Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Berani: Bandave kriminale serbe u ka prirë Oliver Ivanoviqi

Shko poshtë

Halit Berani: Bandave kriminale serbe u ka prirë Oliver Ivanoviqi Empty Halit Berani: Bandave kriminale serbe u ka prirë Oliver Ivanoviqi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 05, 2012 10:45 pm

Halit Berani: Bandave kriminale serbe u ka prirë Oliver Ivanoviqi


Halit Berani: Bandave kriminale serbe u ka prirë Oliver Ivanoviqi Halitbarani
Hysni Syla, BOTA SOT
Si u masakruan 10 shqiptarë më 4 shkurt të viti 200

Sipas Halit Baranit bandave kriminalemë 4 shkurt 2000 u kanë prirë, sipas dëshmitarëve-viktimave, Oliver Ivanoviq dhe Dragan Delibashiq.

As 12 vjet pas vrasjes mizore nga kriminelët serbë, Nderim Ajet (13), Nerimane Xhaka (42), Remzije Canhasi (56), Selime Berisha (60), Nezir Voca (61), Shqipe Voca (54), Bashkim Rrukeci (38), Nimon Sejdiu (52), Sebiha Abrashi (50) dhe Muharrem Sokoli (51) nuk mund të prehen në qetësi. Drejtësia ende nuk ka arritur, apo më mirë më thënë nuk ka bërë përpjekje që të kap kryesit e masakrës më të tmerrshme në komunën e Mitrovicës.

Halit Berani: Bandave kriminale serbe u ka prirë Oliver Ivanoviqi Berani-440Nezir dhe Shqipe Voca të vrarë nga paramilitarët serbë më 4 shkurt të vitit 2000 në Veri të Mitrovicës

Nderimi 13 vjeçar kishte menduar se lufta ka përfunduar

Nderimi i ndjerë, kishte menduar se pasi kishte përfunduar lufta, do të vazhdojë pa pengesa lojën fëmijërore dhe ëndrrat e tij për të ardhmen. Këto ëndrra ia ndërprenë kriminelët serbë në orët e para të katër shkurtit të vitit 2000, kur kishin shti me armë zjarri dhe kishin hedhur bomba në banesën e tij në pjesën veriore të Mitrovicës, kur ai po flinte. Të shtënat dhe pjesët e granatës kishin fatale pikërisht për fëmijën më të ri të familjes Ajeti, i cili kishte mbetur i vdekur në vend. Edhe motra e tij, Rrezarta, kishte pësuar plagë të rënda, si pasojë e të cilave edhe i është amputuar këmba. Ishte plagosur edhe babai i tyre Nexhmedini.
Në banesën fqinje të familjes Ajeti, po nga bombat që kriminelët kishin hedhur kishte mbetur e vdekur Nerimane Xhaka dhe ishte plagosur rëndë vajaz e saj, eminja 12 vjeçare. Pak më tutje në të njëjtën rrugë, ishte masakruar me thika Niman Sejdiu, i cili më vonë kishte vdekur në spitalin e Prishtinës, bashkë me Bashkim Rrukecin. Brenda në banesën e saj, aty në fqinjësi ishin vra Remzije Canhasi dhe Sebiha Abrashi. Pak më tutje, po në banesën e tij, ishte masakrua në mënyrën më barbare Muharrem Sokoli, ndërsa edhe pak më lartë kriminelët kishin hedhur bombë në banesën e Selime Berishës, 60 vjeçare, e cila kishte mbetur e vdekur. Ndërsa në dalje të qytetit, për në Zveçan, në banesën e tyre ishin ekzekutuar bashkëshortët Nezir Voca, 61 vjeçar dhe Shqipe Vova, 54 vjeçare.
Tmerri të bandave krinale serbe nuk i kishin shpëtuar edhe 25 shqiptarë të plagosur rëndë, po në banesat dhe shtëpitë e tyre, ndërsa që ishin keqtrajtuar fizikisht në mënyrën më barbare edhe 93 shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra, pleq e plaka. Keqtrajtimet kanë vazhduar pa ndëpre deri në muajin prill të viti 2004. Gjatë kësaj kohe, nga veriu i Mitrovicës janë dëbuar dhunëshëm 1.564 familje me 11.364 anëtarë. Me këtë ekstremistët serbë, në mënyrë të përgjakshme realizuan synimin e tyre për spastrimin etnik të pjesës veriore të Mitrovicës nga shqiptarët, me qëllimin e fundit që këtë pjesë dhe veriun tjetër të Kosovës të ia bashkangjesin serbisë, për çka edhe sot po bëjnë përpjekje të pareshtura.


Halit Berani: Bandave kriminale serbe u ka prirë Oliver Ivanoviqi Oliver_ivanovic_kriminel

Dihen autorët e krimeve

Kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ në Mitrovicë, Halit Barani, ka reaguar pikërisht në ditën kur u mbushën plotë 12 vjet nga masakra ndaj shqiptarëve që jetonin në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, duke ngre zërin sërish për mosfunksionimin e drejtësisë, mosangazhimin e organeve të hetuesisë dhe indiferencën e institucioneve ndërkombëtare dhe të vendit, që gjatë gjithë këtyre viteve nuk treguan as respektin më të vogël për viktimat e dhunës barbare që ndaj tyre ushtruan ekstremistët serbë nga veriu i okupuar i Mitrovicës.
“Është për tu habitur se si përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare që i kanë pasur dhe ende i kanë përgjegjësitë për veriun e vendit, por edhe ata të institucioneve të Republikës së Kosovës, nuk ndërmorën pothuaj asgjë për ndriçimin e vrasjeve dhe terrorit që ndaj shqiptarëve të pafajshëm ushtruan kriminelët serbë në pjesën e okupuar të qytetit të Mitrovicës, e të cilët qysh atëherë janë identifikuar nga vetë viktimat dhe ata dihen me emër e mbiemër”, ka thënë ai.
Sipas Baranit po atë natë, bandave kriminale ju kanë pri, sipas dëshmitarëve-viktimave, Oliver Ivanoviq dhe Dragan Delibashiq. Ai shton se ekipit për dëbimin e shqiptarëve ju kanë pri Oliver Ivanoviq, Dragan Delibashiq, Zharko Kosovac, Miodrag Raliq, Dushko Shiligoviq, Ivan Mandiq, Rade Spasojeviq etj. Për këtë dëshmojnë Shpend Hasani, Kemajl Gucati, Rexhep Hyseni, Shaban Azemi, Jashar Jashari etj. Këta dëshmitarë dhe të tjerët tregojnë se masakra e asaj nate është bërë para syve të ushtarëve francez dhe policëve të UNMIK-ut, të cilët nuk ndërmorën asgjë për mbrojtjen e viktimave nga terrori i kriminelëve.
“Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Mitrovicë, shpreh habinë se si është e mundur që organet e hetuesisë, qofshin ato ndërkombëtare, apo të vendit, të heshtin para këtyre fakteve dhe të mos ndërmarrin asgjë për kapjen dhe dënimin e atyre që i bënë këto krime monstruoze, ndërkohë që nuk janë raste të rralla, kur këto organe shpenzojnë kohë e mund duke bërë hetime ndaj atyre për të cilët nuk kanë as fakte e as dëshmitarë. Në 12 vjetorin e kësaj masakre, Qendra Rajonale e KMDLNJ në Mitrovicë kërkon drejtësi për viktimat dhe dënimin e kriminelëve, të cilët janë qysh atëherë të identifikuar nga viktimat dhe dëshmitarët tjerë okular”, ka thënë Barani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi