Gjykimi në "rastin Kleçka"
Gjykimi në "rastin Kleçka"
Gjykimi në "rastin Kleçka"
Procedura e gjykimit të deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si "rasti Kleçka", ka vazhduar të hënën.
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër Limajt dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij, për vepra të cilat supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999, kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosur të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-ja.
Seanca e së hënës, në pjesën e parë të ditës ka vazhduar me shqyrtimin e dokumenteve dhe fakteve për procesin.
Pala mbrojtëse e Fatmir Limajt, që u përfaqësua nga një avokat ndërkombëtar, ka kërkuar që ky proces të shtyhet, pasi sipas avokatit Karim Kan, përmbajtja e dokumenteve kërkon përgatitje.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë avokati tjetër i zotit Limaj, Tahir Rrecaj.
“Kemi kërkuar që ky proces të shtyhet për shkak se duhet ekspertiza e detajet e dëshmitarit X. Mbrojtja qysh në korrik të vitit të kaluar ka paraqitur një kërkesë për ekspertim, nuk është kryer ekspertiza. Ne dyshojmë në të dhënat dhe përmbajtjen e atij ditari dhe në kohën kur është shkruar ai”, tha Rrecaj.
Ai ka bërë të ditur se gjykata është duke e shqyrtuar kërkesën dhe se më vonë mund të pritet përgjigjja.
Dëshmitari kryesor, Agim Zogaj, i cili deri në vdekjen e tij është njohur si dëshmitari X, në këtë proces është gjetur i vdekur në Gjermani, më 28 shtator të vitit 2011.
Në shenjë kundërshtimi të akuzave të ngritura për krime kundër popullatës civile për nëntë ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa studentë të Universitetit të Prishtinës, deri sa po vazhdonin proceduar gjyqësore në Gjykatën e Qarkut, kanë mbajtur një protestë në Prishtinë.
Protestuesit kërkuan lirimin e menjëhershëm të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga paraburgimi.
Nehat Gashi, njeri nga anëtarët e këshillit organizativ të protestës, tha se procesi gjyqësor i “rastit Kleçka", është i motivuar politikisht.
“Ne mendojmë dhe jemi të sigurt se lufta jonë e shtrenjtë dhe e shenjtë ka qenë e pastër si loti. Andaj jemi këtu që të shprehim përkrahjen tonë maksimale për luftëtarët e lirisë dhe për t’i thënë EULEX-it se ka gabuar shumë rëndë. Mendojmë po ashtu se akuzat e tyre janë më motive politike, dhe për ta njollosur dhe barazuar luftën tonë çlirimtare me gjenocidin serbo-sllav të shkaktuar në Kosovë”, tha Gashi.
Në ketë protestë foli edhe ish- shefi i brigadës 121, Skënder Hoti.
Ai i tha se është e padrejtë që ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ndiqen politikisht.
“Kjo akuzë është e orkestruar nga EULEX-i dhe e dirigjuar nga Beogradi dhe nga njerëz të ulët dhe të paguar, të trajnuar për të shpifur, që po tentojnë t’i njollosin me sublime më të vlefshme të këtij populli vlerat e UÇK-së”, tha Hoti para protestuesve.
Hoti u bëri thirrje edhe drejtuesve të institucioneve të Kosovës që të mos heshtin për ketë proces gjyqësor ndaj çlirimtareve.
“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, Parlamentit, Presidencës, të gjitha forcave politike, që të mos heshtin ndaj këtij gjykimi politik. Ne ju themi kujdes se nesër për këtë heshtje do t’iu gjykojë populli dhe do t’iu mallkojë historia”, tha ai.
Ndryshe, zoti Limaj nuk e gëzon më imunitetin e deputetit, pas një interpretimi të Kushtetutës që Gjykata Kushtetuese i bëri më 20 shtator të 2011-ës, nëpërmjet të cilit të gjithë ligjvënësit u zhveshën nga imuniteti që gëzonin deri atëherë. (rel)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi