Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isa Mustafa: SHIK-istët po i “nxen gjaku” i krimeve të tyre

Shko poshtë

Isa Mustafa: SHIK-istët po i “nxen gjaku” i krimeve të tyre Empty Isa Mustafa: SHIK-istët po i “nxen gjaku” i krimeve të tyre

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 07, 2012 12:54 am

Isa Mustafa: SHIK-istët po i “nxen gjaku” i krimeve të tyre


Isa Mustafa: SHIK-istët po i “nxen gjaku” i krimeve të tyre Isa-mustafa-ibs
Lideri i LDK-së për polemikat rreth SHIK-ut

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, LDK-së, Isa Mustafa i është rikthyer kritikave dhe akuzave për SHIK-un, duke e cilësuar atë një organizatë kriminale të financuar nga struktura të dyshimta dhe jo llogaridhënëse.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, tha se të gjithë ata që kanë kryer veprime kriminale duhet të përgjigjen para ligjit. I pyetur se a po i hapin dosjet e tyre zyrtarët e SHIK-ut për konflikte personale e politike, kryetari Mustafa, këtë e ka ndërlidhur me një thënie popullor se gjaku nuk të lë rehat. “Një fjalë e popullit thotë: Gjaku të zë. Si duket disa nga ata kanë bërë veprime të rënda ndaj popullit, dhe këto veprime nuk i lënë të qetë. Çdonjëri duhet të përgjigjet, nëse me veprime ka dëmtuar të tjerët. Është fjala këtu për një organizatë ilegale, e cila ka vepruar ilegalisht, është financuar ilegalisht dhe nuk ka pasur kontroll të institucioneve legjitime për veprimet e saj. Çfarë kanë bërë e dinë ata. Por nëse dikush nga ata ka kryer veprime kriminale, duhet të përgjigjet para ligjit”, është shprehur Mustafa.

(Intervistën e plotë me Isa Mustafën mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Bota sot”).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi