Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:PUBLIKISHT

Shko poshtë

Mentor Thaqi:PUBLIKISHT Empty Mentor Thaqi:PUBLIKISHT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 28, 2012 11:38 pm

Mentor Thaqi:PUBLIKISHT 426243_351758921520186_100000582437455_1225758_1230329393_n

Mentor Thaqi:PUBLIKISHT

Mbaj mënd si sot dhe i kam të freskëta ato ngjarje në mes të viteve të 90-ta, si veprimtar rugovist i asaj kohe (edhe sot) që isha, në një mbledhje të LDK-së në Stuttgart me Z. Hafiz Gagica pata një debat jo shumë pajtues. Unë si i ri dhe "i pa sherr", nganjëherë edhe tepër naiv në këmbëngulësinë time të tepruar për marrjen në mbrojtje të Qeverisë Bukoshi në Ekzil, natyrisht në mbrojtje Institucioni të Shtetit-Qeverisë, bile edhe atëhere kur ajo Qeveri i bllokoi mjetet financiare të Mërgatës dedikuar Presidencës dhe Presidentit Rugova në bërje të shtetësisë së Kosovës! E qartë, unë nuk i dija në përpikëri si z. Hafiz Gagica ato pisllëqe qeveritare që dikujt i ipeshin mjete blanko për gjëra fare të panevojshme e të pa arësyeshme, e nga ana tjetër Presidentit Rugova dhe Stafit të tij as edhe biletat për udhëtime zyrtare nuk iu paguheshin, gjëra këto që i mësova e kuptova shumë më vonë! Z. Hafiz Gagica, i qetë, komunikues si gjithmonë, i dinte dredhitë qeveritare bukoshiane, natyrisht se nuk kishte si të pajtohej me to dhe reagonte me fakte. Ai kurr nuk mu hidhërua, bile kur i kërkova falje, më tha: I kam kërkuar falje atëhere, gjatë Luftës dhe po i kërkoj FALJE PUBLIKE edhe sot publikisht! Ai pati shum të drejtë e unë Qeverinë-Bukoshi e doja me naivitetin tim. Ajo Qeveri e ai Kryeministër i lanë në lloq edhe formacionet ushtarake pa i përkrahur edhe pse mjetet financiare popullore ishin tubuar pikërisht për to. Kurr deri sot nuk kërkoi falje as Kryeministri i asaj kohe-Bukoshi e as edhe një ministër i vetëm, nuk po e bëjnë as sot! Turp! Z. Hafiz Gagica ishte i drejt dhe i pastër atëhere e sot. Ai akoma paguan borxhe të mbetura nga moskryerja e obligimeve qeveritare, si psh. Qiranë e mbetur për Zyren e Republikës së Kosovës në Stuttgart, për borxhe tjera rreth shpenzimeve të furnizimeve ushtarake, ...., natyrisht duke marrë kredi private në shlyerje borxhesh shtetërore që nuk i kreu Qeveria Bukoshi! A ka turp më të madh se ky?!

Mentor Thaqi VS., 27.01.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi