Enxhi Krasniqi Bardhaj:PESHA E NJE YLLI
Faqja 1 e 1
Enxhi Krasniqi Bardhaj:PESHA E NJE YLLI
Enxhi Krasniqi Bardhaj:PESHA E NJE YLLI
Sot për herë të pare me ra të punoja afër tavolinës së tij të kompjuterit. Ishte një tavolin e mbajtur mjaft në rregull, çdo gjë ishte në vëndin e saj. Në kolektivin ku punoja isha e njohur si rregulltare e përkryer. Mirembaja dhe freskoja çdo ditë tavolinën dhe rrethin ku punoja. Por sot kisha ndjenjë se ai ma kalonte .Kisha mbetur dhe e vëzhgoja me vëmëndje, si një sihariq të kohës.Shumë herë në dhomën e pauzës kishim pasur biseda të përafërta.Por kur ktheheshim në tavolinat e punës harronim bisedat që kishim bërë....
Pikërisht sot mbi tavolinë gjeta një trëndafil të freskët dhe një letër të vogël dekorative, të cilën nuk e lexova.E shikova në sy, si për të kuptuar, se e dija nga kush e kam. I dhurova një buzeqeshje të butë si shënjë falënderimi.
Ai u besonte yjeve.Shpesh hërë si me shaka më thoshte:"TI JE YLLI IM"!...Ishte njeri shumë i matur, i thajshëm nga shendeti, dhe jo shumë i gjatë.Nuk ishte i picpillosur dhe nuk kujdesej shumë për dukjen e tij, sepse besonte në shpirtëroren.Kishte respekt të tepëruar për mua.Kisha ndjenjën se më donte pa përkedhelje, pa fjalë, sikur donte artin e tij, koleksionin e yjeve, arkën me instrumente matematikore dhe libra.Isha unë art për të?! Zotëronte shume dijeni gjysmë shkencore dhe gjysmë arte të thurura me mjeshtëri.Kam vështruar gishtrinjtë e tij me nyje tek përdridheshin, sikur hidhnin valle mbi tastaturën e kompjuetrit kohë të gjatë, dhe po ata gishtrinj me linin të kuptoja botën e tij .
Disa herë me kishte ftuar të shikonim vallëzimin e yjeve në qiell.Yjet për të ishin pika të zjarrta, pjesë përbërëse të një lumi magjik.Edhe sot mu afrua ngadalë, më tundi për të më zgjuar nga puna ku kisha hyrë me tërë forcën, dhe me një lakoni zëri të preëe beri ftesën e zakontë, por këtë herë dëshironte korrje të mbarë. Më la të kuptoja se kishte një zjarrishtë në mbrëndësi, që i ndriçonte edhe në fytyrë.Unë vetëm i buzëqesha...dhe sa per ta larguar nga vetja i thash se do te te therras ne telefon. Në fakt nuk dëshiroja ta largoja.Ndjeja admirim për të, por dhe me shume.Kjo ndjenjë më detyrojë ta lejoja të hynte në jetën time.
***
Pas punës, hyra në jetën time e frikësuar, mendoja se mos është e paformë.Nuk doja ta përmblidhja në një formulë, ndonjëherë mburrëse, dhe ndonjëherë caramane,thua se përherë ankuese.Nuk doja të më sundonte kujtesa qejfbërëse, doja një qartësi të shpjegueshme.
Peisazhi i viteve të mia, si ato bashkimet malore dhe shkëmbore është i formuar nga materiale të ndryshme, por pika kyçe e jetës ishte grumbulluar rrëmujthi, pa menduar larg, pa menduar pasojat që do ketë, pa menduar se më von do ketë pikerisht këtë pikë kyçe, kërkesa më të mëdha. Do ketë kërkese të meremetimit të shpirtit. Pikërisht kjo pikë ndryshojë dhe pikëpamjet e mija për jetën, jo se u bëra më syçelët, jo se doja ndryshime rrënjësore në jetën time, por...por ...e kërkonte shpirti.Kur shpirti nuk flë i qetë, dhe kur shpirti lëngon, dhe kur shpirti është gjithmonë në vuajtje kërkon ndryshim e dickaje.Ajo diçka kishte hyrë thellë në mbrendi. Atje ku as vetë nuk mund ta çrrënjos nga vetja...
Si të gjej paqen me veten time, që të mund të përmballem me luftën që i shpall intelegjecës sime?Ta bashkoj instinktin dhe shpirtëroren, që të mund të flas me veten, dhe të zbuloj ate se, çfar kërkoj me ndershmëri dhe besim.
Kështu e detyrova veten të germoja përmbrënda.Thellë - thellë, njohja që kam mbi vetveten është e errët, e mbrëndëshme, e pa shprehur, sekrete si një bashkfajësi, nxitim zëvëndesimi me mjete rutine të thjeshta, gjykime të vulosura e të palosura, që do të thotë të peshuara keq, si një model i vjetër. Unë si robaqepese e pazonja ia përshtat copën vetes .Instrument vlerash të pabarabarta, vepra pak a shume të çmprehura, duke menduar se në një të ardhme do mesohem dhe unë të bëj mprehjen e saj. Nuk u mësova edhe pse me gjithë shpirt tentova, edhe pse mundohesha të besoja se kisha, por unë nuk kisha tjetër vegël, mire apo keq u pajtova për të trajtësuar një ide të fatit tim prej njeriu.
Kot përpiqesha të mbetesha e kenaqur me instrumentin tim.U shfaqen në copën time të prerë gjera që thyheshin dhe gjilpëronin shpirtin. U shfaqën gurë të pashmangshem. Shëmbje të rastit dhe jo të rastit, por prap isha ajo që perpiqesha të rrugetoj ekzistencen time, për të gjetur një plan për të ndjekur, një fill plumbi apo ari, ose rrjedhën e një lumi pa përlarë brigjet e tij. Kjo përpjekje nuk ishte gje tjetër veçse nje imazh i rremë, një imazh ku unë mashtroja veten për një pikë qetësie për të tjerët.
Në këtë rrëmujë perceptova praninë e profilit të tij që i ngjan vijëzimeve në copën që unë gjilpëroj.Ishte individ i rrethnave? Ishte ajo që unë kërkoja të plotësoja copën time.Ishte ai që unë e quaja si ari apo plumbi, që peshon në vleren time, peshoja drejt, apo ishte shformim i imi ?...
Shenjë paralajmëruese e një rrokullisje të përcaktuar të ngjarjes, apo rrugë penjsh që stë shpien dhe nuk qep asgjë .Përpiqem t'i mbledh këto pënjëza, të shoh rezultatin, por mbaja dhe frikën me vete, se s'më japin asnjë farë rezultati.
Mos vallë me mua fshihet fataliteti ?! Mos vallë tiparet e mia luhateshin si ato të një figure, që pasqyrohen mbi sipërfaqen e ujit, dhe një guralec sado i vogel e tret këtë pasqyrim .
Më duhet të jem e matur, sepse nuk u përkas personave që bëjnë veprime shfrenuese, nuk jam një bishë që prish harmoninë e strofullës së ngrohtë.Kisha strofull të ngrohte?!Pse çaj koken aq shumë, se?! Kur e di se unë jam matëse e qënies sime.Unë jam njësia matëse e veprimeve të mia. Në pamundësi për të vazhduar të shpreh ndryshimet e veprimeve të mija, krijova formën e vetme diference në mes të të qënurit të vdekur apo gjallë.
Nga ana tjetër treçerekët e jetës sime rreshqasin si tersi në orvatje të kota, ngelen të mjegullta dhe të vagullta si një fantazmë.Pjesa e prekshme me dorë dhe e deshmuar nga faktet.
Kur të gjitha llogaritë e stërholluaera dalin të gabuara, kur deri edhe psikologu me i mire, ska çtë thotë, me thoni ju lexues, është e gabueshme ti drejtohesh cicërimës së shpirtit dhe peshës se largët të yllit?
Ashtu siç isha e trullosur mora telefonin dhe e thirra. Përpiqesha ta mbaja premtimin e dhënë. Në fakt nuk dija se çfar doja.
Alo...Alo!...Hana...Hana -je ti?! ...dëgjova zerin e tij ..i cili më erdhi si një lloj ilaçi shërues.
Po-po !..une jam ...por...por...
Nuk pranoj por!...Ti i shikon çdo ditë ndjenjat që kam për ty! Ato ndjenja nuk janë që nga sot, më përcjellin që diten që të pashë, dhe si më ke treguar dhe vetë, dhe si dhe unë njoh jetën tënde, nuk je e lumtur aty ku je, ndjehesh e tradhëtuar, dhe pjesë e një loje të bërë keq nga bashkeshorti jot, ndihesh e shfytezuar dhe e malltretuar shpirterisht.
Po ...por moskuptimet bëjn pjesë në një jetë bashkëshortore apo jo?...
- Ndoshta...ndoshta ...ke të drejtë, por tradhëtia nuk ka çfar kërkon aty!...Me tha ai me zë bindës.
Por !...Nuk kam forcë dhe nuk di si ti them se nuk dua të jetoj më me të ....si ti them..!...dhe me duhet të gjej të vërtetën. Vërtet dua ta braktis´?...Apo çfar dua?...Nuk e di ...nuk e di ..Nuk po e njoh veten sot ...Nuk di se çfar kërkoj dhe ku e kërkoj!...
- Ai do ta përballojë lehtë ...sepse do habitet pas dashuriçkës që ka!-tha ai me nje buzeqeshje nën zë.
- Mos u bëj cinik!-ia ktheva unë .Por në këtë gjë ke të drejtë.Unë nuk mund të qëndroj më gjatë me të.Më duhet të çlidhem nga ai, dhe të rregulloj rrjedhën e jetës sime.Por e keqja qëndron se nuk di si dhe kur.I thashë këto fjalë duke e mbajtur ndëgjuesen e telefonit fort në duar, sikur dëshiroja të shtrengoja shpirtin tim që dhemb.Sikur doja të masja forcën e qëndresës sime.
- Këtë nuk mund ta bësh në gjëndjen që je për momentin.Qetësoju të lutem.Kohën që të nevojitet do ta kesh.Unë do të të pres deri sa ti të vendosësh cilën rrugë do marresh.E nese do ...nesër në mengjes para se të ikesh në punë do pres para portes tënde..nëse nuk me do ...me thuaj ik...
Por ikjen tënde nuk e dua!-i thash me zerin tim disi te lotshëm ...
Por ikjen tënde nuk e dua! - i thash unë - me zërin tim disi te lotshem ...
Harrova zërin tim ngaqë krisma e hapjes së derës së hyrjes më përmendi.Drithërima kapluan trupin tim.Mbeta gojëhapur dhe e trullosur nga ardhja e tij jo e zakontë.Ai, që nga ndryshimi i tij vinte tepër von. Vinte kur unë isha në gjumë.Nuk e prisja kthimin e tij.Kjo ardhje e menjëherë pas punës më trullosi.Kishte kohë që ne vetëm në gjuëe ndjenim frymarrjen e njëri - tjetrit.Në mëngjes kur ikja në punë e lija në gjumë.Dhe kur ai kthehej më gjente në gjumë.Kjo ishte jeta jonë e përbashkët por aq larg njeri tjetrit.
- Granit! - me duhet ta nderprs bisedën se erdhi Hekurani! pa pritur përgjigjen e tij lëshova ndëgjuesen telefonike.
Si një fëmije i llastuar vrapova në drejtim të derës dhe iu hodha në përqafim Hekuranit.Me dy duart e mija e shtrengoja fort.Ai mbajti shumë shkurt duart e tij për belin tim të hollë, dhe si të ishin dy tela të shkëputer nga harku, u lëshuan nga trupi im.Një zhurme misterioze e ketyre telave hyri në mendjen time.
Unë nuk e di në ju hodha në perqafin, ngaqë shpëtova nga një përgjigje që kërkonte Genti nga unë, apo ardhjes së tij në të vertetë.
Vazhduam të ecnim në drejtim të dhomës së ditës.Unë paraprija, dhe tërë kohën e pyesja, nëse kishte pas ditë të mundimshme,në kishte pas dhimbje koke, sepse kohët e fundit vazhdimisht ankohej nga kjo dhembje.Me nje fjale, goja nuk më pushonte. Ishte kjo folje e pandërprerë ngaqë gjeta një njeri që të flas me të, apo çfare ishte.Ai u përgjigjej shume shkurt, sikur ia nxirrja fjalët me darë.Zuri vend në tavolinen e madhe dhe pa u ulur mire nxorri një tufë me të holla dhe i hodhi mbi tavolinë.Letrat u shëerndanë si të ishin lecka për të fshirë pluhurin e kohës.
Kisha parë mjeranë, që mbeshtetur rrëzë një muri goditnin vazhdimisht kokën me grushta me një ritem të egër dhe të pa kuptimtë.I tillë me dukej ai tani.Unë e dija se çthartësi zien në fundin e ëmbëlsisë, se çdëshpërim fsheh vetmohimi, se sa intriga gjenden mbrënda dashurisë.Një qënie e mjerë më përplasej në fytyrë.Djalli i mbërthyer prej ankthit kishte gjetur atë mjet për të me lidhur përgjithmonë me veten.
Lotet reshtën.Me dukej vetja një luaneshë para ngordhjes, sepse kisha marrë dhelprën me të cilin u mesova të jetoja.
Po-po!..U mesova të jetoja !..Po dashuria ku mbeti? Aq shumë ishim larguar sa që nuk i lexonim më ndjenjat e njeri tjetrit, sa që, nuk mund të me shikontr drejt në sy.
Dashuria !...Më e mënçura e të gjitha perëndive!...Pse më braktisi?..Çfaj kisha bërë?...Nuk dita ta mbaj!!?!...Apo,nuk diti ta vlerësoj?!..Pse kërkoj gabimin te unë?!!!
Me kërceu një teke, që s´e kisha patur që prej epokës kur isha fëmijë, gërvishja me thonj emrin tim në lëkurën e dorës sime, aq shumë sa vendi ku heriglifoja u skuq sikur të kishte rënë mbi të një kovë me ujë uje të valuar.
Si një njeri i akuzuar për një krim, shqyrtoja si do ti kaloj këto orë.Ndjeja rreshjen e hapave të mi të nxitshme buzë brigjeve shterpa,s hihja thikën që pret një mendim.Me duhet një vendosmëri për t´i'a nxjerrë shpirtin vetes në atë llum të zi.Përshkrova në mënd revolucionin përmes te cilit do të kalojnë të gjithë, zemrën që rresht se rrahuri, trupin që rresht së menduari, mushkerit që rreshtin së thithuri jetën. Në këto momente doja të ndjeja një zallahi të tillë.Me zërin tim të mbrëndëshem thërrisja me sa fuqi që kisha vdekjen.Zërin tim askush nuk e ndëgjonte. Ate e ndjeja vetëm unë.E ndjeja dhe e kërkoja!...
Çdo gjë kishte marrë një pamje të përçudnuar.Themeli i jetës sonë të përbashkët ishte një streh më shuëe i dhënë hileve të pamëshirshme, rrëmujës së poshtërsisë, legjenda dashurije tashme të kalbura bashkë me rrënimin e çdo gjëje.I embli im i dikurshem më dha me doren e tij vdekjen time.Akoma në frymim por e zhgenjyer, u përkula dhe qaja dhimbjen qe kisha në mbrendi.
Arsyeshmërisht mendoja se, me duhet të dale nga kjo dhomë, që të mund të ngopem me frymë.Ashtu e papërqëndruar dhe e katandisur, mora xhaketen time nga dollapi në koridor, cantën e hodha shpejt mbi sup, dhe me një nguti të pazakonët dola jashtë.Zhurma e qytetit ishte e thekshme.U luhata për një trup të një kalimtari, por serish mblodha veten.Nga rremuja e zerave dhe nga shperthimi përherë e më rremujë,kuptova se dita po mbaronte.Ishte qytet i madh ku qejfi arrinte kulmin natën.Nata fillonte që me perëndimin e diellit.Bashkë me terrin që binte, dhe fytyra ime mori nurin e saktë të së vertetës së lakuriqtë.Po filloja të kuptoja me çarte se, s'mjafton vetëm guximi i shpirtit për të keputur rutinën, por duhet një këmbëngulshmeri e vazhdueshme deri në ndryshimin e gjerave.Do me mjaftonte nga gjithë kjo rrangull të mbijetojnë ndjenjat e shpirtit? Të mbijetojë deshira për jetë? Të mbijetojë mbi të gjitht shpresa, dhe bashke me ardhjen e të nesërmes që lumturon?
U afrova afër makinës sime. dhe si një e krisur kërkoja në çanten time çelesat e makinës.Gjatë kerkimit të pakontrolluar- kuleta dhe ca gjëra te vogla kosmetike ranë ne trotuarin e betont.Unë akoma kërkoja çelesat e makinës, dhe pasi nuk i gjeta. u ula në betonin e ftohtë dhe ktheva çanten mbrapsht.Ranë të gjitha gjerat që kisha brënda, por ato që kërkoja nuk ishin gjekundi.Pa dashje lotët njomën fytyrën time ...Eshtë loti turp?...Ashtu e zhgënjyer me veten i mblodha të gjitha dhe i vendosa sërish në çantë. Në dorë mbaja faculetën që kishte rënë bashkë me gjërat e tjera. Fshiva lotët dhe mora kthimin për në shtëpi, por, me të futur faculetën në xhepin e xhaketës rashë në çelesat e makinës. I nxora me ngut dhe vrapova të hyja sa me parë, sikur ikja nga një bishë e tërbuar.
Beja ngasjen e makines pa e ditur në cilin drejtim isha nisur. Rrotullohesha pa menduar ku të ndalem, por, pas një kohe u ndala. U ndala pikërisht para shtëpisë së Granitit...
Ai ishte në ballkon.Nga ballkoni njohu veturën time dhe menjëherë u gjend para meje.Unë kisha mbetur e ngujuar në veturë. Nuk me bënte trupi të dilja nga ajo ...
Mund të jetoj njeriu tërë jetën në ikje? Leshova një zë të mbytur në lot duke e parë drejt në sy.
Me ndihmoi të zbres nga vetura dhe ashtu si isha e molisur u lëshova ne trupin e tij. Më mbante fort, thua se dëshironte tërë dhembjen time ta merrte tek vetja, thua se dëshironte tërë lotët e mi ti shterte dhe ti shndërronte në krahë lumturie.Ndërkaq, unë e ndjeja hyrjen në vatrën e zjarrit dhe të orgjisë, në fushën e parajsës së një jete ku gjithçka është barazisht dhe e njevlefshme.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi