Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veseli Isës: Distancohu nga krimet e së kaluarës

Shko poshtë

Veseli Isës: Distancohu nga krimet e së kaluarës Empty Veseli Isës: Distancohu nga krimet e së kaluarës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 06, 2012 11:09 pm

Veseli Isës: Distancohu nga krimet e së kaluarës

Veseli Isës: Distancohu nga krimet e së kaluarës Kadri_veseli2

Hyn në nivele të larta politike përplasja për historinë e SHIK-ut,.Ish-shefi i kësaj organizate për të cilën u tha se u shua në vitin 2008 ia ka kthyer Isa Mustafës, kryetar i LDK-së. Nëpërmjet një deklarate të shpërndatë për media Veseli ka thënë se është për keqardhje rruga e anarksië dhe e nxitjes së urrejtjes që po e udhëheq lideri opozitar Mustafa. Ai ka thënë se i duket paradoksale që akuzat po bëhen nga eksponesntë që kanë qenë pjesë aktive në poste të larta ekzekutive të kohës kur populli ynë persekutohej dhe sipas tija ata as edhe verbalisht nuk kanë marrë qëndrim distancues nga krime të tilla, në një referencë të qartë për Mustafën.
Deklarata e plotë e Veselit:
Është për keqardhje se në cilën rrugë të papjekurisë, anarkisë dhe nxitjes së urrejtjes, po tentohet të drejtohet populli ynë nga një pjesë e politikës, të prirë dhe nga kryetari i LDK-së dhe shefi i opozitës, z. Isa Mustafa.


Në vend të fokusimit në prioritete nacionale dhe krijimit e respektimit të stabilitetit të institucioneve, tentativa për t'i dhënë kahje imponuese politike, absolute dhe nxitëse gjërave sensitive në princip, pa bazën e fakteve dhe argumenteve dhe në rrugë joinstitucionale, të përkujton një kohë dhe mentalitet që popullit tonë i kanë kushtuar shumë në të kaluarën, me të persekutuar, burgosur e vrarë.

Për më tepër, është paradoksale kur pjesë të këtij procesi bëhen pikërisht eksponentë të cilët që nga femijeria ime kanë qenë pjesë aktive dhe me petkun më të lartë ekzekutiv të kohës e atyre veprimeve, dhe asnjëherë deri më sot, as edhe verbalisht nuk kanë marrë qëndrim distancues nga krime të tilla.

Është e vërtet se pas luftës në këtë vend kanë ndodhur disa krime që e kanë turpëruar dhe gjakosur lirinë, dhe ato duhet doemos të zbulohen, por këto tragjedi askujt s'duhet t'ia japin privilegjin e atakuesit, aq më pak, turpin e kënaqësisë dhe përfituesit për momente politike, siç është bërë praktikë e zakonshme kjo nga të tillë.

Kryetari i LDK-së, si dhe çdo kush para e pas tij, duhet të deklarohen dhe marrin përgjegjësinë etike e juridike për akuzat që bëjnë, para organeve të drejtësisë, sepse në të kundërtën, turpi dhe përgjegjësia do të jenë njëtrajtshëm me ata që kanë kryer krime të tilla.

Une jam munduar e po mundohem të qëndroj larg kësaj gjuhe për hir të interesit nacional. Tekefundit, tek populli, shteti dhe zoti secili do te marrë çdo ditë atë që meriton.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi