilall Maliqi: Bisedë me poetin Nehat Ramizi Empty Bilall Maliqi: Bisedë me poetin Nehat Ramizi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 12, 2009 2:36 am


Bilall Maliqi: Bisedë me poetin Nehat Ramizi U1_nehat_ramizi
Nehat Ramizi
Bisedë me poetin Nehat Ramizi
PËR LEXUESIT KAM ADMIRIM TË VEÇANTË
Bisedoi Bilall MALIQI
Poeti Nehat Ramizi në letrat shqipe filloi të paraqitet herët duke bashkëpunuar me fletushkën “Jehona”, duke iu dërguar kështu poezi, punime me karaktere të ndryshme dhe ishte anëtar i redaksisë të po kësaj reviste.Nuk ishte vetëm kjo revistë e tri komunave tona që i thithte punimet e shumë krijuesve të kësaj ane po edhe të Nehatit, por ai bashkëpunoi edhe me revisten “Pioneri”.Ndjenjat, preokupimet e tij për krijime poetike, serioziteti dhe optimizmi për të ecur tutje me krijimtari e bëri të veten që Nehati të kurorëzohet me botimin e parë, por në vazhdim edhe me botime tjera zhanresh të ndryshme letrare.Këto që i përmendëm dhe për disa pika tjera të ndjeshme si për krijimtarinë e tij veç e veç, por edhe për interesime tjera në vazhdim poeti Ramizi iu përgjigj bisedës sonë...
Me përmbledhjen poetike ,, Plisi i lashtësisë” para lexuese ju jeni paraqitur në vitin 2003 ju lutemi na elaboroni me pika të shkurtëra përmbajtjen e motiveve të trajtuara në këtë përmbledhje, dhe pse e titulluat asisoji?

-Po është e vërtetë, kjo ishte sprova ime e parë me lexuesit e ndryshëm, në të njejtën kohë unë ndjeja kënaqësi për librin e parë të botuar dhe në anën tjetër ndjeja brengë, se si do të pritet libri im para dashamirëve të fjalës së shkruar. Motivet në këtë vepër janë nga më të ndryshmet, por dominon motivi patriotik dhe motivi erotik sepse këto ishin shkrime të shkruara shumë kohë me inspirime të ndryshme gjatë dekadeve. E titullova:,,Plisi i lashtësisë” për t’ua bër me dije dikujt se ne në këto troje s’jemi ardhacak, por banorë të përhershëm, se për këto troje nëse është nevoja duhet derdhur edhe gjak për mbrojtjen e tyre. Është një poemë në vete me diku 120 vargje, trajton një histori nëpër dekada të anës sonë me luftëra dhe toponime të ndryshme nga Tërnoci me rrethinë. Vetë i kam shetitur dhe parë ato vende të mrekullueshme.
Nga vargjet menjëherë kaluat në prozë, me sa e dimë, ky është romani i parë i botuar në komunën e Bujanocit nga shqiptarët. Për interes të lexuesve kuptimin dhe rëndësinë e romanit?
- Romani është një krijim klasik, i lexueshëm dhe thjesht i kuptueshëm për lexuesit. Ne themi lexim i njëduarshëm, kështu më kanë thënë lexuesit e shumtë, që më kanë përgëzuar për këtë roman. Ata që kanë filluar ta lexojnë s’kanë mund ta lënë në gjysmë, pa e përfunduar romanin. Protagoniste e romanit është Lokja, një nënë e shumëvuajtur por shumë inteligjente për rrethanat në të cilët ajo jetonte. Dëshira e saj për ta shkolluar të vetmin djalë ishte e pakufishme dhe ato deri diku u realizuan. Pra, Lokja e kuptoi rëndësinë e emancipimit dhe shkollimit të popullatës në përgjithësi. Ky roman ka një porosi, jep shkas dhe ngjallë dashuri tek lexuesit për t’u shkolluar dhe edukuar, poashtu bëhu i ndërgjegjshëm në jetë dhe krijo simpati tek të tjerët. Edhe një porosi ata që s’e kanë lexuar romanin ,,Lokja” po i sugjeroj le ta lexojnë se nuk do të gabojnë!
Nga proza sërish u kthyet në vargje poetike.Libri i rradhës titullohet ,,Rrjedhë pa dredhë-, titull mjaft metaforik. Çfarë mesazhi keni për lexuesit në këtë përmbledhje?
-Kam lexuar mjaft vepra letrare, po nga veprat që kam lexuar përshtypjet më të mëdha i kam nga leximi i krijimeve të shkrimtarit të njohur Dritëro Agollit, Gjatë një takimi në Tiranë më la mbresa të thella edhe si krijues po edhe si bashkëbisedues. Kështu që unë e kam pothuajse tërë krijimtarinë e tij letrare në bibliotekën time dhe ato me ëndje i lexoj herë pas here.
Çdo vepër letrare qoft poezi apo krijim tjetër letrar përcjell mesazh të duhur tek lexuesit. Edhe në këtë vepër për lexuesit kam një mesazh e ky është të lexoni dhe çmone fjalën e shkruar artistike. Me lexim shtëpitë i kthejmë i bëjmë kala.
Ju bëtë një ,,shetitje” nëpër zhanre letrare dhe arritët deri tek ,,Fëmijët në skenëMbrenda pjesëve skenike mbizotron motivi patriotik dhe ai edukativ.Na thuani sa është vështirë të përgaditen pjesët teatrale a janë vënë në skenë?
-Për mua thjeshtë nuk ekziston vepër e mirë apo e keqe, unë sa herë kam kohë ulem dhe lexoj. Leximin e kam ushqim shpirtëror, pothuajse të përhershëm. Ne veçanti për teatrin kam simpati veçantë. Meqë jam punëtor shumëvjeçar i arsimit, ndërsa në shkollën time e udhëheqi grupin dramatik, më është dashur të kërkoj pjesë teatrale për shfaqjet e shkollës, por ato shumë herë më kanë munguar dhe unë kam qenë i detyruar të shkruaj për nevojat e shkollës, këto pjesë teatrale dhe të njejtat i kam shfaq para nxënësve, arsimtarëve dhe musafirëve për ditën e shkollës. Këto krijime mandej i ka ruajtur dhe rishkruar herë pas here. Kështu doli një libër mjaft aktual dedikuar shkollave fillore dhe arsimtarëve. Edhe këtu si dhe në tërë krijimtarinë time letrare dominon motivi patriotik dhe edukativ.
Përsëri nuk i harruat të vegjëlit, por u falët vargje poetike me një titull mjaft interesant ,,Lule fushe për një syrrushe”, të cilën vepër e botuat gjatë këtij viti, ju lutem një mesazh të shkurtër lidhur me përmbajtjen e veprës poetike!
-Meqë deri më tani krijimet poetike ua dedikoja moshës më të rritur, kësaj here, që të mos ankohen lexuesit e vegjël, për ata bëra një vepër me vargje poetike, dedikuar më të vegjëlve. Kështu doli nga botimi si thatë ju një përmbledhje poetike me titull mjaft atraktiv:,,Lule fushe për një syrrushe”. Shtjellimi i temave në këtë vepër rrjedh shlirshëm, duke e pasur për bazë përjetimet e fëmijëve dhe imagjinatën e tyre të pashterrshme për jetën dhe dukuritë e ndryshme në natyrë dhe shoqëri. Dëshirat e fëmijëve janë të pakufishme, prandaj nganjëherë prindërit gabojnë kur mendojnë t’ia plotësojnë çdo dëshirë fëmiut. Lejone fëmiun të jetë kreativ në jetë, mos e bëni pa nevojë parazit. Unë s’kam parë deri më tani nxënës totalisht të dobët, por unë kam parë nxënës punëtor dhe jopunëtor. Me vepra dhe me punë me nxënës, kërkoj t’ua eliminoj vetitë negative në jetë dhe punë. Nxënësit e mi e dinë se tek unë primare është leximi i lekturës shtëpiake, këtë mund ta themë me kënaqësi, se vërtet në një farë forme janë bërë lexues të pasionuar të librit.
Jeni një krijues entuziast, na tregoni a keni një dorëshkrim punime dhe apo keni vështërsi në finalizimin e librave, meqenëse për ta botuar kërkohen mjaft mjete materiale për kushtet tona, si po ia arrini?
-Edhe në punë edhe në jetë jam mjaft entuziast, po kjo vlenë edhe në krijimtarinë time letrare. Normal çdo shkrimtar has në vështërsi rreth finalizimit të veprave letrare, prej të njejtës diagnozë vuaj edhe unë edhe ate lirisht mund të themë me fajin e njerëzve kompetent sport, kulturë dhe arsim, sepse të njejtit fare pak, bile aspak nuk kujdesen për mirëqenien tonë. Ne sa punojmë nuk ka mjet që mund ta paguaj, por mjerisht të tillët nuk e shohin të rrugës bile për një fjalë të ëmbël, për të na motivuar për krijime të reja letrare. Këtë këtu po e shprehi se kultura në komunën tonë është në duar të gabuara, ata le të mendojnë për këtë çështje. Ne si ata s’do shesim shpirtin dhe nuk do të bëhemi vegla të askujt. Më shumë po më dhimbsen krijueset e reja ato ndryshe e kuptojnë jetën, po s’ka gjë do të mësohen me të tillët, se ne të vjetrit i dimë mirë këto punë.Po më pyetni a kam në dorëshkrim, kjo është njësoj si sikur të më pyetni apo marrë frymë?
Për momentim e kam në dorëshkrim fjalorin shqip-sërbisht dhe anasjelltas. Për të cilin k jam duke punuar mjaft dhe besoj se këtë vit do të dalë nga botimi. I kam edhe ca shkrime të tjera, po këto po ia lë së ardhmes...
Për fund, sa çmohet arti letrar në Kosovën Lindore?
-Për lexuesit e rëndomtë kam vetëm fjalë të mira. Ata që janë në pozita nuk kanë kohë të merren me vlerësimin e veprave tona. E vlerësues për mua mbetet lexuesi i rëndomtë dhe për të kam admirim të veçantë. Vlerësimin për punën time unë atij ia kërkoj dhe nga ai kërkojë, që pa lajthitje ta na thotë gjithnjë vetëm të vërtetën për veprat tona, kjo neve do të na jep kurajo, që edhe më tej të jemi të suksesshëm në krijimtarinë letrare në komunë dhe më gjërë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi