Mesila DODA
Faqja 1 e 1
Mesila DODA
Standardi i 21 janarit
Mesila DODA
Pa dyshim, temperaturat politike janë rritur fort ditët e fundit. Ka disa optika për ta konsideruar atë që ndodhi më 21 janar. Njëra është ajo që ju tentoni t'i afroni opinionit publik. Thoni se 4 qytetarë u vranë, duke protestuar paqësisht, pasi ky është një shtet diktatorial, kauzë e denjë për t'u shfrytëzuar, madje edhe për të tentuar të krijosh kredite politike mbi manipulimin e dhimbjes së familjeve të të ndjerëve, të cilët së paku në respekt të dhimbjes së tyre, duhet të respektohen duke i lënë të qetë.
Por ngjarja e 21 janarit nuk është vetëm kaq! Kjo është kronikë e një drame të paralajmëruar ditë më parë. Më dt.13 janar, opozita e bashkuar deklaron se do të rifillojë protestat masive për largimin e qeverisë. Më dt.18 janar, kryetari i PS deklaron: Kjo qeveri ka marrë fund, duhet të largohet dhe ky i ashtuquajtur kryeministër që drejton me bllok plaçkitës e rrezikon, nxjerr situatën jashtë kontrollit. E them këtë, vazhdon më pas, se populli ka një liri kushtetuese që nuk e ka asnjë forcë politike, kur ligjet zhvlerësohen dhe kur sistemi politik degjeneron, populli mund të na tejkalojë. Në dt.20 janar në një dalje të tij në TV, Edi Rama deklaron se ka filluar të afrohet furia e popullit, i cili në rast se nuk merr përgjigje mund të tejkalojë opozitën dhe pastaj e dimë çfarë historie vjen më pas.
Këto janë disa nga thirrjet publike të lëshuara nga kryetari i opozitës, nga ai që doli për të ftuar mijëra zemra opozitare në shesh, të cilat më pas i la jetime në bulevardin e madh të Tiranës, a thua se ai ishte mik dhe jo thirrës i asaj ngjarje.
Sali, dorëzo bllokun, kjo ishte piknisja e dhunës 5 orëshe e atij eventi që shënon dhunën në fytyrën e shtetit, që shënon përpjekjen e parë të mirorganizuar për marrjen e pushtetit me dhunë dhe Edi Rama do të kujtohet si përgjegjësi i kësaj dukurie të dhunshme në historinë e shtetit shqiptar. Kjo është piknisja që sot organi i akuzës bën sikur se ka parë e dëgjuar, këto janë thirrjet që prej saj konsiderohen thjesht "lapsuse", të thëna shkarazi, por kurrsesi thirrje publike për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues.
21 janari shënon pabesinë e drejtësisë në këtë vend! Shqiptarët panë disa segmente të pushtetit të drejtësisë, ata të cilët do të duhej të ishin garantët e rendit kushtetues, ato që do të duhet të kryenin një hetim të drejtë e të plotë në këtë vend, që të bashkëpunonin haptazi, duke tradhëtuar interesat e mëdha kombëtare, interesa që shkojnë për nga qetësia, prosperiteti, stabiliteti dhe siguria e qytetarëve të këtij vendi. Edhe ky është 21 janari!
21 janari është pika ndarëse e atyre që duan shtetin me ato që zgjedhin për Zot, krimin! Deputetët socialistë tëntojnë të zhvendosin debatin në çështje që i përkasin gjyqësorit, të luajnë me numra e qitje, me rikosheta, me goditje, tentojnë të thurin trillera me sekonda e dekika, sa u gjuajt, kur e si u gjuajt.
Jo zotërinj! Çështja është krejt tjetër! Si politikan keni detyrën, kemi detyrën të gjithë të pozicionohemi pro shtetit, t'i dalim Zot shtetit ligjor, atij që siguron gjumin e qetë të fëmijëve tanë dhe ardhmërinë e brezave që do vijnë në këtë botë. Ne kemi mision të dalim ballaz kundër mercenarëve që godasin shtetin, kundër krimit që i lë njerëzit në terrorin e dhunës, kundër atyre që tentojnë të inkriminojnë bazat ligjore të një shteti, që sot është në prag të qindvjetorit të parë të jetës së tij.
Në 21 janar ne vendosëm një standard! Ne treguam që shteti nuk tutet, nuk friget nga mercenarët, ne thamë që nuk i lëmë shqiptarët që t'i rrihni e t'i dhunoni. Sot, mund të shani e të mallkoni sa të doni. Mund t'i shkruani si ti doni pretencat e më pas t'ja jepni bashkëpunëtorëve tuaj t'i lexojnë. Mundet të caktoni edhe se cili prej jush do të jetë koka e turkut, cili do përdoret e më pas do të hidhet si limon i shtrydhur. Ky është vizioni juaj për politikën, për bashkëpunimin, për krimin.
Ne do të vazhdojmë të kërkojmë zbardhjen në detaje të kësaj ngjarje. Kush e krijoi, kush e inspiroi, çfarë urdhëruat, kush i solli mercenarët në mes të Tiranës që të mbillnin dhunë, kush i futi molotovët, kush planifikoi të fuste armë për të goditur Këshillin e Ministrave, si e bindët akuzën të bashkëpunonte, si dhe pse e bindët Presidentin në fillim të heshtte e më pas t'ju dilte zot, kush ju sponsorizoi, kë inkriminuat, kë kërcënuat....pa u zbardhur këto pyetje nuk ka çështje të zgjidhur, nuk ka hetim të mbyllur, nuk ka drejtësi.
Kjo është pika ndarëse e atyre që sot duan shtet me ato që ëndërrojnë të vjedhin pushtet!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mesila Doda: Fyerja ndaj Alma Lamës, e papranueshme
» Qazim Doda:Bajrush Doda – legjenda e folklorit shqiptar
» Përkujtim:Bajrush Doda
» Përshëndetje nga Marjan Doda
» Urime festen nga Marjan Doda

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi