Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazmend Islami:Vetëvendosja në trekëndëshin e SHIK-ut

Shko poshtë

Gazmend Islami:Vetëvendosja në trekëndëshin e SHIK-ut Empty Gazmend Islami:Vetëvendosja në trekëndëshin e SHIK-ut

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 08, 2012 1:13 am

Vetëvendosja në trekëndëshin e SHIK-ut


Gazmend Islami:Vetëvendosja në trekëndëshin e SHIK-ut Gazmend-islami-bs
Gazmend Islami


Shantazhet dhe ndjekjet që po i bëhen këmba-këmbës Lëvizjes Vetëvendosje që nga themelimi i saj e deri më sot na e rikujojnë ‘’ Ndjekjen Japoneze’’, ata të cilët po promovojnë panik, kërcnënim dhe huti në opinion . Shërbimeve të huaja Inteligjente, dhe atyre të brendëshme diti t’iu bëjë ballë dhe do te dijë edhe ne ardhmen.. Kjo lëvizje me deputetët në parlament dhe mbështetësit e shumtë të saj jashtë do ti denoncojnë vrasësit, plaçkitësit, kriminelët ordiner dhe do të jetë ajo drita që shihet në fund të tunelit të zi, por ama që sa vjen edhe forcohet më shumë, duke synuar sa më shpejt ti ipet fund kësaj gjendje të rënd dhe të mjerueshme politike. Vëlimet politike të cilat janë aktualizuar tash së fundi, mund përsërit ngjarjet e viteve 1997 në Shqipëri. Gjendja sociale është para një shpërthimi “monstruoz” për shakë të gjendjesë së mejrueshme të populllit dhe rritjen e çmimeve që për vetëm dy muaj arrin shkallën e ngritjes deri në 30% me tendeca të rritjes së mëtejshme është tepër sheqtësuese, A nuk është tronditëse fakti tash kur katër pikshi i Tadiqit vetëm sa është forcuar dhe nga takimet teknike qe thuhej tash janë bërë politike. Thirrjet e Thaçit për bisedime me Tadiqin vetëm sa tregon për përfundimin e çështjes së veriut. Politika jonë mundohet të paraqes një statut special për veriun por në fakt ajo është një’’ Republikë brenda Kosovës’’ . Gjithsesi, unë kam besim tek intuita gjeniale e popullit, i cili i dallon konstruktorët e atyre që bëjnë krim të madh, dallojnë veglat, lajkat, pabesitë e intrigat dhe heshtin. Kurse këta që po sillen në emër të luftës në këtë heshtje tallëse të historisë po dënojnë pa mëshirë si me gjuhën politike të gjithë ata që nuk janë me të. Të . Një problem që ju shtua Kosovës është edhe tregimi i dhëmbëve të disa pjestëarve të SHIK- ut ( asesi jo të gjithë).

Këta tash së voni e kanë bërë trekëndëshin e’’ vdekjes’’ së Lëvizjes VV dhe të gjitha atyre subjekteve që ju dalin përpara. Trajektorja në mes Adem Grabovcit, Latif Gashi dhe Shaip Mujës ka marrë përgjegjësin e vetë, a po e bartin mbi supë ish SHIK- un këta të tre me zedhensin e tyre Kamishin, mbetet të shihet në të ardhmen ?????….. Duke pas parasysh në vendet demokratike shërbimet e inteligjencës janë neutrale ndaj politikës dhe kundërshtarëve politik këtu në Kosovë po ndodh e kundërta. Me qenë se ish shërbimi informativ gjatë luftës e ka kryer misionin e tij me sukses dhe me shpalljen e pavarësisë e shpalli të përfunduar punën e tij, nuk është dashtë të merret me ruajtjen e strukturës së tij , ai nuk është dashtë që të radhitet në krah të një subjekti politikë partiak siç është PDK. Mbase kjo organizatë nuk është shuar, kjo e ka pas mundësi me dhanë kontributin e vet në sferën e sigurisë sidomos në pjesën veriore të Mitrovicës, është dashur ta dijë se një shërbim për të funksionuar duhet të ketë neutralitet politik sepse është element qenësor për vendosje në rrethana të komplikuara të sigurisë ku në plan të parë duhet të jenë , shprehje autonomia, efikasiteti, me ndjenja të zhvilluara për zhvillimet politike që po ndodhin në vendin tonë. Radhitja e SHIK-ut në krah të PDK së e ka rrezikuar sigurinë e brendshme të Kosovës sepse militantë e partive janë elektrizuar tej mase. Funksionimi i Rrjetit të SHIK-ut edhe sot funksion në shtrirje horizontale dhe vertikale me të gjitha elementet e sajë pa pas shkëputje zingjirore për as një moment.

1 Shtrirjen horizontale e bëjnë duke filluar nga shoqatat e dala nga lufta dhe nga Kryetaret e familjeve te dëshmorëve dhe veteranëve te luftës, këta i mbajnë nënë kontroll dhe në raste të caktuar i shfrytëzon për qëllimet e veta..

2. Ne anën tjetër e ka rrjetin e shtrirë në PTK, aty ku bëhen përgjimet e personave pa lejen e personave të autorizuar. Në këtë organizatë, duke filluar nga roja e deri tek stafi më i lart janë në një formë përkrahës te PDK-se por ka shumë që janë me detyra speciale ose janë informator ose agjent të SHIK-u.

3,.Forma e tretë është FSK aty pothuajse kontrollon krejt strukturën e sajë edhe pse janë munduar strukturat e KFOR-it së bashku me shërbimet inteligjente që të largojnë dhe ta pastrojnë FSK- në nga ky fenomen.

4. Po ashtu Policinë e Kosovës e kontrollon të tërën sepse e ka hierarkinë e lart që emëron dhe shkarkon vet, pastaj çdo informat që mbledh policia duhet ti dërgoi në SHIK, mandej ata i klasifikojnë se çka i duhet e çka jo. Vjedhja e drogës ishte vetëm mbulesë në polici sepse aty ishin provat materiale dhe dosje që dueshin të zhdukeshin , pra ky është SHIKU-u i cili e kontrollon çdo institucion në Kosovë.Funksionimi do të duhej të ishte në këtë diagram:

Urdhërat vertikale merren nga lart ato shpërndahen nga përgjegjësit e zonave operative dhe nga aty shpërndahen nëpër pikat e fshatrave madje edhe nëpër lagje. Një formë që e përdorin shërbimet sekrete është edhe ‘’ Shantazhimi’’ për arritjen e qëllimeve të veta. Ata nga lart lejojn te vegjelit te urdherojn,te komandojne,por kur te merren urdhera per arrestime,te cilat nuk mund ti miratojn keta,gjithmone arsytohen se kjo nuk ndodhe me deshiren e tyre por kete e kerkon Perandori i tyre.

Informatat mblidhen, analizohen dhe përpunohen ne zyrën e analizës dhe përpunimit. Pas kësaj përgatitet tereni për shantazhe,përgatitje terreni për degradim ose futje te frikës te qytetaret. Pra kjo është arsyeja qe duhet te organizohen zgjedhjet menjëherë dhe duhet bashkëpunuar te gjitha forcat e shëndosha për te bere shtetin funksional. Duhet bere së pari një komision i cili duhet marr me te gjitha figurat qe janë te dyshuara qoftë ato politike apo shërbimeve te fshehta. Duhet marr me vrasjet,pasurimet,tentativat me te gjitha fenomenet qe kane ndodhur qe nga pas lufta. Vetëm ne këtë mënyrë duke dënuar te gjitha ata qe kane shkelur ligjin mund te ndërtojmë një te ardhme me perspektivë evropiane.PDK me intuitën e saj politike e ndihmuar edhe nga shërbimet e fshehta të Shqipërisë dhe Kosovës arriti të përçajë popullin për të sunduar më lehtë dhe për të arritur qëllimin për të sunduar politikisht vendin. Unë mendoj që edhe pse ka shumë paqartësi dhe ka shumë probleme të mbledhura më herët rreth partive të tjera siç janë LDK dhe AAK, ato më në fund duhet të hapen karshi rinisë së shkolluar dhe edukuar dhe karshi miqve të vet, duhet të kthehen si fuqi e vërtetë politike për të krijuar një opozitë të fuqishme se vetëm kështu mund të ndërtojmë një shtet të fuqishëm me një opozitë të fuqishme. Me qenëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që së bashku formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se ç’shërbim ka bërë dhe çfarë të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie të quajtur komb. “Nuk mund të punojmë për vendin dhe kombin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të atdheut”,thoshte i madhi Mit’hat Frashëri.

Autori është analist politik dhe gazetar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi