Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përkulem para gjithçkaje të bukur

Shko poshtë

Përkulem para gjithçkaje të bukur Empty Përkulem para gjithçkaje të bukur

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 30, 2012 10:12 pm

Përkulem para gjithçkaje të bukur Perparim_Hysi

Përkulem para gjithçkaje të bukur
(poezi)

Nga Përparim Hysi

Përkulem para gjithçkaje të bukur
(Vallë,a ka më të bukur se një grua?!)
Jam shumë i kthiellët,aspak i turbull
Ndaj them me plot gojën:-Të dua!

Ti je dita ku dielli s'perëndon kurrë
Po je dhe lulja në lulëzim të përjetshëm
Në se përkulem dhe s'jam më burrë
Pse,si mendon ti:-Kot jam i vdekshëm?

Shoh buzën që hepohet si harku i Kupidit
Dhe sytë që perëndojnë sikur i vret dielli
Oh,do t'i pranoja dhe gozhdët e Krishtit
Dhe ballëhapur do të shkoja dhe drejt Ferri.

Kur buzëqesh ti,çelin gjithë pemët
Dhe sado që është dimër,po vjen pranvera
Jo,një bukuri e tillë kund nuk gjëndet
Ç'thuhet për të tjera,janë veç legjenda.

Ke një hijeshi që shkakton molisje
Një fytyrë ovale dhe shumë elegante
Ke një gjallëri krejt të magjishme
Dhe,ç'është e drejta,je shumë sharmante.

Pse ç'mendon se nuk shoh gjirin hyjnor
Që sado e mban"fshehur",më kanos me neps
Po,moj mike,unë nuk jam qiellor
Por si çdo të gjallë,ai gji më zileps.

Kaq nuk janë pak që mos më përkulin
Edhe pse kokën tash e kam me thinja
Oh,ajo bukuri,më vuri poshtë mua,burrin
Kush nuk u përkul vallë nga bukuria?!...

29 janar 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi