Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ah "nënat" e kqija:Poemë e trishtuar nga Agim Gashi

Shko poshtë

Ah "nënat" e kqija:Poemë e trishtuar nga Agim Gashi Empty Ah "nënat" e kqija:Poemë e trishtuar nga Agim Gashi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 31, 2012 1:38 pm

Poemë e trishtuar nga Agim Gashi

Ah "nënat" e kqija:Poemë e trishtuar nga Agim Gashi Scaled.php?server=856&filename=imagescan9x6zw

Ah, "nënat" e këqija!
(Poemë e trishtimit)


KUJDES! I lutem prindërve, motrave e vllëzërve që këtë poemë të trishtë most a lexojnë në praninë e të rinjëve deri në 18 vjeç!

Në këtë botë të rrejshme
Shpesh ankohen fëmija,
Kur nuk sillen mirë
Nënat e këqija.

Sa herë kam dëgjua
Të thana me leqe,
Thonë gratë e ndryshme
Se s‘ka nënë të keqe.

Po ka, ore, ka
Kam parë me sytë e mi,
Nëna lë fëmijën vetëm
E shkon në kurvëri.

Ka dhe raste të tjera
Sa t´rënda rishtues ,
Kur nëna për bijën
I bahet shkuese.

Jo për ta martuar
Me krijuar jetë
Por do që e bija
Të bëje si bënë vet


Ah! Ka dhe aso nëna
Që s‘i pajton logu,
Bebe t´porsalindura
gjuajnë në kovë bërlloku.


Kam dëgjua ca raste
Sa zjarr e siklet,
Kur nëna fatkeqe
Furrë fëmijën e vet.

Një tjetër e shtrëngon
Frymën ia ndalë,
Engjëllit fëmijë
Që Zoti ia ka falë.

Shkruajnë gazetat
trishtime pa skaj
Nëna e pa shpirt
Han fëmijën e saj.

II
Nëna ndan nga gjiri beben
Mos t’i prishet bukuria,
E për qumësht nëne
Qan e vuan fëmija

Është nënë e keqe
E keqe sa më s‘ka ,
Kur fëmijën e vetë
E gënjen pa nda.

Në mbrëmje premton
Për çdo gjë thotë po,
E nesërmja e nënës
Përmbushet me një jo. .

Kjo s’është edukatë
Që ofron një nënë,
Mësohen fëmijët e ngratë
ku jeta jetë rrënon .

Gënjen pastaj shtetin
Për të s’ka liri,
Bëhet vëlla me krimin
Me drogë e me hajni.

Kështu rriten fëmijët
Gjithkund fatkeqësia,
Bota ua shef sherrin
Nënave të këqija.

Nuk i bëj të mirë
Dhe ata baballarë,
Që për një qejf flirti
Turpërohen e bëhen përrallë.

Ka edhe të tillë
Të poshtër, e të mjerë,
Vetëm i kërcejnë qejfit
Dhe zhyten në fëlliqësirë.

Kjo botë fatkeqe
Për engjëjt fëmijë,
Nuk asht ideale
S‘ka mjaft lumturi.

Sa fëmijë të kësaj bote
Vdesin nga uria,
I lënë të mbyllura pra
Nënat e këqija.

Nga nënat e këtilla
Shëmtohet edhe moti,
Sado të kamuflohen
Ato s’i do as Zoti!

III
Dua ta tregoj
Një ngjarje të vërtetë,
Një ndodhi e rëndë
Më zhgënjeu në jetë.

Ishin vite t´vështira
Vitet e nëntëdhjeta,
E rëndë ishte robëria
E rëndë bëhej jeta.

Iknin njerëzia
Lëshonin atdheun,
Harruan trojet e të parëve,
Harruan Skënderbeun.

Dikush iku nga skamja
Dikush nga lezeti,
Dikush s‘kishte qare
Se ndiqej nga shteti.

Një nënë nga anët tona
La burrin në shtëpi,
Dy fëmijët i mori
U hodh në arrati.

Kaluan brigje e fusha,
Kaluan edhe shtete,
Në vuajtje dhe uri
Kaloi një jetë të keqe.

Ndalen në Çeki
Atje në Teplicë,
Synon Gjermaninë
Mjaft në Mitrovicë.

Arriti dhe atje
Diku në Bavari,
U shkrua azilante
Nëna me dy fëmijë.

U vendos në Hajm
Me dy pëllumbesha,
Në dhe të huaj
Ndihej si mbretëresha.

Merrte lek të mira
Nga dimitë gjuajti ushkurin,
Mendja më s‘i shkonte
Në Kosovë për burrin.

Ishte grua e bukur
Me ja pas lakmi,
Dy vajzat e saj
Lule në hyjni.

Vishej edhe ngjyhej
Dilte në shëti,
Në gjak i vlonte etja
Për ndonjë dashuri.

Por një ditë me diell
Në parkun për karshi,
Qëndronte një burrë
E vidhte me sy.

Dhelpërisht iu afrua
I tha „buenasera“,
Ja mendoi gruaja
Fati erdh te dera.

Filluan bisedat
Me plot dashuri,
Nuk munguan puthjet
Plot afsh e zjarrmi.

Burri ish i pashëm
Nuk qonte jerdam,
Kishte restorantin
Ishte Italian.

Shqiptarja e bukur
Për kontratë s´bëzani,
Me punua në restorant
Te italian Xhovani.

IV
Kaluan disa muaj
Me afsh e mrekulli,
Para të mjaftueshme
Edhe dashuri.

Një ditë në restorant
Hyn një pëllumbeshë,
Bukuri më t´zjarrtë
Santorin s’kishte ndeshë.

-Mirëdita, xhaxha
Vajza iu drejtua,
-Dua nënën time
Pak me bisedua.

Po dridhej Xhovani
Për këtë bukuri,
Që i ndriste fytyra
Mu si një hyri.

U soll mirë e butë
Italiani plot mirësi
Derisa po flisnin
Tani nënë e bijë.

U ngrit që të shkonte
Duke i përshëndet
Pa mendua e shkreta
Sa kob do të jetë.

Tash bënte Santori
Dashnores shantazh,
Që ta sillte vajzën
Të punoi në lavazh.

-Ose do ta biesh,
Ose do shkosh n´shtëpi,
Do t‘i tregoj botës
Për tonën dashuri.

Nga dhuna, nga frika…
Gruaja u dorëzua,
Tani duhej vajzën
Disi me e mashtrua.

Shkoi në shtëpi
Plot nerva e vrer,
Vajzat bukuroshe
E pritnin në derë.

V
E mashtroi vajzën
Mirë i shkoi plani,
Tani nënë e bijë
Punojnë te Xhovani.

Pas disa ditësh
Ky derr u sfilit,
Me e pas në shtrat
Nënë e bijë çdo ditë .

I thotë tash dashnores
Po shkoj në podrum,
Dërgoma bijën tënde
Me më ndihmua në ca punë.

Ishin marr veshë
Dhe i kish premtua,
Që vetëm një natë
Me vajzën me kalua.

Po e thërret bijën
Duke e ledhatuar,
Merri këto gjana
Në podrum ke për t’i quar

I mori e bija
Shkoi me gjërat zvarrë,
Bie shkallëve poshtë
Si të binte n´varr.

Atje e priste Xhovani
Sytë zgurdulluar,
E kuptoi vasha
Se ishte mashtruar.

Deshi që të ikte
Nga dorë e çiklopit,
Por fuqi e derrit
Ndërroi fatin motit.

E rroku për beli
Veproi pa kursye,
Këmishën e mëndafshtë
Filloi me ia shqye.

I dolën vashës s´bukur
Gjinjtë si dy hana,
Ah, moj jetë e shkretë,
Çka më bëri nëna.

Përjargej italiani
Qelbej nga rakia,
Me dhunë sot shqiptares
I merrej vajzëria.

Puthte e lëpinte
Ku prekte nuk shikonte,
Nën peshën e trishtimit
Dëneste e rënkonte.

E kishin rrëmbye
Kthetrat e tradhtisë ,
Ishte vonë t‘i ikte
Kësaj mizorisë.

Sa kohë kaloi
Vajza s‘kish haber,
Por kur hapi sytë
Nënën pa në derë.

Ishte mbushur lot
Ishte mbushur gjak,
Vajza rrinte shtrirë
Me spermën në bark.

Ishte skenë e rëndë
N´podrum të Xhovanit,
„Dashnoret“ e dhunuara
Prej italianit.

Sa ishte penduar
Ajo nënë e shkretë,
E mallkonte ditën
E nisjes n´kurbet.

E mallkoi veten
Dhe ndjenjat e saja,
Ma mirë bukë e krip
Se me të zanë belaja.

I afrohet vajzës,
Yllit t´bukurisë,
-Ik nga unë, lavire
Nëna e tradhtisë -

U ngrit ngadalë
E njoma shqiptare,
Iu duk vetja
Shkronjë në abetare.

Iu kujtua jeta
Babi në Kosovë,
Edhe lulëkuqet
Që qelin n´Rugovë.

Gjakun e vajzërisë
Ia la peng nënës,
U zhduk nga podrumi
Në atë hije t´Hënës.

VI
Porsa doli nga podrumi
E trishtuar e flokëshprishur,
Pika, pika rridhte gjaku
Nëpër rrobën e saj t´grisur.

Nuk e dinte ku qiste hapin
Ecte rëndë sikur në ferra,
Për një çast u duk te shtëpia
Edhe motrën pa te dera.

E rroku but në përqafim
E puthi plot me dashuri,
-Tash po shkoj,oj motra e vogël,
Ndoshta ma nuk kthehem n´shpi.

Amanet, moj motra im,
Një selam babit t´ia qosh,
Mbarë Kosovës e gjithë shqiptarëve
Rastin tim t’ua tregosh.

Ti t´më rritesh, motra ime,
Të shkollohesh në kurbet të zi,
E të kthehesh në atdhe
E merre burrë një shqiptar të ri.

Nëse kthehesh dhe e mban në mend
Këtë amanet n´këtë natë me hanë,
Shpërndaj gjithkund dashurinë
Duke u bërë më e mira nënë.

Nëse vajzë të lindë fëmija
Ty, moj motër ,qofsh me shumë gëzim,
T´më kujtosh mua ndër mote
Leja vajzës emrin tim.

Lamtumirë, moj motër e mira ,
E ti, atdheu im i mbarë,
M‘u sfilitën ëndrrat e mia
Me e marr një djalë shqiptar.

Para syve i del gjerdeku
Dhe duvaku i nusërisë,
Plot buzëqeshje n´kopshte t´Kosovës
Duke i dhënë gji fëmijës.

Mori rrugën kah errësira
Me u zhdukë nga kjo jetë,
Një unazë prej trup shkrumuemes
Si kujtim motrës me i mbet.

VII
Ngadalë ecte dhe mendonte
O Zot i dashur po çka të bana?
Para syve seç i dilnin
Herë Xhovani e herë nëna.

Pa mendua e pa cak ecte
Në një pompë mezi arrin,
Aty bleu një kovë plastike
Mbushur plot me benzinë.

Shkoj u ul në park t´qytetit
Atje diku në Bavari,
Nisi e shkreta të qajë përmallshëm
Për fatin tonë n´kurbet të zi.

Qau për fatin që iu thye
Qau për motrën që e la n´vetmi,
Qau për nënën që bëri kobin
Me gjak t´vetin, me fëmijë.

Qau për babin atje n´Kosovë
Dhe atdheun e robëruar,
Qau për shkollat mbyllë nga shkau
Mbarë një popull rri përgjumur.

Qante vasha ma e bukura
E tokës së Arbërit në kurbet,
Kish vendosë ma mos t´jetonte
Por të ndahej nga kjo jetë.

Në mes të parkut lisa të lart
Vetëm hënën në shoqëri,
Tash po vjen fundi i jetës
I një luleje në rini.

Ngadalë hapi kovën plastike
Lau trupin me benzinë,
Sa e mirë iu duk aroma
Thua për te ishte shpëtim.

Trupi i njomë i vashës s´re
U shndërrua në pastërti,
Iu kthye beqaria
Ditë e re thua se po gdhi.

Ndezi shkrepzën sypatrembur
Flakë i mori trupi i njomë,
U zdrit qielli e u zdrit parku
Një zë lëshoi si jehonë.

-Ah moj nënë, moj nëna ime,
Lamtumirë se të kam gjan,
Mos mbaj zi, mos qaj për mua
Pashë atë gji që ma ke dhanë.

Një amanet po ta la ty
Të qoftë hallall gabimi yt,
Kthehu ti në tokë të arbrit
Fillo motrën me ma rritë.

Mos rri më n´kurbet të zi
Sepse jetën do ta kesh t´rëndë,
Në atë flakë i shtrini duart
Donte nënën me e përqafuar.

Ra ngadalë në bar të njomë
Ndërsa n´qiell u dukën re,
Donin ato ta lëshojnë shiun
Me e shpëtua vashën e re.

Porse retë u vonuan
Edhe hana doli plotë,
Bashkë me yjet e asaj nate
Qanë e derdhen rrëke lot.

Vajtuan lulet e parkut plak
Diku larg në Bavari,
Derisa digjej bukuroshja
Edhe bëhej shkrumb e hi.

Aty mbeti hiri i vashës
Ku u dogj ajo bukuri,
Kurrë aty ma s‘doli bari
E kam pa me sytë e mi.

Porse hiri i shqiptares
Si i Feniksit përsëri,
Do të hip në qiell e të ngjallet
Për mirësi e dashuri.

VIII

Kanë kaluar disa vite
Nga kjo ngjarje e fatkeqësi,
Shumë shqiptarë e shqiptare
Sërish shkuan në kurbet të zi.

Motërmira u kthye n´atdhe
Me atë unazë që në hi ka mbetë,
Ia la vajzës emrin e motrës
Me e përtëri në këtë jetë.

Ah, moj motër ,që s‘ke varr
Por e ke shpirtin n´gjithësi,
Bëhu roje e rrugëve të arbrit
Mbylli ato për kurbet të zi.

Thonë se nëne diku u tretë
Dikush i dha zjarr restorantit,
Thonë së çdo gjë u bë shkretë
Përmbi varrin e Xhovanit!

Shkruar gjatë janarit
Përfunduar më 31.01.2012 ora 05 e mëngjesit

Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi