Hyqmet Hasko:POEZIA SI KOHË DHE BASHKËKOHËSI
Faqja 1 e 1
Hyqmet Hasko:POEZIA SI KOHË DHE BASHKËKOHËSI
Hyqmet Hasko:POEZIA SI KOHË DHE BASHKËKOHËSI
Nga Hyqmet Hasko Gjenia njerëzore ka shpikur artin, në përpjekjet për të njohur veten dhe botën që e rrethon, sidomos për të kuptuar të ardhmen e tij. Pozia është një gjini që shpreh shqetësimin e kohës, pasqyron një botë të mbushur me realitet të qenësishëm dhe kurrë nuk fle, por rri zgjuar në vetëdijen e krijusit, që vepra e tij të jetë gjithnjë e kohës dhe të jetojë më gjatë se koha fizike e poetit dhe bashkëkohësve të tij. Lidhur me këtë lind pytja: a është poezia e sotme e vetëdijshme për të pasqyar kohën, problemet që e shqetësojnë dhe i japin vetë fytyrën, nervin dhe pulsin kësaj kohe? Sa pra e realizon poezia jonë e kohëve të fundit dhe në c’cilësi? Lidhur me këtë a ka tema, mënyra organizimesh poetike që ta pasqyrojë dhe të tregojë cilësinë e saj? Kjo eshte pytje që na shqetson të gjithë dhe për këtë duhen bërë studime nga studiues e kritikë profesionistë të artit poetik, të cilët për pamundesi financiare apo për shkak të problemeve të tjera të jashtësisë së artit kanë rënë në heshtje dhe në një përgjumje të sforcuar, që nuk është e mirë dhe që sigurisht e dëmton artin si vetëdijen më fisnike të kombit.Praktika po tregon se pak njerëz poetë, shkrimtarë dhe disa gazetarë, më shumë në mënyrë reklamative se sa si evidentim problematikash poetike, po mundohen të bëjnë diçka në lidhje me këtë aspekt, por është krejt e pamjaftushme.Dihet nga filozofia e lashtë dhe e re se koha është përmasa e realitetit objektiv, është dhe përmasa e artit. Qe poezia të jetë e kohës, varet se sa ajo shkrihet me ralitetin, si e percjell ajo emocionin e këtij realiteti tek bota e lexuesit, sa ndihet emocioni I gjallë I jetës njerëzore në masazhin dhe kredon poetike. Praktika ka treguar se ka tema që përcillen bukur, me shumë emocion, me shumë fantazi dhe kjo është vënë re jo vetëm te poetët e një niveli të lakumueshëm si Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Koci Petriti, Sulejman Mato, Arben Duka, Vullnet Mato, Kozeta Zavalani, Rajmonda Moisiu e shumë poetë të të tjerë të shquar apo më pak të shquar, por dhe tek poetët më të rijnj siç janë: Namik Selmani, Silvana Berki, Lediana Kapaj, Lindita Prenga, Albana Subashi, Shpresa Besa, Deshira Haxhi, Shqiponja Axhami etj. Këta poetë dhe të tjerë që nuk është vendi që të renditen të gjithë shquhen për frymën e re që sjellin në poezi, frymë që rri larg vulgaritetit dhe mënyrës së vjetëruar të të shkruarit poezi, pra këta praktikojnë teknika, struktura të reja dhe vënë në harmoni cilësitë më të mira që do një poezi e kohës së sotme. Në artin poetik të tyre frymon bukur pozia njerëzore, në to shkrihen mrekullushëm ekzistenca e të gjitha stinëve dhe ngjyrave, gjallon bukur realiteti objektiv, me të gjitha thyerjet, rëniet, digresionet, kthesat, dramat dhe dyzimet ekzistenciale. Në poezitë e këtyre poetëve koha është ndarë në stinë, si në natyrë dhe në jetën e njeriut dhe ne ekzistencen e çdo dukurie esenciale ndërtohen realitete poetike paralelele, krahasimtare dhe evidentuese të shpirtit të larmishëm njerëzor. Në poezitë e këtyre poetëve ka pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër, ka vajzëri, mëmësi, pleqëri, dashuri dhe brengë, lot dhe gaz, dhimbje dhe trishtim, rënie dhe ngritje në projeksionin e jetës, thjeshtë përthyhen të pasqyruara të gjitha ngjyrat e ylberit. Bie fjala tek femra përcillen shkallët kohore të evoluimit dhe pjekjes, pra vajza është në kërkim të idilit dashuror, e sapodashuruar, e përmalluar, e grinder, e ndarë, e rebeluar, e çliruar, rishtas në kërkim të një përvoje tjetër erotike etj, etj.Nëna është dashuria e përhershme, ajo fillon te tundja e djepit me ninullat që ia këndon krijesës së saj, por ajo është e pandarë në çdo aspekt të jetes. Gjyshja është bartëse filozofike e jetës për nipërit dhe mbesat. Kështu çdo poet është i shqetësuar, në mënyrë të vetëdijshme që të përcjellë me poezitë e tij kohën që jeton, me te gjitha shqetesimet dhe problematiken qe ajo mbart, nga gjërat e vogla dhe delicate, deri tek pasha e filozofisë së mbijetesës së brezave dhe të vetë modalitetit të kohës.KOHA DHE JASHTËKOHËSIA Koha është njejës, metodat shumës. Sepse e para nuk ndërron, ndërrojnë të dytat. Ndjeshmeria e poeteve ndaj kohes ndoshta duket me e hapur,ne kapjen dhe trajtimin e problematikes sociale. Eeshte dukuri e kohes lufta qe ben njeriu per te perparuar dhe ne menyre te gjithaneshme dhe ndeshja e tije me te gjithe faltoret frenuse e vonuse.Prej kendej lind ideja se tema e luftës kundër dukurive frenuse dhe vonuse në një shoqëri demokratike, nuk mund të jenë të huaja për poezinë. Të tilla janë bie fjala fenomi i korruptimit, krimi dhe mafia, mediokriteti etj, që bëhen një pengesë serioze për ta çuar shoqërinë në shtigje të reja progresive. Trajtimi i temës sociale është një elment pozitiv dhe e mban poezinnë në bashkëkohësi, në kontakt me problemtikat më të mprehta shoqërore. Ndryshe nga dogmat e socrealizmit, poezia e re bëhet interprete e shpirtit të bukur, që ngrihet mbi dhimbjet dhe plagët e kohës. Këtë dukuri mund ta shohësh të pasqyruar në poezitë e poetëve Namik Selmani, ku lëvrin jeta e gjallë njerëzore, ai jo vetem sjell të renë, por frymon bukur dhe në poezinë e prejardhjes se tij nga Çameria, të cilën e mbart si një klithmë dhe shpresë të pashuar. Po këtë temë eka trajtuar mjaft bukur, me akorde poetike të përpunuara dhe të gdhendura mjeshtërisht, dhe poeti nga Peja Agim Desku, i cili na fton të pimë verë Çamërie, të bëhemi njësh me shpirtin poetik mbarëkombëtar. Poetët Silvana Berki, Deshira Haxhi, Lindita Prenga, Pjeter Zefi, Albana Subashi si dhe Shpresa Besa lëvrojnë mrekullushëm temën e emigraciont, duke qenë të shpenguar nga frenimi i mediokritetit dhe spontanitetit, në poezin e tyra ka lirizëm, ka ndjenjë, emocion, që përkon mjaft bukur me kohën që jetojnë. Ndërsa poeti nga trojet shqptare ne Maqedoni, Nehat Nuhiu bashkë me nje poete te re, shumë talentuar, sjellin me shumë vëretësi fabulën, ku sarkazma është prezente në çdo varg dhe që shërben mësë miri për të diskretituar të shëmturen që ndodh në shoqërinë tonë. Vullnet Mato në poezinë e tij trajton me shumë realizëm temën e ditës, shqetesimet që ka çdo qytetar në përballimin e vështirësive të individit dhe shoqërisë në rrugën e emancipimit dhe progresit. Ky poet pothuajse nder te vetmit po can me mjafte guxim dhe poe sjell nje poezi totalishte ndryshe ka poezia qe ka shkruar dekada me pare, ne poezit e ketije poeti spikat dukeshem dashuria per njeriun e varfer ,ne vargjet e tije e ngre larte ndeshmerin e njeriut puntore,,por nuk le pa permendur dhe dukurin tjeter ate te shemturen,sic eshte kurrpsioni pse je dhe ne arte.Ne poezin e kohes ka vendin e vete dhe poezia lirike intime erotike,,dhe kjo poezi trajtohet shum bukur nga poet te shumte,por une dote vecoja Rajmonda Mojsiun ,Besnik Meten, Haxhi Dikolli dhe shum poet tetire qe me finesen e tyre derptojne thelle ne tematiken erotike dhe sjellin poezi me shum arte,,pa e tepruar ne lakuriqesin e mendimit per te sjell poezi te baltosur me slogane termash metaforike qe nuk percjellin emocion ne poezi.—Mjafte bukur ne poezin e kohes vjen dhe tema e peiszhit,,tem kjo levrohet bukur dhe shum arte pothuajse nga shum poete me begram te madh artisike,por dhe nga poet te rinje.Por me shum ndjeshmeri dhe me madheshti po levrohet bukur tema e krenarise kombetare,,nje tem qe prek pothuajse cdo poet,ku me shum natyrshmeri kan sjell pozi ten je natyre mjafte te re per krenarin kombetare,tema e flamurit si simboli madherimit per cdo shqiptare eshte mjafe e prekeshme tek cdo poet dhe mjafte e pelqyshme per cdo lexuse.Pra nëse poezia jonë përms dukurive dhe individualiteteve të larmishme synon të mbaj në fokus kohën e vet dhe i shërben asaj dhe të ardhmes, poetët që e lëvrojne atë nuk duhet të pajtohen me skemat, klishetë që janë të vjetëruara, që janë jashtë kohës, të vonuara dhe anokronike, që e ngushtojnë objektivin e poezisë, kendvështrimet poetike, duke rralluar kërkimet dhe ngurtesuar format, duke sjelle patrajtësi krijimesh dhe mbartur një fenomen që nuk e çojnë poezinë përpara, në lartësinë e koehës.Pra poezia në thelbin e sasj duhet të ketë fytyrën e kohës, siç kishite fytyrën e saj poezzia e Rilndjes dhe e viteve 30, siç ka fytyrën e saj çdo poezi serioze që duhet të identifikohet me kohën dhe bashkëkohësit, me vetë bashkëkohësinë, si koncept praktik dhe metafizik, deri në kuptimin e profecisë poetike.
Ky shkrim eshte botuar nga ana ime ne gazeten Republika,,me dat 21-01-2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi