Skënder Zogaj:Një gjak, një gjuhë, një komb, një flamur
Faqja 1 e 1

Një gjak, një gjuhë, një komb, një flamur
(Gegënishtja dhe toskërishtja, dy copa zjarri të së njejtës gacë.)
Skënder Zogaj
Kohëve të fundit gjithnjë e më me afsh po shtrohet çështja e gjuhës shqipe, normat e saj gjuhësore, pasionet dialektore dhe dilema të tjera të zakonshme që, me ose pa vetëdije, herë-herë, me mënyrën se si po trajtohen, krijojnë shqetësim. Duke mos qenë specialist i gjuhës, por nga pozita e një gazetari që me shumë se 3 dekada, publkikisht ka komunikuar me lexuesit e Kosovës përmes gazetës së përditshme "Rilindja", po i shkruaj këto rradhë që kanë lutjen time, që kur të bisedohet për gjëra të shenjta, siç është gjuha shqipe, të kemi sa më shumë mirëkuptim! Domosdo që mund të kemi mendime të ndryshme, mirëpo, diversiteti i mendimeve nuk guxon të ketë qëllime keqbërëse, por të zhvillohen në nivelin e brengës së sinqertë dhe dëshirës për të mirën e gjuhës sonë të ëmbël, e cila na ka mbrojtur me shekuj nga shpërbërja apsolute! Nëse është brenga si ta bëjmë gjuhën tonë sa më të pastër, sa më të pasur, sa më të mirë, sa më të bukur, sa më të shijshme, sa më përkatëse me thellësinë gjenetike dhe përvojën tradicionale të indetitetit të vecantë gjuhësoro-kombëtar, atëhere, gjithçka është në rregull, është në vendin e duhur. Le të bisedohet, pse jo, nga të gjithë, por me takt, arsye sa më të pastër, me përkushtim sa më serioz që, bisedimet të shprehin qëllimin tonë të mirë dhe, në asnjë mënyrë përbuzjen e vlerave, nënçmimin e gjendjeve, asgjësimin e arritjeve!
Problemi i gjuhës shqipe dhe i përdorimit të saj, ka qenë, është dhe do të jetë gjithënjë temë e hapur. Hapja dhe angazhimi serioz i shqyrtimit të problemeve gjuhësore, sidomos pas Kongresit të Manastirit (1908) kur zgjidhet përfundimisht çështja e alfabetit që ia hap shtegun ecjes së mbarë shkonjave të gjuhës shqipe dhe përhapjes madhështore të fjalëve të pastra shqipe, të cilat në 104 vjetët e kaluara, kanë shënuar rezultate kolosale, duke hy me suksese të shkëlqyeshme në gjiun e gjuhëve më të zhvilluara të botës, në saje të vlerave të shkruara me gjuhën shqipe. Me mijëra e mijëra tituj librash shqipe, të autorëve shqiptarë, që kanë bërë emër të lavdishëm përtej përmasës kombëtare (të nominuar edhe për çmimin Nobel), janë dëshmia më e mirë e zhvillimit të jashtëzakonshëm të gjuhës shqipe. Suksesi nuk ka dyshim se, mbi të gjitha është rezultat i stabilitetit gjuhësor, i një norme letrare të mirëpritur nga opinioni i gjërë shqiptar, që e ka pranuar dhe e ka përdorur më përkushtim, pa hamendje sidomos brenda formës së shkruar, e cila qartësisht iu ka përmbajtur variantit të ujësuar letrar, kështu që, edhe rezultatet i ka pasur efikase, në kuptimin e komunikimit gjithëpërfshirës, por edhe përbrenda fushave të ndryshme dialektore, të cilat, në masën e madhe, kanë refelektuar mirëkuptim të plotë.
Për fatin tonë të mirë, nuk është manifestuar as edhe një e vetme veprimtari refuzuese, as edhe për fjalë a shprehje morfologjiko-sintaksore jo shumë të sqaruara, e cila ka mundur të reflektojë “mospërputhje “ ose “shkarje” për ndonjërin nga variantet e të folmeve shqipe. Pavarësisht nga moskënaqësia, elementet e tilla kanë qenë fare minore dhe, nuk e kanë prekur rrënjën e shëndoshë dhe të pastër të gjuhës shqipe. Besoj se të gjithë pajtohemi me mendimin se bërthama e gjuhës së unjësuar është bifurkacion i toskërishto-gegënishtes, një trashëgimi e përbashkët që përmbledh gjithë pasurinë gjuhësore të gurrës së madhe dhe të fuqishme popullore, nga e cila është nxjerrë "nektari" i "stinës së parë historike" , sipas asaj që intelektualët dhe specialistët më të spikatur të kombit e kanë vlerësuar si më të mirën, dhe që në mënyrë legale dhe me transparencë të hapur e kanë marrë vendimin për unjësimin e gjuhës shqipe, duke e normuar standardin e ri gjuhësor të shqipes, të shpallur si gjuhë zyrtare. Askush nuk mund të thotë se, norma aktuale letrare nuk i ka përfillur me konsideratë të gjitha dialektet, e sidomos dy dialektet bazë, toskërishten dhe gegënishten, të gjalla dhe të gjithëfuqishme në përdorim përmasash të gjëra popullore.
Në këtë kontekst duhet pasur fuqishëm në vëmendje faktin e të qenit në përdorim të këtyre dy kryedialekteve dhe pastërtinë e tyre burimore shqiptare, sepse, pastërtia burimore dhe të qenit në përdorimin e përditshëm foljor e të shkruar, nuk le hapësirë për ambicje të veçanta, aq më pak për pretendime për glorifikimin e vlerës së njerit ose dialektit tjetër. Nuk ka asnjë mundësi, sepse, dihet mirë që gegënishtja është e folme shqipe sa edhe toskërishtja. As më pak dhe as më shumë nuk mund të jetë njëra më e vlefshme se tjetra. Kush pra guxoka të thotë se ky ose tjetri variant dialektor i shqipes është më i mirë, ose më shqip! Është e marrëzishme nëse këtu dikush prek, para se ta ketë thënë fjalën e vet puna hulumtuese, kërkimore, shkencore e institucioneve përgjegjëse dhe kompetente për të dhënë vlerësime. Deri atëherë, të gjitha deklarimet janë dëshira fiskulturore të injorancës, e cila flet, sepse siç thotë populli: Ka nge me shti rruaza në pe! Shkenca duhet ta bëjë punën e saj brenda institucioneve, ndërsa individët, kush-kujt çka i pëlqen, le ta marrë dhe le ta përdorë, apsolutisht i lirë, brenda vullnetit dhe bindjeve të tij. Mirëpo, edhe qejfet individuale nuk është mirë që të kapërcejnë ca vija të kuqe morale. Eshtë obligim njerëzor që me mirësi dhe urtësi të respektohen sugjerimet e institucioneve kompetente vendim marrëse, sepse, atyre u përket kjo detyrë e shenjtë, që, i shenjtëron edhe institucionet, nëse ato nuk hezitojnë për të punuar në baza të mirëfillta shkencore dhe sa më larg ndikimeve të ndryshme të klaneve që në kohë e rrethana të caktuara edhe mund të shprehin ambicje diktatimi. E tash cka?
Institucionet ta bëjnë punën e tyre dhe të vazhdojnë seriozisht për standardizimin e normës gjuhësore, të gjuhës së folur dhe të shkruar. Specialistët janë ata që duhet të ndjekin zhvillimet dhe të japin kontributin e tyre në ngritjen e cilësisë së gjuhës, të vendosin çka të hiqet e çka të shtohet në normën letrare, si të sintetizohet diversiteti i bërthamave dialektore, si të avansohet artikulimi sintaksor dhe morfologjik i gjuhës shqipe, si të pasurohet leksiku i gjuhës shqipe me ringjalljen e fjalëve dhe shprehjeve të vjetra shqipe që mund të kenë dalur nga përdorimi për shkaqe të ndryshme jashtëgjuhësore, si të ruhet higjiena e gjuhës shqipe nga ndikimet e gjuhëve të huaja, e probleme të tjera shumë të rëndësishme për gjuhën tonë. Meqenëse kohëve të fundit janë paraqitur zëra të ndryshëm rreth gjuhës shqipe, sidomos insistimi mjaft këmbëngulës nga ana e disa gegë-folësve, mendojmë se, mirë është që flitet. Le të flitet por, mundësisht sa më me shumë kujdes nga konstatimet hipotetike, sidomos atyre jashtëgjuhësore, të cilat janë të patolerueshme.
Gegenishtja dhe toskërishtja janë dy copa zjarri të së njejtës gacë! Gegenishtja ka qenë, është dhe do të mbetet dialekt i vlerës kulmore të gjuhës shqipe, me të cilën janë kurorëzuar kryevepra të pavdekshme të gjuhës dhe të letërsisë shqipe, sikurse që, njëkohësisht, në toskërisht janë realizuar kryevepra të përbotshme të gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Kryevepra jane realizuar dhe po vazhdojnë të shkruhen edhe me gjuhën e unjësuar shqipe. Pse pra të flasim me nervozizëm për gjëra që i kemi në zotërim të plotë dhe që, janë vlera për krenari?! A nuk është më mirë që gjithë kush sa mundët, të angazhohet për ruajtjen e vlerave të vërifikuara gjuhësore, kultivimin dhe zhvillimin e metutjeshëm të gjuhës së pastër shqipe, në shtëpi, në rrugë, në shkollë, në institucion e kudo. Lum ai që di, që don dhe mundet të kontribuojë në gjënë më të shtrenjtë të identitetit tonë!
Përfundimisht, po e përsëris me fjalë të tjera, se kam ndjekur me vëmendje paraqitjet e ndryshme të kohëve të fundit rreth normës letrare shqipe, dhe nuk jam ndjerë mirë që problemi po shtrohet keq, sepse po preken bebzat e dy syve që e stolisin ballin e çdo njeriu, dy kryedialektet gjuhësore - gegënishten dhe toskërishten, që janë dritëplote, të pastra dhe të fuqishme, që me aq devotshmëri na e kanë ruajtur Frymën e Shenjtë të shpirtit arbëror, deri te Kongresi i Manastirit e pastaj, edhe deri te Kongresi i Drejtëshkrimit në Tiranë, ku dy gacat e shpirtit: gegenishtja dhe toskërishtja, shkrihen në një të vetme rreze ylberi. Tash për tash, siç e kemi gjakun dhe flamurin, le ta kemi mjet përdorimi unik, normën aktuale gjuhësore, sepse një komb me dy gjuhë e dy flamuj, shëmbëllen me një trung të çarë nga vetëtimat e përçarjes.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhelal Zejneli: Shqiptarët - një gjuhë, një histori, një komb.
» Ramadan Emini: Një atdhe, një komb, një flamur!
» Nehat Jahiu:NË GJAK FJALA KOMB, LIRI...
» Miradie Zymberi-Avdullahi: NJE KOMB JEMI-NJE FLAMUR KEMI
» Skënder Zogaj:Nën hijen e zambakëve të Prizrenit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi