Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:S' E KAM NDËRMEND...

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:S' E KAM NDËRMEND... Empty Sabit Rrustemi:S' E KAM NDËRMEND...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 30, 2012 12:22 pm

Sabit Rrustemi:S' E KAM NDËRMEND... SchneeSabit Rrustemi:S' E KAM NDËRMEND... 173357_1563102666_1405324133_n

Sabit Rrustemi:S' E KAM NDËRMEND...

s'e kam ndërmend t'i ndahem këtij shtegu
kësaj përpejetëze Çepuri
për sa m'punon laku
...
pa le të bie borë
le t'mos ketë rra'
le të bie dhe shi
një gjeth a një degë lisi
do m'bëhet çati
le të fryjë dhe jug a veri
lugjet do jenë aty
dhe ëndrra ime për ty

këtij shtegu ndërmend s'e kam t'i ndahem
edhe nëse rastësisisht shkas përplasem
do ngritem sërish do nisem
gjunjaz a duarsh
deri te ajo Rogë
te ajo Vojsë që pret e vetme si Ti
mbështellur nën atë lëkurë
plasaritur kohësh
si fytyra jote plasaritur pritjesh

t'i ndahem këtij shtegu ndërmend s'e kam
deri tek ajo Majë ajo shenjë e lashtë
për ta parë si rikthehet me ag ai Top i Zjarrtë
dhe imja fëmijëri
ajo shtëpi
që n'themel ende rri
si kjo dashuri
e nuk i bindet të verdhes vetmi

s'e kam ndërmend jo
anise pas më pret dhe një tatëpjetëz
do nisem prapë ditën tjetër
me Ty në timen bebëz

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi