Sheradin Berisha:ARIF MATI - DOKTOROJ NË UNIVERSITETIN E SORBONËS-Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji
Faqja 1 e 1
Sheradin Berisha:ARIF MATI - DOKTOROJ NË UNIVERSITETIN E SORBONËS-Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji
ARIF MATI - DOKTOROJ NË UNIVERSITETIN E SORBONËS
Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji
Më 03 Janar 2012, në Universitetin e Sorbonës në Paris historiani ynë i shquar Arif Mati mbrojti tezën e doktoraturës me titull: "Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek". Këtë tezë e mbrojti me sukses përpara jurisë prej 3 anëtarëve, si: 1. Dominique Briquel, Profesor në Universitetin Paris - Sorbon që ishte edhe drejtuesi i temës. 2. Charles Guittard, Profesor në Universitetin Paris - Nanterre (Paris X) dhe 3. Guillaume Bonnet, Profesor në Universitetin e Bourgogne (Dijon)
Në sallë, përveç familjarëve të tij (ku ishte edhe Fatbardha Demi e cila i ka sjellur këto të dhëna dhe disa foto në adresë të pashtriku.org), ishin të pranishëm studiues të gjuhës shqipe në Francë, intelektualë, studentë dhe miq shqiptarë dhe francezë, por për çudi nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues nga ambasada shqiptare në Paris, edhe pse z.Mati ia ka bërë ftesën me kohë.
Arif Mati me këtë rast përmes një materiali studimor prej 13 faqesh, për afro 40 minuta shpalosi rrugën metodike që kishte ndjekur nëpërmjet një gjurmimi të dëshmive të autorëve antik mbi Pellazgët, shkrimet e grekëve antikë të Homerit, Hekate i Miletit, Helanikosi i Lesbos etj., të cilët ta mundësojnë të nxjerrësh disa përfundime, si:
- para "ardhjes" së helenëve, vendi që u bë Greqi, banohej nga Pellazgët,
- Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji,
- Pellazgët ishin "barbarë" që nuk flisnin greqisht, pra ishin jo grekë, me ta nuk kishin lidhje etnike dhe gjuhësore. Pellazgët nuk ishin stërgjyshërit e grekëve.
- Pellazgët ju dhanë Helenëve një pjesë të madhe të kulturës së tyre, institucioneve, besimin fetar, dhe një fond gjuhësor (siç dëshmon Herodoti) nëpërmjet Jonianëve që ishin Pellazgë përpara se të bëheshin ata helenë.
- grekët e lashtë nuk e njihnin "qytetrimin Miken", (që është një emërtim i dhënë nga Schliemann mbasi zbuloi Mikenën dhe Trojën)
- Homeri i përcaktonte Pellazgët dhe gjuhën e tyre të shenjtë dhe gjuha greke nuk është folur përpara shk. 6 p.k dhe prandaj nuk ka patur asnjë "qytetrim Miken".
- Linearin B, Ventris dhe Chadwick në mënyrë mekanike e emërtuan "mikenë" dhe gjuhën si "greqishtja e lashtë",
- Pellazgët padrejtësisht janë trajtuar nga historia moderne si një popull i zhdukur pa lënë gjurmë. Në të kundërt të gjithë autorët antik i kanë trajtuar si populli më i lashtë në vendin që më vonë u bë Greqi dhe banorë të vetëm para-grek.
- Qytetrimi i emërtuar miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emërtim. Qytetrimi i vetëm që ka ekzistuar para ardhjes së grekëve qe ai i Pellazgëve.
Historiani Arif Mati, për mbrojtjen e tezës së tij, ka përdorur burime historike, kulturore, arkeologjike, antropologjike dhe mitologjike dhe nëpërmjet argumenteve shterruese ka arritur në konkluzionet e lartpërmendura. Për më tepër A.Mati lidhjen e gjuhës pellazgo-shqipe e ka trajtuar si rrjedhim logjik të fakteve, dhe si përgjigje për vendosjen e kësaj lidhjeje (të gjuhës shqipe me pellazgjishten), pohon se edhe po të ishte kinez, përsëri do ta bënte këto studim dhe do të nxirrte këto përfundime.
Teza e tij është një studim prej 798 faqesh, dhe për këtë punë kolosale shkencore ka shfrytëzuar 338 autorë, duke punuar për 3 vjet rresht nga 15 orë në ditë. Sipas Arif Matit, ky studim mbi Pellazgët na bën të mendojmë dhe të reflektojmë thellë mbi origjinën e Greqisë dhe të grekëve, historisë, kulturës dhe të gjuhës së tyre. Nëpërmjet autorëve të lashtë ne mund të zbulojmë një histori komplekse të Greqisë që nuk kufizohet vetëm me Helenët - ka thënë Arif Mati - dhe nëpërmjet këtyre autorëve, në fakt, mund të zbulohen kontradiktat, mospërputhjet kohore dhe manipulime të tjera që do të na lejojnë të krijojmë një këndvështrim të rinovuar të historisë së Greqisë.
Në përfundim të mbrojtjes së kësaj teze, juria dha vlerësimin e duhur për seriozitetin dhe rrugën e ndjekur shkencore dhe pas konsultimit të tyre, vendosën që Arif Matit ti jepet titulli i merituar: "Doktor në shkencën e historisë së antikitetit (Greqia antike) të Universitetit Paris-Sorbon".
Në fund të themi se, në Universitetin e Sorbonës, i cili shtrihet në krahun e majtë të lumit Sena në Kuartierin Latin, kanë kaluar emra të shquar si Marie dhe Piere Kyri (që kishin marrë çmimin Nobel për fizikë), teologu i famshëm Erasmo da Rotterdam, pastaj filozofi dhe shkrimtari Jean - Pol Sartre dhe shumë figura të tjera të shquara.
( Përgatiti Moderatori i pashtriku.org - Sh.Berisha, Janar 2012)
Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji
Greqia, në lashtësi quhej PellazgjiGreqia, në lashtësi quhej Pellazgji
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhafer Leci: Sheradin Berisha u fut zjarr konflikteve shqiptaro-shqiptare
» Studentët ankohen për parregullsi në Universitetin e Prishtinës
» Xhafer Leci:URREJTJA PATOLOGJIKE E SHERADIN BERISHËS PËR DR.I.RUGOVËN
» Flet Prof. Dr. Bashkim Kuçuku, pedagog në Universitetin e Tiranës
» Zonja e Parë Lumnije Thaçi doktoron në Universitetin e Tiranës (FOTO)
» Studentët ankohen për parregullsi në Universitetin e Prishtinës
» Xhafer Leci:URREJTJA PATOLOGJIKE E SHERADIN BERISHËS PËR DR.I.RUGOVËN
» Flet Prof. Dr. Bashkim Kuçuku, pedagog në Universitetin e Tiranës
» Zonja e Parë Lumnije Thaçi doktoron në Universitetin e Tiranës (FOTO)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi