Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhepi: Ndoshta do të fillojmë me reciprocitet targash

Shko poshtë

Rexhepi: Ndoshta do të fillojmë me reciprocitet targash Empty Rexhepi: Ndoshta do të fillojmë me reciprocitet targash

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 28, 2012 7:18 pm

Rexhepi: Ndoshta do të fillojmë me reciprocitet targash

Rexhepi: Ndoshta do të fillojmë me reciprocitet targash 1327744014593

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se koha e referendumeve ka kaluar kaherë në Kosovë dhe se autoritetet e Kosovës nuk do të reagojnë në mbajtjen e tij në veri të vendit.

„Ka kaluar koha e referendumeve. Në fund të fundit serbët dhe mund të mbajnë referendum, por mbajtja nuk do të ketë kurrfarë pasojash juridike. Ne do ta injorojmë plotësisht atë”, ka thënë Rexhepi për radio KiM, transmeton FoNet.

Duke folur për zbatimin marrëveshjes për lirinë lëvizjes që është arritur me autoritetet serbe në Bruksel, Rexhepi ka theksuar se qëllimi ka qenë lehtësimi i lëvizjes së të gjithë qytetarëve. “Megjithëkëtë kjo nuk ka ndodhur, sepse pala serbe gjithmonë ka kërkuar arsye të tjera", ka thënë ministri.

Rexhepi ka përmendur se pronarët e automobilave me tabela regjistrimi RKS kur hyjë në Serbi paguajnë 30 euro në vlerë të dinarëve serbë.

Paralelisht me këtë edhe pala kosovare ka të drejtë reciprociteti për tabelat e përkohshme dhe kjo është në përputhje me marrëveshjen në Komisionin Evropian".

„Pra, ne kemi të drejtë por nuk kemi dashur të kthehemi prapa sepse deri më tash keni njohur tabelat serbe. kjo nga ana jonë është shprehje e vullnetit të mirë, por nëse vazhdon kështu, ne, ndoshta, një ditë do ta shfrytëzojmë këtë të drejtë“, ka thënë Rexhepi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi