Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reichel e quan fushatën e Vetëvendosjes “kopsht politik të fëmijëve”

Shko poshtë

Reichel e quan fushatën e Vetëvendosjes “kopsht politik të fëmijëve” Empty Reichel e quan fushatën e Vetëvendosjes “kopsht politik të fëmijëve”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 06, 2012 3:05 pm

Reichel e quan fushatën e Vetëvendosjes “kopsht politik të fëmijëve”

Reichel e quan fushatën e Vetëvendosjes “kopsht politik të fëmijëve” Ernst_Reichel_06

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Dr. Ernst Reichel ka kritikuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje rreth emërtimit "Republika e Kosovës", të cilën e ka cilësuar si "kopsht politik i fëmijëve".

"Fushata më e re e Vetëvendosjes mbi emërtimin "Republika e Kosovës", e cila thotë se përdorimi i çfarëdo emërtimi tjetër do të ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe njëherit tradhti e lartë, nuk është gjë tjetër veç kopsht politik i fëmijëve. Në BE, OSBE, OKB dhe në instanca të tjera ndërkombëtare delegacioni gjerman zakonisht është i ulur prapa shenjës "Gjermania" dhe jo "Republika Federale e Gjermanisë".

Kjo vlen për shembull edhe për "Republikën e Francës" apo "Mbretërinë e Holandës", ose pothuajse për të gjitha shtetet. Nuk ka arsye pse kjo të jetë ndryshe në rastin e Kosovës", thuhet në këtë deklaratë të ambasadorit gjerman Reichel, e cila është shpërndarë nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi