Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OBOBO NEWS

Shko poshtë

OBOBO NEWS Empty OBOBO NEWS

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 12, 2009 3:01 pm

Nga blogu
OBOBO NEWS


KOTORR:Debati i fundit në shtyp në lidhje me veprën kushtuar Skënderbeut, të akademikut zviceran Oliver Jens Schmitt, shkaktoi viktimën e parë në radhët e intelektualëve kryeqytetas. Sot paradite, historiani mirditor Frrok Gjoni, doktor i shkencave, qëlloi me patllake në shkallët e hotel "Mamicës" në Tiranë, përkthyesin e librit, Ardian Klosin, edhe ai doktor i shkencave.
Plumbi e mori Ardian Klosin në krahun e djathtë, ndërsa një e shtënë e dytë theu xhamat e një mikrobusi të organizatës Mjaft, që ndodhej i parkuar aty rastësisht. I tronditur nga atentati, Ardian Klosi u shemb përdhe, teksa atentatori Frrok Gjoni u orvat të rimbushte armën, por gjakderdhja fatmirësisht u ndërpre nga ndërhyrja e forcave speciale të REMINA-s, FAMINIRA-s dhe TIBIDA-s, të cilat e çarmatosën pa vështirësi historianin dhe i hodhën pranga të sigurisë së lartë.
Më pas, një turmë e madhe qytetarësh u mblodhën spontanisht në sheshin përpara Burgut Civil ;Vëllezërit Topulli; të kryeqytetit, ku mbahej i pandehuri Frrok Gjoni, për të kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, aktori veteran Reshit Karabina, i njohur për publikun falë recitimeve të tij të pavdekshme të poezisë patriotike shqiptare, u tha autoriteteve: "Kohë të mallkueme kanë ardhë për Shqipërinë, kur kjo qeveri u hjedhka hekrat trimave që i dalin zot nanës, Avni Rustemave të sotëm."
Më pas akoma, u mësua se, në vazhdën e kësaj ngjarjeje tronditëse, ministri për Shekullin XV, Dylli Filispanja, i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Sali Berisha, dorëheqje e cila u pranua menjëherë, me motivacionin:paaftësi flagrante për të parandaluar masakrimin e historisë dhe të historianëve.
Viktima e vetme e atentatit, përkthyesi kontroversial Ardian Klosi, në një deklaratë për mediat nga spitali privat serb "Nënë Vojsava" ku është duke u mjekuar përkohësisht, tha se e kishte falur atentatorin, madje në shenjë mirëkuptimi do t’i dhuronte një kopje të librit të autografuar nga vetë përkthyesi, meqë, sipas tij, historiani Frrok Gjoni nuk e kishte lexuar librin në fjalë.
Drejtoresha e Muzeut Historik të Mirditës, Gjela Pulaj, deklaroi për Topless Channel se patllakja me të cilën u konsumua akti vrastar ishte marrë pa leje nga fondi i atij muzeu, ku figuronte si arma me të cilën malësori mirditor Pal Oroshi kishte planifikuar të qëllonte, më shumë se një shekull më parë, politikanin besëpremë Esad Pashë Toptanin.
Në mbrëmje, mjediset e spitalit "Nënë Vojsava" i vizitoi edhe ambasadori grek në Tiranë, dr. Jorgos Kastriotis, i cili dhuroi simbolikisht gjak për viktimën e atentatit.
Drejtori i policisë së monumenteve për kryeqytetin, Arbër Vithkuqi, urdhëroi shtimin e rojeve të armatosura te statuja e Skënderbeut në sheshin me të njëjtin emër dhe forcimin e sigurisë rreth Muzeut Kombëtar. Masa të ngjashme thuhet se janë marrë edhe në qytetet e Krujës dhe të Lezhës, si dhe në Manastirin e Hilandarit.
Në një deklaratë për mediat televizive, Zalo Arbana, drejtor i Gjendjes Civile të qytetit të Rubikut, ku jeton e punon atentatori Frrok Gjoni, sqaroi se në bazë të dokumenteve që disponon institucioni i tij, emri i saktë i historianit të implikuar në ngjarje është Frrok Ivani.


Më pas, një turmë e madhe qytetarësh u mblodhën spontanisht në sheshin përpara Burgut Civil ;Vëllezërit Topulli të kryeqytetit, ku mbahej i pandehuri Frrok Gjoni, për të kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, aktori veteran Reshit Karabina, i njohur për publikun falë recitimeve të tij të pavdekshme të poezisë patriotike shqiptare, u tha autoriteteve: Kohë të mallkueme kanë ardhë për Shqipërinë, kur kjo qeveri u hjedhka hekrat trimave që i dalin zot nanës, Avni Rustemave të sotëm.
Më pas akoma, u mësua se, në vazhdën e kësaj ngjarjeje tronditëse, ministri për Shekullin XV, Dylli Filispanja, i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Sali Berisha, dorëheqje e cila u pranua menjëherë, me motivacionin: paaftësi flagrante për të parandaluar masakrimin e historisë dhe të historianëve.
Viktima e vetme e atentatit, përkthyesi kontroversial Ardian Klosi, në një deklaratë për mediat nga spitali privat serb Nënë Vojsava ku është duke u mjekuar përkohësisht, tha se e kishte falur atentatorin, madje në shenjë mirëkuptimi do t’i dhuronte një kopje të librit të autografuar nga vetë përkthyesi, meqë, sipas tij, historiani Frrok Gjoni nuk e kishte lexuar librin në fjalë.
Drejtoresha e Muzeut Historik të Mirditës, Gjela Pulaj, deklaroi për Topless Channel se patllakja me të cilën u konsumua akti vrastar ishte marrë pa leje nga fondi i atij muzeu, ku figuronte si arma me të cilën malësori mirditor Pal Oroshi kishte planifikuar të qëllonte, më shumë se një shekull më parë, politikanin besëpremë Esad Pashë Toptanin.
Në mbrëmje, mjediset e spitalit Nënë Vojsava i vizitoi edhe ambasadori grek në Tiranë, dr. Jorgos Kastriotis, i cili dhuroi simbolikisht gjak për viktimën e atentatit.
Drejtori i policisë së monumenteve për kryeqytetin, Arbër Vithkuqi, urdhëroi shtimin e rojeve të armatosura te statuja e Skënderbeut në sheshin me të njëjtin emër dhe forcimin e sigurisë rreth Muzeut Kombëtar. Masa të ngjashme thuhet se janë marrë edhe në qytetet e Krujës dhe të Lezhës, si dhe në Manastirin e Hilandarit.
Në një deklaratë për mediat televizive, Zalo Arbana, drejtor i Gjendjes Civile të qytetit të Rubikut, ku jeton e punon atentatori Frrok Gjoni, sqaroi se në bazë të dokumenteve që disponon institucioni i tij, emri i saktë i historianit të implikuar në ngjarje është Frrok Ivani.


OBOBO NEWS Goran-Navojec_2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi