Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ragip Dragusha:KUR TË ÇELIN LULET

Shko poshtë

Ragip Dragusha:KUR TË ÇELIN LULET Empty Ragip Dragusha:KUR TË ÇELIN LULET

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 27, 2012 10:08 pm

Ragip Dragusha:KUR TË ÇELIN LULET 427143_356606401016149_100000003775907_1460575_383322138_nRagip Dragusha:KUR TË ÇELIN LULET 370794_100000003775907_492928624_n

Ragip Dragusha:KUR TË ÇELIN LULET

Shkrij, moj borë, ti sa ma shpejt,
Lene tokën të marrë frymë
A e di , se dikujt i dhemb,
Në palcë të ftohtit i ka hyrë.

Sa shumë kenaqesh kur të tjerët
Topa - topa ty t’ përcjellin,
A s’mendon për ato të mjerët,
Sa me t’vështirë ditën e hedhin.

Përse kënaqesh kur i vorfni,
Ti’buzëqesh, ai tue u dridhë,
Përse, keshtu e ka thane Zoti,
Ti me qeshë, të tjerët m’u ngrirë?

Ik pra shpejt, sa s’t’kam përzanë,
Der nji ditë që ke me mësue,
Kur t’mulosh ti breg e anë,
Ma shumë duhesh me mendue.

Shih pranverën që ke n’krah,
Ambël shpirtin na përkëdhelë,
Kush ma shumë miq se ajo s’ka,
Për tre muaj botën e k’nellë.

Lëshoja vendin sa ma parë,
Lene foshnjen ti me rr’nue,
Lule t’bukura kanë me ardhë,
E nji ditë tanë kem me gëzue.


R.Dragusha
Wien Janare
2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi