Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Shtetësi shqiptare kush investon 100 mijë euro

Shko poshtë

Berisha: Shtetësi shqiptare kush investon 100 mijë euro Empty Berisha: Shtetësi shqiptare kush investon 100 mijë euro

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 07, 2012 7:52 pm

Berisha: Shtetësi shqiptare kush investon 100 mijë euro


Berisha: Shtetësi shqiptare kush investon 100 mijë euro February-7-15-bs
Ligji për shtetësinë duhet të rishqyrtohet dhe të përcaktojë disa standarde të reja

Një tjetër çështje e rëndësishme në mbledhjen e qeverisë ishte dhe ligji për shtetësinë, i cili duhet të rishqyrtohet dhe të përcaktojë disa standarde të reja, duke ruajtur detyrimet që do të rrjedhin nga marrëveshja për heqjen e vizave.
“Shqipëria duhet t’u japë shtetësi shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që kanë apo investojnë mbi 100 mijë euro n ë territorin e saj. Është një masë, e cila jep një shkallë më të lartë sigurie atyre që bëjnë projekte në këtë vend, atyre që duan të blejnë vila për të kaluar kohën dhe pushimet”- shpreh kryeministri
Sipas tij ligji duhet t ë përfshijë dekretin për shtetësinë i miratuar nga presidenti në vitet ‘94 dhe ta përpunojë at ë dhe duhet të përcaktojë kushtet në të cilat ata që kanë investuar 100 mijë euro t ë marrin shtetësinë shqiptare në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja për heqjen e vizave të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare në përputhje me dekretin në vitin ’94.
Një ndër reformat që ndikoi në përmirësimin e klimës së biznesit në vend ishte dhe sistemi i prokurimeve online, i testuar suksesshëm nga Banka Botërore, njoftoi kryeministri Berisha. Testi pilot, domethënës për transaparencën e prokurimeve është bërë në komunën e Farkës
“Banka ka marrë parasysh sygjerimin dhe insisitimin tobnë dhe prova e bërë pilot në klomunën e farkës për një punim public që do të realizohej nga Fiobndi Shqiptar I Zhvillimit, në tendër morën pjesë 14 kompani dhe mund të quhet ky test I shkëlqyer. …kjo praktikë do t’u kërkoghet de partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, në interesin më të mirë të transparencës. Jemi të gatshmë të adaptojmë dhë përdoim standardet më të mira”- tha Berisha
Qeveria miratoi linjën e interkonjeksionin Vlorë-Brindizi, një ndër projektet e rendësishme përmes së cilit Shqipëria në një kohë jo të largët, siç u shpreh kryeministri do të eksportojë energji në Itali.
Berisha tha se: “Projekti synon të shndërrojë shqiprinë në superfuqi të vogël energjetike. Nmë nëj të ardhe jot ë largët eksportojmë energji drejt italisë, kjo shkonm dhe me angazhimin për liberalizimin epklotë të tregut energjetik në shëipëri. Këtë vit fillojën tenderimet për kaskadën e devollit, është në treg kasakda më e madhe e vendit, vjosa. Priten zhvillime shuëm të rëndësishme për skavicën për të cilën interesi është universal.”
Një tjetër amendim ligjor që do të bëhet është ai për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Për fat të keq në këtë vend dalin në Pazar dhe dosjet më sekrete të atyre që janë nën hetim apo në gjykim, të cilat përbëjnë dhe dëmtim të rëndë të procesit, dalin dhe dokumenat të tjera. Konmstatoj me keqardhej shuëm të thellë se në mënyrë të vecantë abuzohet dhe me jetën e këngëtarëve dhe artiastëve, objekt i një agresioni të pamëshirë mediatik. E tëra bazohet mbi skupin dhe jo ndodhinë reale”- u shpreh kryeministri
Kryeministri tha se ligji duhet të rreptësohet, madje sipas tij eshtë e domosdoshme të ndërhyhet dhe në kodin penal në interesin më maksimal të mbrotjes të privatësisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi