Milionerë nga biznesi apo politika?
Milionerë nga biznesi apo politika?
Milionerë nga biznesi apo politika?
Kompanitë më të suksesshme private në Kosovë thuhet se janë të afërta me zyrtarë të partive të ndryshme politike që veprojnë në vend, apo që janë të krijuara nga vetë politikanët dhe deputetët në Kuvendin e Kosovës.
Përfaqësues nga organizatat joqeveritare dhe njohës të çështjeve ekonomike konsiderojnë se aktualisht bizneset në Kosovë janë të orientuara dhe të ndikuara nga politika.
Sipas disa hulumtimeve që ka bërë Organizata për Demokraci, Anti- Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thuhet se sektori privat është tepër i varur nga sektori publik dhe shumë shpesh kompanitë më të suksesshme janë të afërta ose të themeluara nga politikanët.
Udhëheqësi i kësaj organizate, Avni Zogiani, thotë se kjo ndërlidhje ndërmjet biznesit dhe politikës, rezulton me mbijetesën e kompanive të caktuara, por edhe me ngufatjen e bizneseve tjera.
“Sipas hulumtimeve të fundit të organizatës “Çohu”, kemi gjetur se 10 milionë euro nga tenderët publikë, iu shkojnë kompanive që kanë financuar apo përkrahur politikën në një mënyrë apo një tjetër, ose kanë qenë të themeluara nga politikanët apo nga të afërmit e tyre”, shprehet Zogiani.
Vetë fakti se shumë biznesmenë kanë hyrë në politikë, apo politikanët janë bërë biznesmenë, thotë profesori i ekonomisë, Musa limani, tregon dominimin e politikës në jetën ekonomike.
Një numër i deputetëve dhe zyrtarëve të lartë në ekzekutiv jo zyrtarisht janë edhe biznesmenë, thotë Limani, duke shtuar se kjo ka bërë që të bëhen milionerë në një shtet ku varfëria dhe papunësia është shumë e madhe.
“Unë them se njerëzit që gjenden në institucione edhe më të larta shtetërore, deputetë, ministra, zëvendës ministra, të cilët i kanë bizneset e veta dhe faktikisht duke keqpërdorur pozitën e tyre në këto institucione, mbështesin dhe e favorizojnë biznesin e tyre. Prandaj unë plotësisht pajtohem se për fat të keq politika, ka ndikim të veçantë për zhvillimin e bizneseve për disa individë të caktuar”, thotë Limani.
Në Kuvendin e Kosovës konsiderohet se janë rreth 40 deputete, të cilët kanë deklaruar pasurinë e tyre më shumë se një milion euro. Këta deputetë janë nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosja. Disa nga ta janë zyrtarisht pronarë të kompanive të ndryshme, e disa jo zyrtarisht njihen si biznesmenë.
Por, megjithatë, deputetët biznesmenë nuk mund të ndikojnë në jetën ekonomike, thotë Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë dhe Industri në Kuvendin e Kosovës.
Edhe pse ai pranon se disa deputetë, anëtarë të këtij komisioni, njihen edhe si biznesmenë, Pajaziti shprehet se prezenca e tyre në këtë komisionin ka ndihmuar shumë në përmirësimin e mekanizmave ligjorë sa i përket sektorit privat.
“Në fakt, në komisionin që drejtoj unë, ka disa deputetë që kanë bizneset e tyre, por për të qenë plotësisht korrekt dhe i sinqertë, krejt çka kam vërejtur unë, ata në procesin e trajtimit të ligjeve kanë shfaqur më shumë njohuri dhe interesim për shkak se e njohin më mirë atë profil. Por, nuk ka pasur asnjë rast që ndikimi i biznesit të tyre, të ketë ndikuar te profili i ligjit apo të mbrojnë fizionominë e ligjeve për të mbrojtur bizneset e tyre”, thekson Pajaziti.
Zyrtarë të Qeverise së Kosovës, tashmë kanë deklaruar se Qeveria nuk ka lidhje me komunitetin e biznesit. Sipas tyre, ekzekutivi ka krijuar ambient të përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarive të tyre dhe në asnjë mënyrë dhe në asnjë kompani nuk ka interesa të caktuara.(rel)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi