Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Smail S Rexhepi sjell POEZI nga Prend Buzhala!

Shko poshtë

Smail S Rexhepi sjell POEZI nga Prend Buzhala! Empty Smail S Rexhepi sjell POEZI nga Prend Buzhala!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 06, 2012 12:21 pm

Smail S Rexhepi sjell POEZI nga Prend Buzhala! 396206_2563628942092_1595161904_32597934_1322749078_n

Smail S Rexhepi sjell POEZI nga Prend Buzhala!
________________________________________
******
E po, hiç mos beso,
Hiç mos i beso
As këtij Titulli Të Pabesë Këngëtimi,
Krejt gjaknxënë, gjaknxirë e gjakngrirë
(Kush e di, çka ke nën lëkurë:
A kanë zënë strofull aty
Ankthi, Mërzia, Skamja, Fatkeqësia
Dhe Hieroglifi,
domethënë:
Shkronja e Shenjtë
Për do rrëfime të përjetuara mistershëm,
Shkronjë krejt e palexueshme,
Krejt e pakuptueshme).
A nuk është ky gjak krejt i pazakontë:
Aq imun ndaj helmeve të botës
Pos helmit të shpirtit tënd?

Shih si qeshin me ne,
Si tallen e përtallen Jeta e Vdekja.
(Mos beso),
Amshimi nuk ka nevojë për besim a mosbesim,
Thoshin urtakët e moçëm indas.
As Jeta as Vdekja nuk kanë nevojë për to:
Tek na thonë: kush jeni ju
Të besoni në ne a të mos besoni?
Kush je ti që mund t’i bësh diçka
Jetës dhe Vdekjes,
Shpirtit dhe Gjakut të Derdhur?
As jetën as Vdekjen nuk i ke ti në dorë,
As Lindjen, as Gjakun.
Ti mund të jesh vetëm ai që je:
brenda këmishës së Jetës
E Vdekjes, brenda tharmit të Gjakut
E thalbit të Shpirtit. Je një Gjuhë hutaqe
E erërave, e fantazmave
Që enden nën dhé.
Të ka mbetë të ndërtosh
e të bësh tempuj për dashurinë tënde
Me kështjella krejt të mjegullta
Me pallate të kristalta. E aty
Të jetosh, i mbërthyer në këtë planet mjegulle
Me Të Dashurën tënde,
T’i ligjëroni njëri-tjetrit, të bëni shenja kohe
E mandej prapë t’i fshini ato.
T’i shkruani të gjitha historitë
E t’i shihni si në shuplakë të dorës,
Të vizatoni shtigje të panjohura
E në fund t’ia nisni prapë nga fillimi.
Vetëm tani do ta kuptoni
Se u kanë hedhur si plaçkë e vyer
Në atë Rreth të Mbyllur në Sferën Planetare,
Si në një valixhe gjërash krejt të imta.


(Prend Buzhala: Poezi 1999-2003)
Pregatiti:Smail S Rexheüpi
Smail S Rexhepi sjell POEZI nga Prend Buzhala! 370392_1595161904_751447960_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi