Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail S Rexhepi:POEZI nga Agim Gashi

Shko poshtë

Ismail S Rexhepi:POEZI nga Agim Gashi Empty Ismail S Rexhepi:POEZI nga Agim Gashi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 04, 2012 10:50 pm

Ismail S Rexhepi:POEZI nga Agim Gashi 395710_2707131329562_1595161904_32653851_1392135160_nIsmail S Rexhepi:POEZI nga Agim Gashi 370392_1595161904_751447960_n

Ismail S Rexhepi:POEZI nga Agim Gashi
_______________________
BARIU I FSHATIT TIM

Në një livadh të bleruar
Të fshatit tim aty përbri,
Bariu ynë, djalë i bekuar,
Me fyell thotë një melodi.

Me ata gishta t´artë-flori
Çel e mbyll vrimat e fyellit,
E në një degë plot me qershi
këngën ia përcjell bilbilit.

Me leshra t´gjata Deltari Ilir,
Ju ka ulë t´zotit përbri,
Me vështrim nga ana e malit
Mos ndonjë ujk bie në bagëti.

Dhe Ogiçi me gjithë kope,
Në atë mriz pushojnë në qetësi,
Kemi, thënë, bariun me ne
Dhe Deltarin, me besnikëri!

Është kjo tokë që na fali Zoti
S’ka më të bukur në gjithësi,
E lakmuar mot pas moti,
Lum për ty, moj nënë Arbëri.

Kam një brengë ma rëndon shpirtin
Sa do t´zgjatë kjo lumturi?
A do mund ta ndalin ujk-ligun
Që rri gatshëm të bjer në bagëti
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi