Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nëpër botë, thjesht “Kosova”

Shko poshtë

Nëpër botë, thjesht “Kosova” Empty Nëpër botë, thjesht “Kosova”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 28, 2012 7:26 pm

Nëpër botë, thjesht “Kosova”

Nëpër botë, thjesht “Kosova” 27.1-8

Qeveria e Kosovës është në prag të pajtimit me palën serbe dhe Bashkimin Evropian (BE) për t’u përfaqësuar pa termin “Republikë” në nismat rajonale. Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri të mërkurën për mediet, ndërsa ka shpjeguar se edhe Serbia ka hequr dorë nga rezoluta 1244.

Sipas Tahirit e cila të premten zhvilloi një komunikim me video-lidhje me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian (BE), Robert Kuper, ky është një hap përpara sepse Kosova deri më tani është përfaqësuar nga UNMIK.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, nuk e ka mohuar e as pohuar këtë fakt, por ai ka insistuar se Kosova do të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran. “Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë e përgjegjshme në procesin e dialogut, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi sipas pakos Ahtisari. Kjo nënkupton respektimin e plotë të sovranitetit, integritetit territorial, Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Kosova do të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran”, tha kryeministri Thaçi.

Deri më tani Kosova është përfaqësuar nën logon e UNMIK-ut nëpër konferencat rajonale ndërsa ka pasur raste kur Serbia për shkak të prezencës së autoriteteve të Kosovës e ka lëshuar sallën. Edhe pas insistimit të gazetarëve kryeministri Thaçi nuk dha detaje teknike për modelin e prezantimit të Kosovës, por ai i quajti injorantë disa opozitarë të cilët kritikuan qeverinë se duke hequr dorë nga termi “republikë” po e shndërron Kosovën në një shtet si Palestina.

“Krahasime të tilla janë plotësisht të paqëndrueshme të atyre që nuk njohin rrethanat për Kosovën, pretendime për të krijuar konfuzion në opinionin publik. Viti 2012 është viti i suksesit historik për Republikën e Kosovës dhe çdo zë për rikthim pas është thjesht zë injoranti apo disfatisti që nuk beson në funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës”, deklaroi kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi nuk u përgjigj as në pyetjet e Lëvizjes Vetëvendosje! për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç. Ndërsa i pyetur se ku i merr partia e tij informatat për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, kur e akuzon për lidhje me serbet, kryeministri Thaçi tha se nuk do t’i shfrytëzojë ambientet e qeverisë për të bërë komente partiake.

>> Thaçi i quan injorantë dhe disfatistë >> Komente (115)

Nëpër botë, thjesht “Kosova” Eee27.1-10Nëpër botë, thjesht “Kosova” Ttt27.1-9

Nëpër botë, thjesht “Kosova” Tttth27.1-11
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi