Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Revoltë në Burgun e Peqinit

Shko poshtë

Revoltë në Burgun e Peqinit Empty Revoltë në Burgun e Peqinit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 29, 2012 2:51 pm

Revoltë në Burgun e Peqinit

Revoltë në Burgun e Peqinit Burgu-

Të dënuarit e Burgut të sigurisë së lartë të Peqinit kanë nisur mesditën e së enjtes një revoltë masive. Shkak janë bërë disa vendime të marra nga drejtuesit e burgut për lejet speciale.

Burime nga Burgu i Peqinit bëjnë me dije se të dënuarit kanë nisur protestën, teksa kanë qenë duke shfrytëzuar kohën e ajrosjes. Në momentin që të burgosurit duhej të futeshin në qeli, ata kanë refuzuar një gjë të tillë, duke i paraqitur kreut të burgut disa kërkesa që kanë të bëjnë me lejet e të dënuarve.

Mësohet se pas arratisjes nga burgu të 37-vjeçarit Lulëzim Paja, ngjarje kjo e ndodhur më 19 dhjetor të 2011-s, i cili kishte marrë tri ditë leje për të shkuar te të afërmit, janë marrë masa të rrepta për të shmangur incidente të tilla. I njëjti burim bën me dije se drejtuesit e burgut kanë reduktuar numrin e lejeve. Aktualisht jepen vetëm 3-4 leje njëkohësisht, për t’i pasur të burgosurit nën kontroll.

Por ky vendim ka revoltuar të dënuarit, që nuk kanë mundësi që të takohen me të afërmit. Protesta ka alarmuar të gjitha strukturat e sigurisë, duke detyruar drejtuesit e burgut që të marrin masat për normalizimin e situatës.

Ndonëse ngjarja ka ndodhur 24 orë pas protestës, zyrtarisht nuk është konfirmuar për lajmin që brenda qelive po zhvillohej një protestë. Ndërkaq të afërmit e të burgosurve, të cilët kanë ardhur për të kryer vizitat rutinë, nuk janë lejuar që të futen brenda.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi