Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Shehu:IKJA E ISMAIL BEJ QEMALIT DREJT ATDHEUT

Shko poshtë

Agim Shehu:IKJA E ISMAIL BEJ QEMALIT DREJT ATDHEUT Empty Agim Shehu:IKJA E ISMAIL BEJ QEMALIT DREJT ATDHEUT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 28, 2012 7:33 pm

IKJA E ISMAIL BEJ QEMALIT DREJT ATDHEUT

Agim Shehu


(baladë)

Agim Shehu:IKJA E ISMAIL BEJ QEMALIT DREJT ATDHEUT Ismail-Qemali
Hap i parë mbi dallgë ra si mal mbi det :
ktheheshe drejt Djepit me sy nga rrufetë.


Gradë e salltanete s’i deshe më kurrë,
po të hante dora për shtizën-flamur!


Me mallkim sulltani sarajet gjëmonin;
tigrat mbi sixhadet vrapin tënd përgjonin:


“Ti, Ismail-Be mua pas më ke,
o Plaku pa din, o Xhindi pa fe!..”


Sulltani tespihet shpjer e bjer tërë vrer;
çdo kokër verdhane shket si kokë e prerë.


...Mbi gjeminë angleze flamuri mbretëror
posi bisht luani tundej lart madhor.


Hij’ e tij me shufra rëshqiste mbi ty,
maste ç’mendim ke, sa udhë ke në sy!..


Kokë e Ali Pashës mbi shkumë, si mbi gjak
tundej, diç të thoshte…humbëte n’ujra prapë !


Thellë të fliste gjyshi që nën thikë ta shkuan :
«Më shpejt bir, n’Atdhe sosu dhe për mua»!


Mbi çdo pikë loti që në mall të bie,
Sulltani nga larg vezullon tespihet.


«Mos, thotë Tafil Buzi, udhën mos ia pre
se vij me gjithë varr, të bëj kallamè»!


«Mos, klith Asllan Kuca, lermani tim bir
se dhe kokëprerë vij e ju bëj fir»!


Isa Boletini jep zë majë një bjeshke:
„Kush prek Burrin n‘udhë asht martue me vdekjen“!


Populli sydritë shtroi këngën-mall:
„Dhe një çikë të zunë O e o Qemal!..“


Fuqitë e Mëdha - bushtra ogurzeza,
dafinat mbi harta, thikat nën tryeza...


„Kush je ti, mor burrë që hyn në Pallat?!..”
Ti ecje përpara, historia pas.


...Vije e kënga fryhej në çdo grykë e mal:
“Qysh për pak të zunë O e o Qemal”!?..


Mbi qerpikë të tu si me krahë shqiponje
muzgjet e Azisë tej nga sytë i zboje.


Kali i bardhë i Gjergjit në çdo hapin tënd
tek shkrepte një trok, trokiste një këngë.


Ç’vetëtimë ka qielli kur shkarkon stuhinë
t’i vuri në dorë, tha - Firmos lirinë!-


Ballit tënd yllor ta mbushte zjarrmi
zjarrzeza Kosovë, shkrumbja Çamëri!


E ky komb tej pragut një hap s’hodhi kurrë
(vetë, dy ngjyrat drama mban përmbi flamur).


1982
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi