Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miradije Gashi:EDUKIMI I FËMIJËVE KËRKON PËRKUSHTIM

Shko poshtë

Miradije Gashi:EDUKIMI I FËMIJËVE KËRKON PËRKUSHTIM Empty Miradije Gashi:EDUKIMI I FËMIJËVE KËRKON PËRKUSHTIM

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 05, 2012 9:45 pm

Miradije Gashi:EDUKIMI I FËMIJËVE KËRKON PËRKUSHTIM Scaled.php?server=828&filename=5000721

Miradije Gashi:EDUKIMI I FËMIJËVE KËRKON PËRKUSHTIM

Prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të rriten, aftësohen dhe edukohen ne njerëz te denjë te dobishëm për familjen rrethin dhe shoqërinë. Problemet e procesit mësimor dhe edukativ të metodës e të stilit në punë janë të shumta. Prindërit kanë për detyrë fëmijëve tu formojnë shprehitë themelore kulturore të cilët duhet begatohen dhe ngriten në nivel të lartë në shkollë dhe jashtë saj. Arritja e mjeshtrisë se një prindi nuk matet me shkallën e shkollimit dhe nivelin e tij, por me aftësinë për të komunikuar me fëmijët e tyre, me lehtësinë dhe natyrshmërinë e kërkesave, me bindje, me qëndrim dhe parim të fakteve logjike jetësore. Aftësi të llojeve të ndryshme më shumë a më pak gjejmë po thuaj të çdo fëmijë dhe si te tillë lehtësojnë arritjen e suksesit në një veprimtari të caktuar si nga përmbajtja ashtu dhe nga forma. Pasi fëmijët mësojnë në mbështetje të shembullit të imitimit të mënyrës së sjelljes dhe veprimit të prindërve si burim për formimin e shprehive ne përditëshmerinë jetësore ne kuptimin e gjërë të fjalës. Atëherë prindërit lypset të jenë të kujdesshëm në komunikimin e ndërsjellë.Të gjithë fëmijët janë kureshtarë të dinë për çdo gjë që i rrethon duke i percjell te tjeret si sillen, çfarë bëjnë, çfarë flasin, si flasin etj. Kështu fëmijët mësojnë gjëra me rëndësi dhe zhvillojnë mënyrën e të shprehurit dhe të menduarit, imagjinatën, kureshtjen, ndjenjat dhe emocionet, ushtrohen sistematikisht nga nocionet dhe konceptet, që krijojnë urat e lidhjeve gjithnjë ne unitet me sjellje praktike. Duke i zhvilluar shprehitë jetësore kulturore fëmijët zhvillojnë përsonalitetin e tyre dhe çelnikosin pikëpamjet fizike, zhvillojnë botën e tyre emocionale dhe intelektuale, formojnë kuptimin mbi domosdonë e përjetimit të së bukures krijimit të aftësive për t'i përdorur të arriturat mësimore e shkencore. Me rëndësi të madhe është që prindërit të flasin gjuhën e vet pastër duke lexuar libra së bashku me fëmijët. Studimet e ndryshme trgojnë së gjuha e re mësohet shumë më lehtë kur gjuha amtare zotërohet mirë. Të shprehurit e pastër gjuhësor iu ndihmon fëmijëve që te mësojnë më mirë gjuhtë e huaj ose konkretisht gjuhën e atij vendi ku jetojnë dhe gjuhtë tjera ne vijim.Të rinjët ballafaqohen më shumë sfida të cilat se bashku më prindërit duhet medomos te mësojnë për tejkalimin e tyre gjatë jetës, s'pari në familje më von në shkollë pastaj në jetën e përditëshme e me radhë. Integrimi ne rrethin e caktuar, rrespekti për të tjerët, vetëdija për gjykimet personale, vlersimi korrekt ndaj shoqërisë dhe besimi ndaj tjetrit ndihmon në formimin e drejt të përsonalitetit të fëmiut. Kështu ndihmohet dhe ndërlidhet dituria abstrakte me situata të reja ne përditëshmërinë e jetës konkrete. Secili njeri ka anët e tij pozitive dhe negative. Është mirë që prindërit t’i njohin dhe t’i pranojnë edhe anet negative të fëmijëve ne mënyrë që të krijohet vetëbesimi, të punohet që të menjanohen dobësitë e reflektuara. Gjatë zhvillimit dhe rritjes së fëmijëve duhet të mundohemi të bëjmë gjithnjë e më shumë gjëra pozitive. Planifikimi dhe rregullat ne familje ndihmojnë që të përcaktojmë sa kohë na duhet për t’i realizuar qëllimet e drejta përsonale. Për sa kohë do ta realizohet ndonjë qëllim fryetdhënes. Për punën cilësore të fëmijëve në shkollë është e rëndësishme dashuria dhe kujdesi që prindërit ia japin fëmijës. Duke i rritur e edukuar fëmijët rritet edhe numri i i kërkesave dhe përgjegjësive që duhet ti ndërmarrin prindërit edhe përkundër faktit se nuk kemi çdoherë kohë që t’i kryejmë obligimet ndaj fëmijëve. Megjithatë ato janë primare për zhvillimin e shëndoshë ndaj gjithë vlerave dhe dukurive të jetës e realitetit ne shoqëri. Përmbushja e përgjegjsive na bën të ndihemi të përgatitur dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve.Çdo familje duhet angazhuar seriozisht që të kontribuojnë për edukimin dhe zhvillimin normal të fëmijëve të tyre. Çdo shkollë ka orarin e vet të ngarkesës mësimore gjatë ditës dhe gjatë javës në mënyrë që të sigurohen kushte të përshtatshme për veprimtari. Me rëndësi është që në familje të ekzistojnë rregulla të caktuara dhe ato rregulla t’i respektojnë të gjithë antarët e familjës. Në procesin e hartimit të rregulloreve familjare duhet të marrë pjesë së pari vetë prindi ne mbajtjën dhe precizitetin e fjalës së shprehur për t'u reflektuar suksesi i dëshiruar në shkollë. Sjellja e prindërve, fjala, emocioni, disponimi, harmonia, rregulli, disiplina,ndjenja, emocioni, reakcioni, orari, korrektësia, drejtësia, kultura, leximi, kontrolli, vezhgimi, bisedat , transparenca, toleranca, rrespekti, dashuria, toni, dialogu, kultura, bontoni, patritizmi, shetitja, shoqërimi, hareja, dashuria, vullneti, financa. Të gjitha këto ndikojnë ne familje rrespektivisht te të rinjët . Ndërsa ato negative mund të na dekurajojnë, demotivojnë, degradojnë, shqetësojnë, bëjnë të pafuqishëm në mësim madje e ulin suksesin në shkollë mund të shkaktojnë edhe probleme familjare, shendetsore, shoqërore. Është me rëndësi që fëmiut t’i krijohet atmosferë e punës, e mbështetjes dhe pranimit në të cilën fëmiu do të ndjehet i respektuar që t’i shprehë kënaqësitë dhe paknaqësitë e veta. Mjafton që i riu ta ndjej se ekziston së paku një njeri i dashur në familje i afert me të cilin mund të bisedoi në momente devijuese, depresionesh, krizash, çalimësh, ndodhishë, vështirësishë etj. Diskutimet në këso raste ndihmojnë fëmijët që të rrefehen diku dhe kështu t’u lehtësohet zemrimi. Është mirë i riu të ndjehet para prindërve si para shokëve me të cilet mundet të shkëmbehet lirshëm rreth ngecjeve, zënkave të shkollës, situatave te papritura dhe të padeshiruara. Kjo bën fëmijët të ndjehen të pranuar, të respektuar dhe të sigurt. Zakonisht kur përjetojmë sukses, jemi të gëzuar, krenarë, të vetërealizuar dhe të kënaqur. Në ato situata më lehtë është t’i ndajmë rezultatet tona me të tjerët në lidhje me suksesin e arritur. Mossuksesi duhet prezantuar si diçka që është pjesë përbërëse e jetës, diçka që nuk guxon të na dekurajojë dhe diçka nga e cila mund të mësojmë shumë. Shpesh ekzistojnë kritere të caktuara paraprakisht. Te rinjet mund ta shprehin mendimin e tyre në mënyra të ndryshme se si mendojnë ata.Të rriturit kanë përgjegjësi të krijojnë kushte që fëmijët mund të dhënë mendimin e tyre lirshëm dhe gjatë këti procesi, atyre t’u kushtohet vëmendje e duhur. Është shumë me rëndësi të shprehet mendimi personal, kudo çoftë në shkollë, shtëpi. Nëse mendimin tonë e shprehim në atë mënyrë që nuk shfaq inat, grindje, ofendim ose nënçmim por duke e mbështetur me dëshmi gjegjësisht me argumente, atëherë vërtet kontribuojmë për temën e bisedës dhe kështu lëmë hapësirë që secili fëmijë lirisht dhe me argumente ta shfaqë qëndrimin e tij. I riu duhet të nxitet të krijojë mendime ide dhe atë ta shprehë për të gjitha gjërat që i referohen atij. Në një rreth ku mendimi i lirë respektohet dhe lejohet nga të rriturit, fëmija bëhet më i pavarur dhe më i përgjegjshëm për zgjedhjet e tij përsonale. Ndryshimet mes fëmijëve e bëjnë botën më të pasur, më interesante, dhe ofrojnë plotësim të ndërsjellë dhe zhvillim. Mes fëmijëve ekziston shoqëri e sinqert dhe e vlefshme. Nevojat janë diçka që duhet të përmbushen që të mund të jetojmë pa pengesa, ndërsa dëshirat janë të shumta më së shpeshti janë mjete financiare për të cilat mendojmë se më së miri do t’i përmbushnim nevojat sot. Asnjë njeri nuk mund të bëjë gjithçka vetë. Njerëzit, familjet të rinjët dallohen mes vete për sa u përket aftësive dhe diturive të tyre. Përkushtimi, rrespekti, bashkëpunimi dhe përkrahja janë shumë të rëndësishme për shkollën, shoqërinë për shkak se mundësojnë që të ndërtohet miqësia, lidhja reciproke por edhe të mirëmbahet dhe të përforcohet uniteti mes prindërve dhe fëmijëve duke i edukur me përkushtim dhe përgatitje për punë dhe jetë. Zbatimi i drejtë i këtyre parimeve krijon te menduarit e pavarur dhe paisjën me aftësi pune.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi