Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Hajdaj:Mësimet Enveriste

Shko poshtë

Kujtim Hajdaj:Mësimet Enveriste Empty Kujtim Hajdaj:Mësimet Enveriste

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 29, 2012 7:09 pm

Kujtim Hajdaj:Mësimet Enveriste 70870_100000047764933_541564521_n

Kujtim Hajdaj:Mësimet Enveriste

Në fillim të vitëve 40-ta, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës Nacional Clirimtare në Shqipëri, Enver Hoxha dhe partia e tij e punës (mjerimit) 'PPSH', u deklaruan si super-çlirimtarë të vetëm të Shqipëris nga fashizmi gjermanë. Kështu filloi edhe një kapitull i ri i historisë së Shqipërisë, por jo ai që e pritnin me padurim shqiptarët, për tu çliruar definitivishtë prej të gjitha vuajtjeve shekullore që i përjetuan në forma të ndryshme okupimi nga okupatorët dhe armiqtë tanë shekullor. Me fillimin e instalimit të pushtetit të Enver Hoxhës në Shqipëri, filloi edhe epoka e vetë okupimit dhe izolimit të Shqipëris nga vetë shqiptarët - e atyre që përfituan nga lufta nacionalçlirimtare: u fillua me ndërtimin e një diktature komuniste që në vete s'paraqiste asgjë tjetër përveq shtypjes së shpirtit çlirimtar dhe kombëtar të shqiptarëve, dhe varfërimin e paskajshëm të pronave të tyre shekullore. Ishte një uzorpim dhe vrasje e të gjitha vlerave çlirimtare, njerëzore, mendore dhe humanitare me të cilat karakterizohej me shekuj të tërë fisnikëria dhe trimëria e shqipëtarëve.
Ngjajshëm më këtë, në përfundim të vitëve 90-ta, pas përfundimit të luftës në Kosovë me 1999 dhe fitorës së shqiptarëve dhe aleatëve tanë përendimor kundër okupatorit barbarë serbo-sllav, filloi ndërtimi i një platforme tjetër nëntokësore diktatoriale për tu bërë dalëngadalë realitet i dhimbshëm për ne shqiptarët në Kosovë, pra me uzorpimin që po i bëhëj dhe po i bëhët çdogjëje në Kosovë nga Hashim Thaqi me PDK-në e vet, në emër të vlerave të UCK-së dhe sakrificave tjera me dekada të tëra që i bënë shqiptarët për tu çliruar nga dominimi dhe pushtimi i Serbisë okupatore. Por, ajo çka e bënë Thaqin dhe byro-partinë e vet (PDK) edhe me kriminale se sa edhe vetë diktatura e Enver Hoxhës, është se këta arritën (gjatë krijimit të qeverisë së tyre para dhe pas lufte në Kosovë - quaj atë nën hije apo nëntokësore) të shembin kujdesshëm dhe me skenare mirë të përgaditura (para syve të botës së civilizuar) miqësin, solidaritetin tonë ndërshqiptarë dhe të gjitha vlerat tjera njerëzore, demokratike dhe humanitare që i ndërtoi me mund dhe sakrificë të madhe për vite të tëra presidenti i jonë historik, Ibrahim Rugova me bashkëpuntorët e tij. Kështu po na shuhej radhazi edhe ëndërra jonë e dytë si shqiptarë në Kosovë, pra e vizionit të shtetformimit: që të jetojmë të lirë e të sigurtë për të ndërtuar ardhmërin tonë si shtet dhe komb dhe për tu integruar me dinjitet drejt vlerave së pari të atyre ndërshqiptare dhe pastaj atyre të tjerave ndërkombëtare. Mirëpo, Kosova dalëndadalë hyri në një proces tjetër shtetëformues, atë ku në Kosovë po mbretëron friga, pasiguria, kriminaliteti, korrupcioni dhe pushtimi i risërishëm i ndjenjave dhe vlerave tona shqiptare, atyre për liri dhe demokraci.
Secila nga strategjitë e diktaturave të lartëpërmendura, Enveriste-Thaqoviane (që dallojnë vetëm nga koha dhe qytetërimi njerëzor kur ato u instaluan) si njëra ashtu edhe tjetra kishte dhe ka për qëllim strategjinë e eliminimit fizik të kundërshtarëve të vet politikë, kryesishtë të atyre që kishin dhe kanë potencial të lartë intelektual për të kuptuar mashtrimet dhe manipulimet jo-njerëzore që bëri dhe po bënë diktatura alla Thaqoviane. Padyshim se shumica e shqiptarëve nuk janë dhe nuk i përkasin rangut të ideologjisë së këtyre diktaturave, të ideologjive që i mohon dhe përjashton vlerat e civilizimit njerëzor: ideologjisë së mashtrimit dhe manipulimit për interesat e tyre të ulëta klanore të pasurimit. Dhe si rezultat i këtyre diktaturave, të gjitha vrasjet politike të intelektualëve dhe gazetarëve shqiptarë, quaj ato të vogla apo në masë, nuk janë hiq më pak të vdekura apo të harruara se sa viktimat që na i shkaktoi vetë armiku i jonë shekullor, serbia pushtuese barbare.

Kështu pra ndryshuan gjeneratat, por mjerishtë nuk ndryshoi edhe mentaliteti i instalimit të diktaturës të vrasjeve, mashtrimit dhe manipulimit me ndjenjat dhe vlerat tona njerëzore. Dhe derisa nuk ndryshon ky mentalitet i dominimit diktatorial, nuk do të pushoi as urrejtja mbarëpopullore e shqiptarëve ndaj udhëheqësve të 'vet', me një rrezik konstant për qëndrueshmërin e shtetit tonë, Kosovës. Nëse pushtetarët tanë të djeshëm, të sotshëm dhe ata të nesërm nuk e kanë kuptuar dhe nuk e kuptojnë se shteti i Kosovës duhet plotsishtë të jetë i pavarur nga Serbia pushtuese, atëherë s'do të këtë kurrë paqe dhe siguri në Kosovë dhe me gjerë në rajon. Ata që se kuptojnë këtë realitet, i përkasin asaj kategorie diktatoriale që i bashkon vetëm interesi mafioz dhe kriminal i pasurimit të vet. Dhe qëllimi i kujdoqoftë me përpjeket për tua mbyllur gojën të tjerëve dhe debatëve të mirëfillta në opinion që kanë për qëllim shtrierjen e ideve për ndërtimin e një ardhmërie më të mirë për shtetin dhe vetë kombin tonë, janë të dënuar që të deshtojnë si diktatorë. Të gjitha pushtetët apo diktaturat që zhvillojnë një luftë dominimi të çfarëdo forme ekspasioniste, bëhën fajtorë për vrasjet, torturat dhe zhdukjen e njerëzve të pafajshëm, qoftë të atyre si qytetarë të thjeshtë, apo atyre që i përkasin kategorisë intelektuale.
Strategjia e mbështetjes së eliminimit të kujdoqoftë ndaj kundërshtarëve të vet politikë, e bënë çdonjëri apo pushtetar ligjërishtë jo kompetent për zgjidhjen e çështjeve të popullit dhe vendit të vet, dhe ata mbetën rrezik konstant për të tjerët. Populli shqiptarë dhe qytetarët tjerë në Kosovë mund ta ndërtojnë dhe ruajnë sovranitetin e vet vetëm kur të bëhën të vetëdijshëm që e kanë ndërtuar një demokraci të mirfilltë mbi bazën e respektimit të vlerave njerëzore-humanitare. E kaluara jonë historike na ka mësur se çdo pushtet-diktaturë apo ata të cilët e mbështesin atë dhe marrin vetë pjesë në vrasjet, zhdukjet dhe maltretimiet e njerëzve tjerë të pafajshëm mbrenda apo jashtë vendit, janë të dënuar paraprakishtë që të mbisundohen edhe vetë nga regjimet e huaja, qoftë ato pushtuese apo në formën e protektoratit ndërkombëtarë.
Nëse çdo shqiptarë e logjikon dhe pranon vetëdijshëm principin e intervenimit që u bë nga aleatët tanë perëndimor në krye me SHBA dhe NATO (qoftë ai ligjor apo moral ) kundër regjimit pushtues dhe jo-njerëzor të Millosheviqit ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe kundër vetë Kosovës, atëherë këtë pricipë duhet ta konsiderojmë të njëjtë edhe ndaj atyre pushtetëve dhe pushtetarëve që ushtrojnë diktatur anti-njerezore dhe anti-humane duke ndërtuar interesat e veta të pasurimit mbi kurrizin e popullin të vet.

Kujtim Hajdaj:Mësimet Enveriste 396527_356654684346121_100000047764933_1403236_1358326176_n

Kujtim Hajdaj:Mësimet Enveriste 398654_354689337875989_100000047764933_1398606_121635927_nKujtim Hajdaj:Mësimet Enveriste 427416_354689947875928_100000047764933_1398608_1411739422_nKujtim Hajdaj:Mësimet Enveriste 427741_354691397875783_100000047764933_1398611_1895083188_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi