Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koordinimi i të heshturit

Shko poshtë

Koordinimi i të heshturit Empty Koordinimi i të heshturit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 13, 2009 12:10 am

Koordinimi i të heshturit



Jo vetëm dalja në dritë e problemeve “të vogla”, se ato kot mund të përpiqen t’u bëjnë hije “të mëdhave”, kot mundohemi me cikërrima pleshtin ta bëjmë buall, t’i fshehin sfidat “e mëdha”. Heshtja me zhurmë e problemeve të vogla, na bën të mendojmë për dukurinë e koordinimit “të të heshturit” kombëtar në aranzhmanin ndërkombëtar (në Kosovë). Të themi më së buti – heshtja e tillë - ta përkujton qetësinë para stuhisë. Po edhe në qoftë kështu, kjo nuk duhet të na frikojë, sepse stuhitë e mëdha tashmë kanë kaluar, dhe të gjithë ata që janë “kompetentë” dhe të vendosur në poste zyrtare politike ndërkombëtare dhe këtu të Kosovës, pohojnë se luftërat tashmë kanë mbaruar. Ata e dinë, janë të sigurt, ndaj konstatojnë kështu. Por e keqja e punës qëndron në faktin se ne “tipat” e luftërave menjëherë i përfytyrojmë si “të armatosura”, punë kjo që është edhe qesharake. Luftërat që nuk janë të armatosura quhen “luftëra speciale” dhe pikërisht kjo sintagmë nuk është parë në shkrimet e medialeve tona ka vite të tëra. A ka luftë speciale në Kosovë, a mund të quhet “paqja e koordinuar” në krizë kulturore dhe ekonomike, një luftë speciale për degradimin e shoqërisë shqiptare në Kosovë? Pra janë temat e tjera më të vogla (problemet) që ne i marrim në dorë t’i trajtojmë, duke pasur ose frikë, ose pasiguri në qasjen e tyre, që qasja të mos jetë një dërrasë e kalbur ku nuk guxojmë të shkelim. Çfarë tipi është gjendja speciale e ashtuquajtur “konflikt i ngrirë” (i cituar dhe i përfolur, i theksuar dhe asnjëherë i analizuar, në median shqiptare në Kosovë. Nëse nuk ekziston i tillë, si luftë speciale për ta stimuluar vendnumërimin në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Kosovës, atëherë pse zotërinjtë që prodhojnë politikat për Kosovën nuk dalin të prononcohen e të thonë: jo, “konflikti i ngrirë” është një situatë tashmë e kaluar, e futur në “situatën stabile” gjithashtu të konstatuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare që sot punojnë politikë dhe mbrojtje në Kosovë. Heshtja më e madhe prodhuese e status quos haset pikërisht kur fillon zhurma e madhe e trumbetimit të problemeve lokale që shurdhojnë dhe hutojnë opinionin, ia tërheqin vëmendjen andej kah problemi është fare lokal dhe fare efemer. Përsëri pyesim, a vjen spontanisht ky koordinim i të heshturit, apo është i planifikuar me ndonjë strategji precize politike? Nëse është i planifikuar, atëherë kush janë planifikuesit e tij. Këtë nuk mund ta dimë, natyrisht, por mund t’i supozojmë. E si? Me analizë, të përimtojmë se kush nga faktorët ndërkombëtarë, ose nga këta vendorë, ka interes që të ruhet status quo-ja? Një fjalë e urtë kineze thotë: “Kur frikohesh këndo, bën zhurmë, bërtit!” Anasjelltas kësaj urtësie kineze po i bie se heshtja është frikuese. Në heshtje fshihet ai virusi i kërcënimit permanent nga e panjohura. Dhe është krejtësisht logjike: vazhdimisht na frikojnë, vazhdimisht na i qesin përballë armiqtë që assesi dhe kurrsesi nuk do të lejojnë sovranitet për Kosovën. Kurse ne të gjithë e dimë: pa stabilitet dhe sovranitet, nuk ka investime ekonomike ndërkombëtare, ka tkurrje dhe kujdes në injektimin me donacionet e Konferencës që na i premtuan e nuk shihen gjëkundi. Nuk është problem lobimi për pavarësinë, por menaxhimi pavarësisë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi