Një "faleminderit" e fuqishme për Gjermaninë
Faqja 1 e 1

Shoqata "Yjet e Kosovës" në Emmendingen mbajti një tubim
Të pranishëm në këtë manifestim ishin Peter Weiß deputet federal, këshilltari i landit, Hanno Hurth, kryebashkiaku Stefan Schlaterer etj
Me moton "Faleminderit Gjermani", më 2 shkurt në Emmendingen afër Freiburgut në organizim të shoqatës "Yjet e Kosovës" është mbajtur tubimi festiv me rastin e vitit të katërt të pavarësisë së Kosovës. Ky manifestim me karakter solemn, siç e tregon motoja, u drejtohej vendësve, gjermanëve, respektivisht ishte menduar për t`iu drejtuar atyre mirënjohjen për gjithë atë që e kanë bërë dhe po e bëjnë për Kosovën.
Të pranishëm ishin një numër i madh përfaqësuesish të politikës së vendit, të të gjitha niveleve. Peter Weiß deputet i Parlamentit Federal Gjerman nga ky regjion, këshilltari i landit Baden Würtemmberg, Hanno Hurth, kryebashkiaku Stefan Schlaterer dhe drejtuesi i Wonheimit z.Kreis, ishin pjesëmarrësit më përfaqësues.
Ndërkaq, për shkak të pamundësisë, në momentin e fundit dështoi pjesëmarrja e ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita. Ai, në momentin e fundit ishte detyruar të ndryshonte protokollin, për shkakun se duhej të ishte në pritjen e presidentes së Kosovës, e cila po atë ditë vinte në vizitë në Gjermani, gjegjësisht në Munih. Sidoqoftë, ambasadori Mirdita u është drejtuar të pranishmëve me një përshëndetje të drejtpërdrejtë, nga Munihu.
Manifestimi filloi me këngën „Shumë urime për ty, Kosovë", për të vazhduar pastaj me "Vallen e Pavarësisë" dhe me Himnin Gjerman. Në programitnartistik kanë kontribuuar Mustafë Shabani, Nife Shala, Gentiana Shehu, Albert Ibrahimaj, Bleona Shabani dhe grupi Hip Hop i shoqatës.
Takimin e ka hapur kryetari i shoqatës „Yjet e Kosovës" e.V, Tahir Shabani me një fjalim përshëndetës, kua ia ka shprehur gjithë mirënjohjen e thellë që shqiptarët dhe Kosova ushqen për popullin gjerman dhe shtetin e Gjermanisë.
Ai ka përkujtuar kohët e vështira, të paraluftës dhe të luftës, kur shqiptarët e Kosovës i ishin nënshtruar një gjenocidi, dhe, po të mos ishte ndihma e shteteve të perëndimit, në mënyrë të veçantë edhe ajo e Gjermanisë, pasojat do të ishin katastrofike.
Shabani ka falënderuar Gjermaninë në veçanti edhe për ndihmën që po jep në periudhën e pasluftës, në ndërtimin e Kosovës dhe në mbrojtjen e pavarësisë së saj. Në vazhdim, një fjalim e ka mbajtur Peter Weiß deputet i parlamentit Gjerman, e pas tij Landrati (këshilltar i republikës) Hanno Hurth. Kryebashkiaku Emmendingenit, Stefan Schlaterer ka qenë oratori i radhës ndërsa i fundit është paraqitur me fjalim, kryetari i Wonheimit z.Kreis.
E përbashkëta e të gjitha këtyre fjalimeve ishte mirënjohja për punën e shoqatës dhe për kontributin e diasporës kosovare për ndërtimin e Kosovës. Sepse, siç u tha nga oratorët, pa pjesëmarrjen e saj vështirë se do të ekzistonte Kosova si shtet.
Shoqata "Yjet e Kosovës" u ndau mirënjohje disa personaliteteve, gjermane për kontributin e tyre dhënë integrimit dhe afirmimit të shqiptarëve të këtushëm. Kështu, deputetit Peter Weiß iu dhurua libri për Nënë Terezen, me autor Don Lush Gjergjin, këshilltarit republikan, Hano Hurth iu dhurua një portreti i Nënës Tereze. Kryebashkiakut Stefan Schlaterer iu dhurua busti i Nënës Tereze kurse z. Kreis, një pllakë tavoline me foton e Nënës Tereze.
Ndërsa në emër të shqiptarëve të Baden Würtenbergut, gazetari veteran i ish Rilindjes, njëherësh veteran i arsimit në diasporë, Dedë Mirdita ndau po ashtu mirënjohje dhe dhurata. Kështu, z. Peter Weiss u nderua me skulpturën e „engjëllit" në bronz të punuar nga skulptori ynë i mirënjohur Mal Myrtaj. Z.Kreis u nderua me pikturën e „Nënës Tereze" në pëlhurë, punim i piktorit Augustin Pergega.
Në pauzë, mysafirët, gjermanë e shqiptarë, patën mundësinë të njiheshin dhe të shkëmbenin mendime mes vete. Po kështu ata shijuan specialitetet shqiptare të përgatitura nga anëtaret e shoqatës.
Të pranishmit po ashtu dëgjuan tingujt e kitarës së Albert Ibrahimajt (mësues i muzikës në shkollën gjermane Karl Fridrich Schule), dhe të saksofonit nga Bleona Shabani, që u pëlqyen shumë dhe u duartrokitën gjatë.
Në përmbyllje në një debat rreth Kosovës u inkuadruan Peter Weiss, Lon Karrica, Wolfgang Schnaiter, Nue Lekaj dhe Vera Jeshke.
Teksti Xhevat Ukshini
Foto: Sokol Maloku

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi