Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Silvana Berki:TI

Shko poshtë

Silvana Berki:TI Empty Silvana Berki:TI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 06, 2012 10:17 pm

Silvana Berki:TI 421166_2891895850126_1042150289_32796267_1522980857_nSilvana Berki:TI 173391_1042150289_2003859124_n

Silvana Berki:TI

Ti,
je një nënë e lodhur...
Jo se të kërrusën shkarpat mbi shpinë,
as rrudhat në fytyrë nuk ti pikturuan piktorët
Por vitet e rëndë, ... ta rënduan rininë
rënkime të derdhën meteorët..
...

Eh, nëna shqiptare …!.
njomur valëve të Jonit ,
flladitur hijes së ullinjve...
Që fëmijërisë tënde ke parë tragjeditë,
që të bënë të vjetër sokakeve sa ”linde,
e në vënd të lodrave, të dhuruan mërzitë.

Dhe Ti ,
ju përshtate cdo epoke....
-e para nismëtare e botës së re
-e fundit konservatore ndëshkimeve kote
pa Ty,
gjithkund...
bota vetëm fle.

Unë, shetita botën anë e mbanë,
por si Ti të hekurt nuk gjeta … askund.
Ndër lot, pash gëlltisje dhe plagët e zemrës
mes dhimbjes luftoje ashtu ...
urtë e butë.

Kjo je Ti.!
Amvisë e e mrekullueshme e familjes,
Kolege që shkrihesh në dritën e punës,
Bashkëshorte e denjë që tretesh ylberit
e paqtë stuhive dhe armike e dhunës.

E si mund të jesh, njëlloj me të tjerat...!
princesha e dhimbjes së lindur; Teutë,
... politikave, je Thacher.... kuvëndit
je forca më e dukshme, që s`fshihesh në asnjë skutë.

Eh, nënokja ime !
Zëri i shpirtit tim,
Tani, shoh je plakur je lodhur ndër mote
Tek prek rrudhën tënde - më flet një rënkim,
portreti më i artë i kësaj bote.Mehr anzeigen
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi